Mendime
Selim Hasanaj: Letër e hapun Kryeparlamentarit dhe Parlamentit të Kosovës
E marte, 16.09.2008, 07:50 PM
LETER E HAPUN KRYEPARLAMENTARIT DHE PARLAMENTIT TË KOSOVËS
Selim Hasanaj
Nga Selim Hasanaj
PARLAMENTIT TË KOSOVËS
KRYETARIT TË PARLAMENTIT
Z. JAKUP KRASNIQI
LETER E HAPUN
Z. Kryetar i Parlamentit të Kosovës. Ju drejtohem me këtë leter kështu publikisht dhe due të shpreh indinjaten time si qytetar i Dardanisë dhe si mergimtar ku nga 53 vjet të jetes sime 38 vite i jetova dhe i jetojë në mergim. Z. Kryetar Krasniqi dhe ju antarë të Kryesisë së Parlamentit si dhe ju deputet të popullit të Dardanisë që me voten e tyne zhvatni të mirat dhe jeten e ambel, derisa populli i shkretë perplitet me skamjen e skajshme shpesh herë edhe pa e pas as buken e gojës , kamë nji pyetje per juve të gjithve dhe shpresojë se pyetja e ime asht pyetje e të gjithë mergates shqiptare, asht pyetje e të gjithë shqiptarve. Deri me sot unë si mergimtar dhe aktivist me at kaqikun tim i qashtjes kombëtare i kamë shkrue tri kater letra proteste direkt në adresen e RTK-së si dhe i kamë ba mbi 20 telefonata ku mbajë mend se vetem njiherë jamë prit mirë dhe me mirkuptim nga nji gazetar i RTK-së se të gjitha herave tjera ose jamë perqesh ose jamë injorue dhe gazetaret dhe redaktoret e RTK-së e kanë nderpre lidhjen e telefonit.
Z. Kryetar Jakup Krasniqi unë si mergimtarë e kamë fjalen per programin e RTK-së ,gjegjësishtë per politiken programore të këtij institucioni mediatik të shtetit tim Dardanisë skemë kjo programore bastarde, anti shqiptare dhe anti shtetnore . Thamë kështu sepse të transmetosh në rrjetin satelitor program ose emisione që reklamojnë nji fe dhe nji kulturë të krejt nji kontineti tjeter si dhe të transmetosh në rrjetin satelitor të RTK-së programet dhe emisionet e minoriteteve kjo nuk asht asgja tjeter pos shkatrrim i të mbrrimeve dhe i qelizës tonë kombëtare shqiptare. Jamë shumë vigjilent dhe dij se Plani i Ahtisarit duhet të plotsohet, ama asesi nuk e besojë se Presidenti Marti Ahtisari e ka parapa që edhe në programin e rrjetit satelitor të transmetohen programet serbisht, gabelisht, boshnjakisht e turqisht.
Turqit nga Dardania që mund të janë diku neper shtetet e Evropës kurr nuk e shikjojnë RTK-në sepse ata nese janë turq të vertetë ata kanë mbi 30 kanale të Tv-ve turke dhe besa edhe shumë shqiptarë së bashku me ta i shikjojnë këto kanale e kurr jo RTK-në andaj pse na e merrni kohen programore neve tjerve që jemi mbi 90% dhe që RTK-në e kemi TV të shtetit tonë?!
Serbet e Dardanisë as në vetë shtepitë e tyne atje nëper Dardani kurr nuk e shikjojnë RTK-në sepse i kanë programet e veta të TV-ve nga Serbia e Beogradi, andaj pse na e merrni kohen programore neve tjerve dhe na detyroni ta fikum TV-në sepse neve mergata nuk mund e degjojmë (ashtu ndoshta sikur juve atje në Dardani) gjuhen , as muziken e serbit katil që na perzani nga puna , nga shtepitë dhe sot neve me mall per atdhe rropatemi rrugve të botes.
Boshnjaket dhe muslimanet e Dardanisë edhe nese jetojnë diku jashtë neper Evropë edhe këta ma me qejf e shikjojnë TV Beogradin dhe TV-të tjera të Serbisë sesa RTK, por këta edhe i kanë disa programe të veta nga Bosna dhe Hercegovina. Andaj pse edhe me këto programe na e merrni kohen neve shumicës shqiptare.
Sa u perket romve dhe magjupve ndoshta asht e drejtë dhe humane tu transmetohet pak program sepse me sa dijë ky popull i shperndam neper krejt rruzullin askund nuk ka TV në gjuhen e vet. Dhe masi po doni të tregoheni të "MIRË" le ta kanë romet pak program në RTK në rrjetin satelitor!!!
Z. Kryetar i Parlamentit të Dardanisë Jakup Krasniqi, meqense kamë informatë se asht vet Parlamenti i Dardanisë që me ligj e ka të drejten ta kontrollojë RTK-në si institucion mediatik shtetnor, kuptohet pa u perzie në politiken programore, megjithate mendojë se duhet të percillet edhe kjo politikë sepse tue u thirrë në nji ligj askush nuk duhet dhe nuk mundet ta kuptojë se mund të sillet dhe veprojë sikur atij ose nji grupi i teket. RTK-ja në krye me Agim Zatriqin (klyshi i Titos dhe djali i satrapit të Titos, Sahit Zatriqit) po sillet sikur po i teket dhe asesi nuk po respekton as politikë programore e shtetnore por as nuk po e jep kontributin per informim të mirfillt dhe me programet e veta jo vetem se nuk e paraqet kulturen tonë dhe vlerat tona kombëtare e shtetnore por perkundrazi ky institucion po i banë politiken direkt favorit dhe ambicjeve serbe per Dardaninë.
Z. Krasniqi , a e shikjoni juve RTK-në ndonjiherë? A e pat mbramë programin ku nji nga redaktoret e ri ( së paku per mue sepse mu duk fëtyrë e re) i kishte ftue dy kretena , (pa pardon po i quej kështu) që para emnit kishin edhe titullin MR. pra efendi Sylejman Osmani dhe super efendi Jakup Cunaku . Ka dy tri javë që ka fillue ramazani dhe pothuej per cdo natë në studio të RTK-së asht ndonji efendi , ndonji mulla që na predikon pallavra që kanë nji histori të gjatë perafersishtë 60 vjecare sepse ora e asaj historie dhe asaj ideologjie ka lind dhe asht nal në vitin 622 pas kohes së re. Sot asht shekulli i 21, viti 2008 dhe zoti Krasniqi as juve dhe fëmijve tuej atje e aq ma pak neve mergates dhe fëmijve tan u duhet propaganda e ndonji feje aq ma pak e fesë të cilen na e imponuen me dhunë dhe ja kemi pae sherrin per shekuj me radhë. Per neve mergaten asht ma e udhës që nese nuk ka mjete dhe nuk kanë cka na transmetojnë , atëherë le ti këthejnë kamerat nga dy drejtimet e qendres së Prishtinës dhe pamjet e Kryeqendres të shtetit tonë neve mergaten do na kënaqin dhe të jeni të bindun se edhe nese i transmetoni me ditë e muej kurr nuk na merziten sepse neve jetojmë dhe frymojmë me mallin e atdheut dhe besa gjithmonë edhe kemi dhanë dhe japim kontributin ton per atdhe , andaj nuk i ka hije TV-së së Atdheut të na tmerojë me programe banale e antishqiptare tue paraqit neper studio njerz të cmendun dhe të shitun te fetë dhe kulturat tjera bile te miqve historik të anmiqve tanë të perjetshem. Sikurse nuk i ka hije RTK-së të na tmeroj me programe minoritetesh në rrjetin satelitor. Ato programe transmetoni per minoritete atje në Dardani .
Zoti Kryetar Jakup Krasniqi , unë e shkrova këtë leter të hapun dhe besojë se kamë të drejtë ta themë se asht kjo leter në emen të MERGATES shqiptare dhe shkurtimisht ju informojë se që nga themelimi i saj isha antarë dhe aktivist i Degve të LDK-së së pari në Suedi e që nga 1990 në Norvegji. Jamë themelues dhe Kryetar i parë i Degës së LDD-së në Norvegji, por nga ky post dhash dorheqje në qershor të këtij viti vec tjerash edhe per shkakun se pash se Kryetari i Partisë sime bukur si fort po ju kënacke shpirti me fenë islame dhe se ma parë kishte me i marue do xhamija se sa Katedralen në Prishtinë. Unë e dijë dhe besojë se edhe juve zoti Krasniqi si historian e dini se 90% i qytetarve të Dardanisë, 100% i atyne të Shqipnisë si dhe të gjithë ata që e flasin GJUHEN E ZOTIT SHQIPEN janë SHQIPTARË e jo musliman.
Me shpresë se kjo leter e imja nuk do të hasi në vesh të shurdhet , por do të ndermirren hapa per permirsimin e RTK-së në mënyrë që ky institucion shtetnor mediatik të transmetojë programe të vlefshme per prosperitet dhe zhvillim të shtetit dhe popullit të vetë , unë propozojë që urgjentisht të shiqohet kuadri i të punsuemve në RTK dhe menjiherë të largohen nga puna së pari Drejtori ( si duket ja la Tito amanet dhe u ba i perjetshem) Agim Zatriqi pastaj djemet e shkinave që sot kanë poste redaktoresh dhe redaktoresh pergjegjës si p. sh. Antonio Gashi e plot të tjerë. RTK-ja duhet ti ketë kuadrot e pregatituna moralisht të ndershem dhe kombtarisht të zotet si dhe me origjinë të paster shqiptare e jo bijë shkinash e shkijesh.
Me pershendetje per juve personalisht z. Krasniqi dhe Kryesinë e Parlamentit ku asht edhe Kryetari i Partisë sime Nexhat Daci.
Selim M. Hasanaj
ish Kryetar i Degës së LDD-së per Norvegji
Sarpsborg
Norvegji