E marte, 28.05.2024, 09:11 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Vetëm edhe këtë herë me Skendën!

E hene, 08.09.2008, 07:42 PM


Adnan Abrashi

VETËM EDHE KËTË HERË ME SKENDËN!

 

Nga Adnan Abrashi

 

“Edhe propaganda e tepruar negative për dike, në të shumtën e rasteve, pa dashje, mund të ketë efekte pozitive për të”. Është ky një princip i strategjisë bashkëkohore të marketingut i cili qëllimisht shpesh shfrytëzohet si aplikim në praktikë.

Në frymën e këtij shembulli, kohën e fundit, edhe pse në kontestin kritik, marrja e shpeshtuar me ministrin e jashtëm z, Skënder Hyseni, mendoj se më tepër i kontribuon si reklamë ati, se sa që do të sjellë ndonjë rezultat të kërkuar qëllimmirë në këtë drejtim

Visarit të mrekullive të “suksesit” të këtij ministri, këto ditë si sihariq iu bashkëngjit edhe lajmi mbi emërimin nga ana e tij, për udhëheqës të Zyrës për Çështje Rajonale që vepron në kuadrin e kësaj ministrie, të një personi anonimes dhe pa eksperiencë. 

Unë, këtë “potez” të ministrit Hyseni, që për shumë kë dukej i pakuptueshëm dhe absurd, do ta konsideroja si normale dhe tejet të natyrshme.

Pa marrë parasysh a është fjala për politikë, institucion shtetëror, apo ndonjë segment tjetër të organizimit shoqëror, niveli moral, përgatitja profesionale dhe kapaciteti intelektual i vetë udhëheqësit të saj, gjithmonë e dikton edhe nivelin e nënfunksioneve tjera në hierarkinë e asaj strukture organizative. Pse është ashtu?

Kjo është më se e kuptueshme dhe këtu aspak nuk duhet të ketë dilema. Një prijës i aftë, gjithmonë si bashkëpunëtorë rreth vete mbledh njerëz të aftë. Ai vepron kështu, sepse  është tejet i vetëdijshëm për potencialin vetjak që ka, dhe në hierarkinë komanduese zinxhirore të atij organizmi, udhëheq  me autoritet. dhe pa fikë nga kongruenca intelektuale e të tjerëve.

A thua, çka kemi pritur ne në këtë rast! Mos vallë që z. Hyseni të emëroj ndonjë personalitet shumë më të aftë se sa që është ai vetë? Apo, ndoshta si propozim kemi dashur që ta dëgjojmë emrin e z. Veton Surroit për këtë funksion ( kërkoj falje nga z. Surroi për këtë manipulim absurd si krahasim banal me emrin e tij) ?!!

Vërejtje!  Çfarëdo ngjashmëri dhe krahasim i këtij principi me strukturat aktuale  organizative në Qeverinë tonë , le të konsiderohet si asociacion i rastësishëm  i ndërgjegjes individuale të çdo lexuesi në veçanti!

 

Hashimi dhe Skenda

 

Edhe pse si parim gjatë jetës gjithmonë e kam pasur bindem dhe jo besimin në diçka apo dikush, në raport me qëndrimin e fundit indiferent të kryeministrit tonë ndaj kritikave tejet të shpeshta publike që i bëhen MPJ dhe ministrit  Hyseni,  kam filluar t’i besoj dhe ta përkrahi z. Thaçin  për këtë qëndrim.

Ai. sigurisht e di mirë se asnjë njohje që ka ndodhur gjer më tani dhe as që do të ndodh në të ardhmen për shtetin e pavarur të Kosovës, nuk është varur dhe as që do të varet nga aftësia individuale apo kolektive kadrovike e asaj ministrie, por ka qenë dhe do të mbetet si meritë e dikujt (apo e disave) tjetër. E...nëse veç dikush duhet të zgjidhet dhe të jetë formalisht aty, atëherë, kuptohet, pse mos të jetë ai më i dëgjueshmi partiak apo një servili nga koalicioni. Thjesht, një njeri që nuk ja prish askujt e më së paku shefit... 

 

 

 

 

Me kajtë për vete sa marre

 

Në kohën e ish Jugosllavisë, dikur pas viteve 90-të, kur veç kishte filluar nga pak t’i vinte era shpartallimit të atij sistemi dhe asaj bashkësie federative artificiale, morra pjesë në një tubim popullor që organizohej nga dega e LKJ-së të qytetit tim. Aty, po ashtu, në cilësinë e të deleguarit nga Komiteti Qendror i LKJ-së  prej Beogradi, merrte pjesë edhe një funksional i lartë. Tema dhe qëllimi i tubimit ishte tejet e nxehtë. “Pluralizmi shumëpartiak” që veç ishte iniciativë e trysnisë në fuqishme popullore, e cila rrezikonte mendësinë e gjertanishme të sundimit njëpartiake të atij sistemi Komunist. Në diskutime unë isha më i zëshmi pro pluralizmit dhe rrash në sy të keq të kuadrove partiak lokal. Disa prej tyre ashpër ma mbyllën gojën duke mu kërcënuar se nëse vazhdoj kështu do të më largojnë me polici si të padëshirueshëm nga mbledhja.

Vërtet unë atëbotë, me diskutimin tim  të guximshëm  kisha rënë në sy të keq të militantëve servil partiak lokal. Por jo të gjithëve. Më së paku atij nga KQILKJ-së që kishte ardhur enkas si delegat nga Beogradi  për këtë tubim.

Ai, pas mbledhjes më ndoqi mbas. Derisa largoheshim së bashku nga salla e tubimit, mes tjerash, ma la si amanet këtë porosi:

- “Gatë tërë diskutimeve që bëre, më ke lënë përshtypje, në rend të parë, guximi, sinqeriteti dhe këmbëngulësia jote. Me këto vlera mund të kesh një karrierë të suksesshme politike në jetë, ama, mu për këtë qëllim, sinqerisht desha të të bëj një këshillë të urtë: Unë jam më se 35 vite në politikë dhe si eksperiencë më të madhe që kam mësuar deri më sot është: Për të pasur sukses në politikë, ose duhet të jesh i sinqertë, i drejtë, konsekuent dhe i guximshëm, ose, përherë servil dhe i dëgjueshëm ndaj të gjithëve që janë në funksione më të larta. Urtësia e “mesit të artë” nuk vlen hiq në këtë zanat, miku im”!  

E morra si të padjallëzuar këtë këshillë të mikut të rastit “SHKA”,  dhe më vonë, për t’u përballuar me sfidat e shumta , nga këshilla e tij si princip të jetës, e zgjodha alternativën e parë?

Besoj se tani edhe ju e kuptoni se pse unë s’jam në politikë dhe pse nuk mund të bëj karrierë në këtë drejtim?!  Mu për këtë qëllim, e arsyetoj në tërësi edhe Skendën dhe të gjithë politikanë të tjerët  kosovarë. Sepse, ata, nga ai shembull i “SHKAUT”,  e kanë zgjedhur alternativën e dytë si veprim në këtë zanat...



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora