E premte, 17.05.2024, 08:38 PM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Shtetarët me paga marramendëse në shtetin me papunësi dhe varfëri marramendëse

E premte, 05.09.2008, 05:59 PM


Xhevat Rexhaj
SHTETARËT ME PAGA MARRAMENDËSE NË SHTETIN ME PAPUNËSI DHE VARFËRI MARRAMENDËSE

Nga Xhevat Rexhaj

Jeta e njeriut  mund të jetë , e mirë , shumë e mirë, super e mirë dhe e mrekullueshme, në të njëjtën kohë mund të jetë edhe e kundërta e tërë kësaj radhitjeje. Për të konkluduar, diç të tillë njeriu vërtet duhet edhe të ketë njohuri, lexim, përvojë e shumë karakteristika apo rrethana të tjera që e sjell në një analizë të tillë. Jemi dëshmitarë se ne jetojmë në shekullin e globalizimit, jetojmë në botën që matet me të mijërat e sekondës, jetojmë në botën që në një, kompjuter ndodhen të dhënat e krejt njerëzimit. Jetojmë në botën reale ku njerëz të shumtë në glob, mund të peshohen me para, por jetojmë në një botë ku prapë miliona njerëz nuk peshojnë sa një para, nga skamja. Ndoshta këto dallime ne shqiptarët i kemi bërë dhe i bëjmë kur e mendojmë, Etiopinë, Somalinë, Sudanin e shumë vende tjera të botës së varfër, duke i vënë anës tjetër vendet kapitaliste- demokratike.

Duhet bërë gjithmonë dallimin në mes kapitalizmit- ose thënë më mirë shoqërive demokratike ku mundësia për të u pasuruar është e arritshme, por edhe nuk është e thënë se të gjithë jetojnë  në luks, dhe kanë shumë të tillë. Në këto shoqëri siç e dimë shumica, punohet shumë, trashëgohet shumë dhe fitohet shumë, zakonisht në rrugë dhe në ‘parametra që janë të rregulluara me ligj. Në shtetet kapitaliste-demokratike, që thjeshtë mund të quhen edhe policore, sepse nuk ke mundësi të fshehësh asgjë nga shteti, pra dihet burimi i të  fituarit dhe dihet  se çfarë bëhet edhe me pasuri, kjo është e mrekullueshme sepse këto demokraci, ku polici është edhe populli, kërkojnë mirëqene për tërë shtetasit e vetë, dhe kujdesen që ata që duan keqpërdorime të buxhetit, të parasë së shtetasve  të vetë të mënjanohen dhe të dalin para organeve  të drejtësisë.

Ndërsa shtetet e cekura, disa, më lartë, dhe shumë të tjera të varfëria,  zakonisht popujt e tyre janë të varfër sepse elitat politike ose janë diktatura ose janë mbretëri të stilit të arabëve  dhe jetojnë në luks. Këto shoqëri, pa vlera, pa vrarje të ndërgjegjes për shtetasit e tyre të sakatuar nga varfëria, nga vdekja e miliona fëmijëve dhe njerëzve të ndryshëm në vite prej urie, nuk janë dhe nuk duhet të jenë krahasime për ne shqiptarët. Për fat ne nuk jemi në grupin e shumë shteteve të tilla në këtë aspekt, e po përmendi këtu një paradoks , që shtete të tilla të ideologjive primitive të kaluara kinse nuk e pranojnë Kosovën si shtet, që në realitet të tilla as nuk ishte dashur të jenë shtete të OKB së, por ja shtete janë edhe ato që nuk kanë mundësi të mbajnë me bukë popullin e vetë.

Disi edhe erdha këtu ku desha të ndalem më shumë, mbrëmë në lajme të RTV 21 dëgjova një nga befasitë e shumta pas njohjes formale të pavarësisë së Kosovës. Befasitë zakonisht  janë jo të këndshme, mundë të jenë nganjëherë edhe të mira. Në Kosovë ka befasi thuaja për çdo ditë.  Kur ministri serb V. Jeremiç tërë verën vraponte nepër botë, kërkonte përkrahje për Serbinë për gjyçin nderkombëtarë, këta Institucionalistët tonë, të gjithë me rend kishin marr rrugët pas katalogëve të agjencive turistike, pra bënin pushime nëpër bregdete të ndryshme, dikush pushime patriotike, dikush pushime fetare, myslimane, e askush nuk ishte në shtëpi-shtet. Deputetet tanë kishin përfituar mëditjet e tyre, për atë se e kishin aktualizuar pavarësinë, ministrat sigurisht në shpejtësi kishin mjel nga pak prej tenderëve, ndërsa Kryetari dhe Kryeministri, ashtu e kështu pushimet kanë mundur të i kalojnë edhe falas te vëllezërit në Shqipëri, dihet cili te cili.

Derisa këta, të gjithë pushonin, kur pavarësia si kishte as 4 muaj që ishte zyrtarizuar, Serbia me një Jeremic dhe shumë të tjerë përfitonte dhe rrethonte numrat që i duhen për në sesionin e shtatorit. Ndërsa këta të mëdhenjtë tanë , sigurisht me ato mendimet, se s`ka asgjë Serbia në dorë, për neve punët i kryen Amerika dhe Presidenti Bush, kështu jemi ne shqiptarët.

Befasi tjetër, pushimet në verë që i kaluam, ishin për 3 vite e fundit me probleme më të mëdha me furnizim me rrymë, befasia tjetër e radhës, shumë mërgimtarë nga turri që të marrin ndër të parët pasaportën e Republikës, u sulën nëpër zyra të gjendjes civile- ende thirren me ato emërtimet jugosllave shumë zyra dhe shumë shërbime komunale. Shumica e kishin të lexuar se pasaporta do të jepen dhe atë për të mërguarit me një shumë pakëz më të madhe të  eurove, dhe do të pajisen prej datës 15. korrik e tutje. Por pas kësaj befasie nuk ishte befasi ajo që nga moskujdesi, nga papunësia, nga mos përgatitja institucionale, mërgimtarët mbeten duke u sjell nëpër zyra të ndryshme, duke paguar meze dhe mish me raki se kush mund  të ia rregulloi dokumentet më shpejtë. Pushimet shumëkujtë i shkuan nëpër – saunat e ndërtuara nga shteti- ku me dhjeta e qindra njerëz ziheshin në djersë dhe më pas vizitonin mjekët në spitale, pa asnjë medikament apo tjetër…

Për të i vu kapakun befasive, dihet se do ketë edhe tjera,  por shpresohet për më mirë, ishte lajmi se Presidenti i Kosovës do të marr mbi 3.000. Euro pagë, Kryeparlamentari, mbi 2.500, kryeministri ashtu, dhe të tjerët varg e vij. Që befasia të jetë edhe më e madhe , duhet të ceket për hir të së vërtetës,  u kujdes vetë Presidenti i shtetit, kur tha se nuk duhet befasuar sepse ka shpenzime të mëdha dhe nuk ka kapital tjetër, kurse siç tha ai, ka shumë për të cilët ai dinë , që marrin shumë¨3e më shumë paga!?:

Ishte për të ardhur keq, kur diç të tillë dëgjoje nga goja e Njeriut  të parë në një shtet, kur dihet se vërtet në Kosovë një shtresë e popullit jeton në skamje, dihet se zyrtarët duhet të kenë të ardhura disi mbi mesataren e të punësuarve, por të marrësh më shumë se 2.500. euro rrogë nga buxheti i shtetit, nga taksapaguesit e shtetit, vërtet është turp. Një është e vërtet, te paraja- shqiptarët e Shqipërisë thonë – te Leku –mos e prek shqiptarin ,se të hanë dreqi. Pra këta patriotët tanë ,në Institucione tona vërtet po mendojnë për qytetarët e vet, edhe ashtu shumica e tyre kanë krijuar kapital dhe pasuri, vila dhe shtëpia, kerre dhe luks, dërgojnë fëmijët në shkolla me xhipa, në shkolla të zgjedhura, mëkat po harrojnë se 95% të ¨tyre janë të fshatrave, ku para pak vitesh edhe tualetet kanë qenë me metra larg shtëpizave. Këta zyrtarët tanë e harruan amanetin se për Kosovën duhet dhënë edhe jetën, me sa duket ata që edhe e kishin ideal e dhanë jetën, ndërsa të sotmit po e lazdrojnë jetën.

Në vendin ku unë jetoi, dhe kanë punuar e jetuar goxha disa  zyrtarë të lartë shtetëror dhe partiak të sotshëm,  kryetarët dhe kryeministrat e Njësive federale, e lëre më ata më të ulët,  shkojnë me biçikleta në vend pune. Qytetarët e vendeve demokratike i largojnë vetë ata që nuk punojnë së pari për shtetin e pastaj për vehten, ka ardhur koha që ma kosovarët mos të mashtrohen se diktaturat nuk janë gjithherë me më shumë se 10 vite, diktaturë mundë të vendosë edhe një shtresë politikanësh për 2,3,apo 4 vite, ahere pagat e tyre do të jenë me miliona.

Qytetarët e Kosovës nuk munden gjithherë që tërë verën ta kalojnë me speca të fërguara, duhet edhe ngapak  mish dhe verë të mirë Rahoveci.

Republika e Kosovës është në Evropë e jo në Afrikë, qytetaret e Kosovës janë të mësuar të durojnë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora