E merkure, 01.05.2024, 06:36 PM (GMT+1)

Mendime

Abdullah Prapashtica: Po silleni si sundim kolonial...

E merkure, 17.09.2008, 08:57 PM


PO SILLENI SI SUNDIM KOLONIAL
EDHE PAS SHPALLJES SË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Nga Abdullah Prapashtica

Nëse pavarësia e Republikës së Kosovës nuk është kashë e lash e as koloni e përbashkët e UNMIK-ut, EULEKS-it dhe e Serbisë, atëherë UNMIK-u e EULEKS-i nuk kanë pse të bisedojnë me Beogradin por vetëm me Prishtinën ?!

Formula të “decentralizimit”
si formulë e ri copëtimit dhe shpërbërjes së Kosovës!

Pas formulave të Brçkos që i dha emisari i BE Petriq për veriun e Kosovës para do kohe dhe pas formulave të Nr. 01 të UNMIK-ut mbi policinë paralele serbe në Republikën e Kosovës tani UNMIK-u e EULEKS-i, në duet filluan bisedimet e veta me Serbinë që i ngjan një tregtie të re me fatin e Republikës së Kosovës. UNMIK-i, OSBE-a dhe EULEKS-i po sillen në Kosovë si sundim kolonial, pasi që me dhunë e kërcënimin e pranisë së ushtrisë së KFOR-it dhe policive të huaja, e imponuan Planin e Ahtisarit që të bëhet “Kushtetutë” mbi Kushtetutë dhe “Ligj” mbi Ligje në Republikën e Kosovës. Në Pushtetin real të huaj dhe në pushtetin formal vendor, ata po mendojnë se pasi “ia arritën” të imponojnë ndryshimin e identiteti nacional shqiptar të Kosovës duke imponuar formulën multietnike dhe himnin e flamurin e huaj, tani së fundi po e vlerësojnë se ka ardhur koha që të fillojnë edhe ndarjen dhe copëtimin e ri e definitiv t?! ? Kosovës përmes të formulës të “decentralizimit” si formulë e shpërbërjes së Kosovës! Koha do të tregon se “këto hesape që i kanë bërë pa hangjiun”, nuk do të ju dalin të sakta!

Lexuesit do të e vërejnë se fjala “formulë” u përdorë disa herë deri me tani, dhe kjo le përshtypje se Kosova është bërë një laborator ku eksperimentohen shumë formula të ndryshme por që kanë vetëm një qëllim: Shpërbërjen laboratorike të kombit shqiptar, kësaj radhe me ndihmën e vet elitave nihiliste e të korruptuara politike aktuale të shqiptarëve; Shpërbërja e UÇK-TMK, shkatërrimi i armatimit për mbrojtje nën mbikëqyrjen e KFOR-it, ndarja e Mitrovicës nga ana e KFOR-it Francez e krijimi i enklavave të “pastërta” etnike nga kolonitë serbe brenda Kosovës; Armatosja e 2000 pjesëtarëve të SHPK me armë të gjata dhe krijimi i njësive “inteligjente” e “antiterroriste” edhe brenda edhe jashtë SHPK nga ana e OSBE për ti përdor ato kundër popullit të vet, në rast se shpërthen ndonjë pakënaqësi kryengritëse ndaj tiranisë të sundimit të huaj e vendor në Kosovë ; Burgosja e ushtarakëve deri te invalid?! ?t e luftës të UÇK-ës në errësirën e natës; si dhe shkatërrimi i bazës ekonomike nacionale të Kosovës përmes të “AKM” e deri te krijimi i një “shteti të pavarur” para së gjithash “shtet i pavarur” nga vet populli etnik shqiptar, të cilit i lejohet të integrohet me tërë Evropën, përveç me shtetin Amë Shqipërinë, janë tregues të krijimit të një apartëhejdi ndaj shqiptarëve pas të cilit qëndron politika aneksioniste e BE!

Kosova mund të integrohet me gjithë Botën, përveç me shtetin Amë Shqipërin!

Derisa të gjithë Popujt konstituiv të ish federatës Jugosllave formuan shtetet e veta nacionale, Kombi Shqiptar kundër vullnetit të vet po mbete i ndarë në 6 shtete. Në kurrizin e territoreve etnike shqiptare katër shtete ortodokse sllavo-greke po shtrijnë sovranitetin e shteteve të veta. Tani me shndërrimin e Republikës së Kosovës në një punishte rrugësh me të cilën është paralizuar i tërë komunikacione dhe po ndotet ambienti deri në rrezik për jetën e njerëzve për shkak të lëvizjes tepër të ngadalshme të makinave, po bëhen përpjekje të krijohet një autoritet i rrejshëm për BE dhe pushtetin vendor, se gjoja se “po punohet e po ecet përpara”! Po mbillen tokat e bukës me beton, armaturë e asfalt i cili do të shërben për shndërrimin e Kosovës në DEPONI TË MBETURIANVE të BE dhe për shndërrimin e Kosovës në treg të BE! Janë këto shtete që nga Kongresi i Berlinit para 130 viteve e lejuan sundimin sllavo-grek. Su! ndimin e masakrave e të terrorit shtetëror mbi shqiptarët dhe të cilin terror nuk a kanë ndal as sot. Fuqitë e vjetra të Evropës e toleruan dhe po e tolerojnë e mbështesin këtë zgjerim të këtyre shteteve fqinjë mbi territoret shqiptare me të vetmen arsye se populli shqiptar qenka me përbërje të madhe të besimit mysliman! Për këto arsye BE e toleroi katër vite luftën gjenocidale ndaj Myslimanëve të Bosnjës, dhe me gjasa lufta kundër Myslimanëve dhe kundër Shqiptarëve do të vazhdonte deri në zhdukjen e tyre po mos të ndërhynin SHBA dhe Britani e Madhe të e ndalin makinerinë vrasëse të Hitlerit të Beogradit, Millosheviqin! Për popujt tjerë Mysliman shembulli i Bosnjës dhe Kosovës duhet të është rrugë rrëfim që të identifikojnë SHBA dhe Britaninë e Madhe si dy fuqi që popujve Mysliman nuk ju sjellin fatkeqësinë por paqen dhe lirinë. Derisa Fuqitë e vjetra të Evropës së bashku me Rusinë që në të kaluarën ka sht! rirë sundimin e perandorive të veta në vendet myslimane kan! ë lan p as vete agjenturat e veta përmes të cilave vazhdimisht nxisin konflikte edhe mes vet popujve mysliman edhe kundër të tjerëve dhe ato konflikte i përdorin si treg për shitjen e armatimit te gjitha palët në konflikt, pas të cilave shumë shpesh qëndron nxitja nga vet Fuqitë e vjetra të Evropës!

Konsulta mes Beogradit e Brukselit dhe formula e zhdukjes së mive!

Nuk ka dyshim se agjentura të tilla janë themeluar në brendësi të partive politike edhe brenda vendit tonë me qëllim që përmes tyre të nxiten konflikte artificiale mes shqiptarëve. Ata i konsiderojnë shqiptarët, jo si njerëz por si mijtë dhe ashtu u sjellën e po sillen me ne! Kështu ndaj shqiptarëve në gjithë hapësirën etnike ka filluar të zbatohet formula e zhdukjes së mive si pas legjendës të një fshati ku në një kohë qenkan shumëzuar mitë aq shumë, sa i kanë zbraz hambarët e bukës duke i detyrua fshatarët e ati vendi të vuajnë për bukën e gojës. Kjo legjendë tregon se një ditë fshati mblidhet dhe vendos që të fillon luftën për zhdukjen e mive duke i vrarë kudo ku hasen. Kalon nëpër atë fshat një udhëtar dhe kur i sheh gjithë fshatarët duke ndjek mitë i pyet disa nga ata “...çka po ndodhë kështu në fshatin e juaj”...? Fshatarët i tregojnë për hallin qe e kanë me mijte dhe udhëtari ju shpjegon atyre s! e mitë nuk kanë me i zhdukur kurrë duke i ndjekur për ti vrarë, sepse disa nga ata do të shpëtojnë dhe përsëri do të shumëzohen. Udhëtari ua jep një mësim. Ju thotë fshatrave që ti nxënë e ti “...mbushin dy kaca (fuqi) me mijë dhe ti lan që mitë e uritur të e han njeri tjetrin dhe ata që janë më të fortë e më të tërbuar pastaj ti lëshojnë të lirë...”. Mijtë në kaca që ishin mësuar me ngrënin mishin e mive më nuk ngrënin tjetër ushqim përveç mije, dhe kështu mijtë më të fuqishëm kur i lëshuan të lirë, ata e zhdukën racën e vet! Tani ka përpjekje që kjo formulë që të përdoret ndaj shqiptarëve duke i ndarë e përçarë përmes të partive politike e agjencive qeveritare e joqeveritare, që tani po e luajnë rolin e fuqive (kacave) ku janë grumbulluar “mitë më të fuqishëm e më të e tërbuar” të gatshëm me ja ngrënë kokë edhe njeri tjetrit!

Bashkimi i Kombit Shqiptar
në një shtet është një proces i pandalshëm dialektik

Kjo legjendë duhet ti mësoi shqiptarët se rruga drejtë lirisë dhe demokracisë nuk qon përmes të përçarjeve në shumë “parti”, në shumë “bajraqe”e në shumë “shtete” (krahina) por përmes të zhdukjeve të krahinave e partive moniste-pluraliste dhe përmes të bashkimit në një Lëvizje vërtetë demokratike për një Shtet Unik Kombëtar. Vetëm kur ne Shqiptarët të bashkohemi rreth flamurit të Skënderbeut, Bota do të na respektoi me shumë dhe atëherë as UMIK-u e as EULEKS-i nuk do të shkojnë në Beograd për të biseduar për fatin e Republikës së Kosovës, por do të kthehen kah Tirana e Prishtina. Për të ndodhur, kjo institucionet e Republikës së Kosovës sa ma parë duhet të thërrasin zgjidhjet e reja nga ku do të dalin institucionet e reja legjitime me mandat të rregullt të cilat do të hedhin poshtë Planin e Ahtisarit dhe do të nxjerrin Kushtetutën e re sipas parimit të Vetëvendosjes së popujve të mbështetur n! ë Kartën e OKB, si parim mbi të cilën u themeluan të gjitha shtetet e Botës!

Nëse nuk e bëjnë këtë institucionet e Republikës së Kosovës, këtë herët a vonë do të e bën vet populli, sepse bashkimi i Shqiptarëve dhe i Shqipërisë në një shtet është një procese dialektik të cilin mund të e pengon, por të cilin nuk mund të e ndalë askush! Të gjithë duhet të e kenë të qartë se Populli Shqiptar i ka mbijetuar Perandorët Bizantine, Romake, Osmane dhe edhe dyndjet e fiseve barbare sllave, agresionet e dy Luftave Botërore dhe Perandorinë e Bashkimit Sovjetik, që kanë përfunduar në mbeturinat e historisë, dhe se ka e me mbijetuar edhe aneksimin e Bashkimit Evropian! Ato Fuqi të vjetra të Evropës që po insistojnë të e mbajnë Popullin Shqiptar të ndarë në 6 shtete dhe që po përpiqen të e falsifikojnë identitetin e ti, nuk janë miq të kombit ton dhe atyre kjo duhet të ju thuhet hapur e pa dorëza. Republika e Kosovës nuk ka mundësi më që të qeveriset as nga selia e Perandorisë Globaliste në lagje! n Arbëria në Prishtinë dhe as nga qendrat tjera të huaja në Kosovë apo jashtë saj. Rolin e të së kaluarës të Beogradit nuk mund më të e ushtron as Beogradi as Brukseli dhe as Njujorku! Nëse provohet që me dhunë të legalizohet kjo gjendje, BE do ti fiton disidentët e parë shqiptar që në fillim të ushtrimit të mandatit të EULKS-it në Kosovë dhe kjo do të është fillimi i fundit të BE dhe startimi drejt fatit që kanë pësuar ish RSFJ dhe ish Bashkimit Sovjetik!

Nëse BE vërtet dëshiron integrimin e shëndosh të Shqipërisë në BE, atëherë ajo duhet braktis qëndrimin sllavo-grek ndaj shqiptarëve dhe vet nuk duhet bëhet pengës por ndihmesë në rrugën e integrimeve të brendshme shqiptare. Sepse nuk ka kur far kuptimi integrimi ndërkombëtar as krijimi i më shumë shteteve shqiptare pa të drejtë në integrim kombëtar! Kombi Shqiptar shekuj me radhë në marrëdhëniet ndërkombëtare nuk është trajtuar si subjekt por vetëm si objekt për kusuritje mes fuqive të mëdha dhe kësaj praktike reaksionare duhet ti epet fund! Nëse BE bën ndryshime pozitive të qëndrimit të vet ndaj zgjedhjes së drejtë të Çështjes Shqiptare, edhe shqiptarët do të e ndryshojnë qëndrimin e vet ndaj BE!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora