E premte, 02.05.2025, 12:58 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Mrekullia paralajmëruese e një pallati?!

E marte, 16.09.2008, 07:25 PM


Adnan Abrashi
MREKULLIA PARALAJMËRUESE E NJË PALLATI?!

Nga Adnan Abrashi

Pallati i shtypit në Prishtinë, objekti më monumental dhe më reprezentativ i dëshmisë materiale të një kohe, vendi ku dikur ishin tog publicistika dhe bibliografia, edhe pse fizikisht e lënën gjatë pas dore, nga roli i vet dedikues i një shtëpie të prodhimit të dijes dhe informatës,  ai, sikur edhe sot, dëshiron të na flas dhe të na mësoj indirekt për diçka si paralajmërim.  
Kur u ndërtua së pari dhe u promovua si një objekt më kapital ndoshta edhe në Ballkan, Pallati i shtypit në Prishtinë, apo ndryshe i njohur edhe si Pallati i medieve, ose Pallati i “Rilindjes”,  pa marrë parasysh natyrën e veprimtarisë që kryhej atëbotë në të, në prapavijën e ndërtimit të vetë, pa dyshim fshehte tendencat politike të atij sistemi, i cili, përmes ndërtimit të tij, kishte për qëllim prezantimin kinse të evoluimin pozitiv të një regjimi deri dje diskriminues ndaj këtij populli, duke treguar kështu  përkushtimin e tij  të “sinqertë” ndaj  principit bazë ideologjik të vëllazërim – bashkimit.
Por, jo shumë vite më pas, pishmani i këtij regjimi të njëjtë u demaskua me mbylljen e sërishme dhe me dhunë të po këtij objekti. Edhe këtë herë ky Pallat na foli si metaforë për një paralajmërim kohe ogurzi që po na vite neve si popull. E ajo kohë erdhi dhe dihet siç na ishte.
Me metaforën e tij të mirënjohur indirekte të paralajmërimit, këto ditë, Pallati shtypit, sikur na foli përsëri?! Është Fjala për tenderin e fundit të publikuar për renovimin e tij, dhe shpallja si fituese nga ana e Qeverisë, kompaninë “MABETEX”, pronë familjare e liderit të partisë më të madhe opozitare në Kosovë, Behxhet Pacolli.
Po, po! Edhe sot, Pallati si shkas, sërish foli dhe tregoi indirekt diçka!  Në njërën anë, ai ashiqare demaskoj qëllimet tejet të përfolura të Qeverisë për tendencat e saja të ngufatjes së mendimit të kundërt opozitar, dhe, nga ana tjetër, dëshmoi saktësinë e shumë zërave më parë të arsyeshëm paravlersues se, motivi kryesor i formimit të AKR-së si subjekt politik nga ana e Behxhet Pacollit, nuk ka qenë asgjë tjetër, veçse një karrem për arritjen e qasjes së ti në nivele më të larta vendimmarrëse të pushtetit për realizimin e përfitimeve personale afariste.
E, po, për këto realitete të mundshme dhe për shumë dëshmi të tjera që e vërtetojnë këto hamendësi, le të merren më tepër votëbesuesit e tyre, sepse, unë, në këto zgjedhje të fundit, nuk kamë qenë në tarafin e asnjërës prej tyre.
Në fakt, ajo që në këtë rast më së shumti më brengos mua si qytetar i Kosovës, është se: “Tupani bie për ata që kanë vesh”, por, si duket ,edhe këtë herë si gjithnjë, “Qentë do të lehin, e karvani do të kaloj”.
Pallati i medieve, pas renovimit 15 milionësh që do t’i bëhet, me dedikimin e vet funksional, do të jetë objekt Qeveritarë. Ndoshta me këtë natyrë të veprimtarisë që do të kryhet në të, AI sërish do të ketë mjaftë se çka të na flas dhe paralajmëroj në të ardhmen? Inshalla diçka me hajër...?!



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx