E merkure, 29.05.2024, 01:44 PM (GMT+1)

Mendime

Florian Bichir: Serbia antirumune apo «dashuria» serbe

E marte, 09.09.2008, 12:41 PM


Florian Bichir
Florian Bichir
Serbia antirumune apo «dashuria» serbe

(Përkthim nga e përditshmja Evenimentul zilei, që del në Bukuresht dhe Kluzh-Napoka, e lexuar nga 546.000 lexues.)

«Rumunët e zonës së Timokut, të « fqinjes sonë të dashur » Serbisë, nuk kanë kurrfarë të drejte. Jo, jo, ata kanë të drejtën për të qenë të diskriminuar». Vaj halli për ata që  i kanë serbët «vëllezër»! Derisa serbët gëzojnë në Rumani të drejtat fetare të garantuiara nga shteti, rumunëve të Timokut në Serbi u është ndaluar të luten në gjuhën e vet. Ka nevojë të flasim për të drejtat e njeriut dhe për liritë fetare?

Nga Florian Bichir

Po të ish nevoja, ditët ne shkuara u dëshmua se sintagma «relacione të shkëlqyera ndërmjet serbëve dhe rumunëve» është një mashtrim. Aq sa e admiroj kokëfortësinë dhe rezistencën e serbëve, po aq e nënçmoj nacionalizmin e tyre të një radikalizmi të ekzagjeruar. Ja faktet: më 2005, një rumun nga Serbia, Bojan Aleksandroviç, qe shuguruar nga epishkopi rumun Hirësia e Tij Daniil, kurse në pronën e tij u ngrit një  kishë. Një vatër e vogël ku rumunët do të luten në gjuhën amtare, do t’i pagëzojnë fëmijët, do të martohen apo do t’i vajtojnë të vdekurit. Kjo për arësye të faktit se rumunët e zonës së Timokut të « fqinjes sonë të dashur » Serbisë, nuk kanë kurrfarë të drejte. Jo, jo, ata kanë të drejtën për të qenë të persekutuar.

Të trembur nga një prift i gjorë, por i cili mund ta ripërtërinte identitetin kombëtar të këtyre rumunëve të pushtuar me dekada të tëra, autoritetet serbe reaksionuna në mënyrë të dhunshme. Së pari u munduan ta shpartallojnë kishën. As që vlente për ta se ishte ortodokse, se i përkiste të të njejtëve vëllezër që i besojnë Krishtit. Faktikisht «mbrojtja e ortodoksisë» është parollë të cilën serbët e nxjerin në pah sa herë që e kërkon interesi i tyre. Pastaj kërkuan intervenimin e armatës.

Në prill 2006, njëdelegacion i Kishës serbe erdhi për marrëveshje në Bukuresht, me një nofull në qiell dhe me tjetrën për toke. Herë me kërcënime, herë me fjalë të mira, herë me «pravosllavna braqa», serbët arritën të zhvendosin selinë e epishkopatës rumune nga Vërshaci (Vërshoara) në Rumani. Kërkuan madje dhe modifikimin e titullit, ndërsa ne u pajtuam që të mos akuzohemi si qëllimkëqinj. Epishkopata e Vërshacit  u bë Dacia felix, një titull për fatin tonë tejet i inspiruar. Sipas akteve të nënshkruara në Bukuresht, serbët premtuan se do të merren me rumunët e Luginës së Timokut, në kuptimin që ata do t’u vënë në shërbim priftërinj që dinë gjuhën rumune.

Tani, qoftë fjala mes nesh, negociatat qenë dinamituar nga një prift rumun i dobët përnga engjëlli, i cili gjithnjë pozonte në veladonin e një rrëfyesi të përmirësuar. Kështu i përulur, dinte ndërkaq të bëjë dallavere me energji elektrike dhe lëndë druri për ndërtime me miqët e tij pravosllavnikë. Njëra pas tjetrës, e mbajti fjalën. Serbët, përndryshe, e lajmëruan priftin Bojan se do ta dëbojnë nga e drejta e prifërimit.  Motivi?  Pse ka mbajtur meshën në gjuhën rumune!  Derisa serbët gëzojnë në Rumani të drejtat fetare të garantuiara nga shteti, kanë një vikariat në Timishoara, rumunëve të Timokut në Serbi u është ndaluar të luten në gjuhën e vet. Ka nevojë të flasim për të drejtat e njeriut dhe për liritë fetare? (…)

Meriton të përkujtojmë faktin se në janar 2008, patriarku serb Pavle, ka thënë për riaktivizimin e epishkopatave rumune në Basarabi (Republika e Moldovës, tashmë shtet i pavarur, ishrepublikë rumune e ndodhur deri para 16 vitesh në kthetrat e Bashkimit Sovjetik-nënv.i përkth.): « Historia e riaktivimit të Mitropolisë së Basarabisë është e lidhur me njërën nga periudhat më të erëta në historinë e njerëzimit – periudha e pushtimit nazist »! Vaj halli për ata që  i kanë serbët «vëllezër»!

(Artikulli në origjinal mban titullin «Dragostea» sârbeasc?”. Përktheu: Baki Ymeri)



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora