Mendime
Thirrje publike e zëdhënësit politik të FBKSH
E premte, 12.09.2008, 08:48 PM
THIRRJE PUBLIKE E ZËDHËNËSIT POLITIK TË FBKSH:
Drejtuar: Giithë politikanëve dhe masmediave shqiptare.
„SHQIPËRIA E MADHE“ KA QENË DHE MBETET NJË SHPIKJE DHE NJË AKUZË E QARQËVE SLLAVO-GREKE…!
Vëllezër dhe motra shqiptarë!
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), një formacion politik mbarëkombëtar, që shtrihet në të gjitha trojet shqiptare të Shqipërisë Etnike, kudo ku bukës i thuhet bokë dhe ujit-ujë, si dhe në diasporën shqiptare, ndjehet shumë e ofenduar, kur në fjalorin politiko- propagandistik të politikanëve tanë dhe të masmendiave tona shqiptare, si në Tiranë, edhe në Prishtinë dhe në Shkup, po hasim e po degjojmë termin: „ Shqipëria e Madhe“, një nocion politiko-gjeografik ky i gatuar në kuzhinat antishqiptare të Beogradit dhe të Athinës, prandaj edhe bëjmë THIRRJE PUBLIKE dhe KERKOJMË, që ky nocion dhe kjo akuzë sllavo-greke, për Shqipërinë dhe për shqiptarët, si dhe për FBKSH-në, njëherë e përgjithmonë të hiqet nga fjalori i tyre politik dhe propagandistik, sepse në të kundërtën, konsiderojmë që veprimet e tilla, jo vetëm që nuk iu shërbejnë interesave tona kombëtare, por përkundrazi, ato iu shërbejnë vetëm qarqeve antishqiptare sllavo-greke, të Beogradit dhe të Athinës, të cilët kurrën e kurrës, as nuk kanë folur dhe as nuk flasin për komb-shtetet etnike në Ballkan, si: Shqipëria Etnike, Bullgaria Etnike, Greqia Etnike dhe Serbia Etnike, por po na flasin vetëm për „Serbia e Madhe“ dhe për „Greqia e Madhe“…; sepse Serbia dhe Greqia, ende vazhdojnë të mbajnë të poshtuara e të kolonizuara territore të huaja, të gllabëruara me dhunë e gjenocid, ndër të cilat janë edhe trojet shqiptare të Vilajetit të Kosovës, me Kryeqendër Shkupin (Serbia), dhe të Vilajetit të Janinës e të Manastirit ( Greqia dhe IRJM), si dhe të Vilajetit të Shkodrës (Mali i Zi).
Shqiptarët , kurrën e kurrës, as nuk kanë gllabëruar, si dhe as nuk kanë kërkuar dhe as nuk kërkojnë territore të komb-shteteve të huaja.
Ne shqiptarët, edhe sikur të kërkonim territoret e ILIRISË, gjë që nuk ka ndodhur dhe as nuk do të ndodhë kurrë, përsëri nuk do të duhej akuzoheshim se po kërkojmë krijimin e „Shqipërisë së Madhe“, apo këtë nocion sllavo-grek ta përdornin politikanët tanë dhe masmediat tona shqiptare, të cilëve FBKSH iu rikujton faktin se, Republika e Shqipërisë (Shqipëria Londineze) është shteti i vetëm në Botë, që nga të gjitha anët kufizohet me popullin dhe me trojet e veta shqiptare, të Vilajetit të Kosovës, të Vilajetit të Manastirit, të Vilajetit të Janinës dhe të Vilajetit të Shkodrës, përfaqësuesë të të cilave vilajete, si: Isa BOLETINI nga Mitrovica, Mehmet Pashë DERALLA nga Tetova ( Komandat Suprem i Armatës Kombëtare Shqiptare-AKSH, të themeluar më 4 dhjetor 1912 dhe Ministër Lufte në Qeverinë e Ismail QEMALIT) dhe shumë përfaqësuesë të tjerë nga Vilajeti i Shkodrës dhe nga Vilajeti i Janinës, jo vetëm që ishin pjesmarrës aktivë në Shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë, por jo të kësajë Shqipërie Londineze; por, të asajë Shqipërie të 4 (katër) vilajeteve shqiptare, të cilën Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), e ka quajtur dhe vazhdon ta quaj SHQIPËRIA ETNIKE, por ATA ishin edhe ministra në Qeverinë e Parë Mbarëkombëtare të Shqipërisë, që në opinionin tonë kombëtar shqiptar dhe në ate ndërkombëtar, njihet si Qeveria e Ismail QEMAILIT, ku Ministër i Jashtëm ishte Drenicaku- Isa BOLETINI, Ministër i Arsimit dhe i Kulturës ishte Shkodrani-Luigj GURAKUQI dhe Ministër i Luftës dhe komandat Suprem i Armatës Kombëtare Shqiptare ishte Tetovari- Mehmet Pashë DERALLA.
Pra, për FBKSH-në dhe të gjitha strukturat e tij, ndër të cilat është edhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), e riorganizuar më 4 dhjetor të vitit 1999, asnjëherë nuk ka patur dhe as nuk ka „Shqipëri te Madhe“ apo „Shqipëri të Vogël“, por ka patur, ka dhe gjithmonë do të ketë vetëm një SHQIPËRI, të cilën mund ta quajmë: Shqipëria Reale, Shqipëria Natyrale, apo edhe SHQIPËRIA ETNIKE.
Zëdhënësi Politik i FBKSH-së,
Magjistër Gafurr ADILI.
Tiranë, 12 shtator 2008.