E premte, 02.05.2025, 12:32 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Tema laramane, ose per shumcka ngapak (II)

E diele, 07.09.2008, 07:59 PM


Selim Hasanaj
TEMA LARAMANE OSE PER SHUMCKA NGAPAK (II)

Nga Selim Hasanaj

TEMË - LAJM I PARË

Sod dola të shof a kamë dicka në kutinë postare sepse dje nuk kisha shikjue fare. Gjeta nji leter nga policia e Sarpsborgut dhe posa e hapa pash se padia  ( kunder meje S. Hasanaj) e hoxhës së shqipfolsve të Østfoldit të Norvegjisë imam Ardian Haliti dhe hoxhenices së tij si dhe shefit të paqavures së islamistve shqipfolsa të Østfoldit  efendi Qamil Haklaj nga prokurori i Gjykates komunale të Sarpsborgut ishte hudhë si e pabazë. Këtë informatë e shkruej sa per informim per miqet e mijë të cilet mund ti ketë trazue pak shkrimi im me 12.06.2008 me titull " HOXHA DHE HOXHENICA PADISIN PER NEPERKAMBJE DINJITETI" shkrim ky ku unë pata informue opinionin per veprimtarinë antishqiptare të disa shqipfolsave të Østfoldit dhe per qyqanllakun e imamit Ardian Haliti si dhe shefit të tij Qamil Haklaj që kishin marr si argument shkrimin tim me titull" DAULLET BIJNË NË VESH TË SHURDHET"  dhe më kishin paditë per neperkambje dinjiteti, bile imami qyqan Ardian Haliti kishte perdor gruen e vetë si denoncuese per të shti policinë në gjunah dhe per të më denue mue. Kjo punë per organet e drejtësisë norvegjeze ka perfundue me kaq.
 
KADRI MANI KY BURR I PALODHSHEM I VEPRIMTARISË KOMBËTARE

Vertetë e mendojë dhe sinqerisht e pohojë se Baces Kadri Mani ja kamë lakmi dhe i perulem per punen e madhe që po banë me shkrimet e tija të mira me të cilat ky trajton temat ma të ndryshmet gjithmonë tue lavdue veprat dhe veprimtaret meritor , por edhe tue u distancue e kritikue veprimet antikomb dhe antishqiptarizem të disa shqipfolsave. Isha per pushime në vendlindje dhe per nji muej isha i shkëputun nga kompjuteri dhe faqja zemrashqiptare.net, sot tue shfletue neper faqet e gazetes xheta dhe lexova shkrimin e të ndjerit  gazetar Jusuf Ferizi me titull " DY KLERIK, DY MËKATARË " shkrim ky që Baca Kadri Mani e paska ruejt dhe me plot të drejtë e sjell dhe e boton në zemrashqiptare.net. Ribotimin e këtij shkrimi pas 39 viteve të botimit të tij të parë e bane pikrisht në kohen e duhun dhe momentin e duhun or Baca Kadri Mani. Neve nese shofim sinqerishtë se si asht katandis atdheu i jonë , se si janë qoroditë  shqiptaret dhe janë ba shqipfolsa në të dyja shtetet , në Shqipni dhe në Dardani atëherë shkrimi i asaj kohe i z. Jusuf Ferizit asht ma se i mirseardhun sepse aktualiteti i dhimshem dhe bastard i shqipfolsve të cilet e kan mbush hapsinen gjeografike shqiptare me shamija dhe shallvare afro-aziatike  asht aq i dhimshem sa ky shkrim vjen si bombë per ta zgjue ndjenjen e atdhedashunisë, të shqiptarizmit dhe per tua kfjellue trunin e shperlam  me kulturen afro aziatike islamiste , shperlamje kjo që bahet me nga disa qindra euro në muej të shumë shqipfolsve sot. Aferim Baca Kadri Mani.
 
EMËRFOSHNJAT DHE EMËRVENDET NË KOSOVË DHE NË SHQIPËRI

Këtë shkrim të bacës Kadri Mani e lexova me vemendje dhe edhe titullin e shkrova ashtu si baca Kadri e ka shkrue. Nuk kamë per qellim të jap koment per shkrimin sepse shkrimet kaq me vend nuk kanë cka komentohen, këso shkrime duhet të lexohen dhe të mësohen pikë e per pe dhe menjiherë të veprohet simbas porosive të shkrimeve të tilla. Andaj unë prap e pershendes dhe pergëzojë bacen Kadri Mani edhe per ketë shkrim të tij shumë të mirë, shumë të drejtë, shumë patriotik dhe unë Selim Mustafë Hasanaj per të dhanë kontributin tim dhe perkrahjen në shkrimin  në fjalë te baces Kadri Mani propozojë para popullit dhe shteteve shqiptare ; Shqipni e Dardani që:
"Të nxirret ligji i perbashket gjithkombëtarë  i cili ligj detyron pa dallim të gjithë shqiptaret qytetar të shteteve shqiptare Shqipni e Dardani , por edhe qytetaret shqiptarë kudo që ata janë dhe jetojnë  që të ndrrojnë emnat dhe mbiemnat e vetë që janë emna dhe mbiemna që tregojnë identitet turk, arab, musliman, grek, rus, serb, bulgar, italian , francez, anglez, gjerman etj, etj  dhe keta emna  dhe mbiemna ti zavendsojnë me  emna dhe mbiemna që kanë domethanje dhe spjegim vetem në gjuhen e ZOTIT , GJUHEN SHQIPE. Poashtu me LIGJ të fshihen nga të gjitha librat e regjistrimeve civile emnat e perparshem joshqiptar, pra asi që nuk kanë spjegime në gjuhen shqipe dhe që nuk i perkasin kultures dhe identitetit shqiptarë. Veq kësaj me LIGJ  të rregullohet dhe të aprovohet në Parlamentet e shtetit që edhe emnat e vendeve, qyteteve, maleve , lumejve, etj, etj neper hapsinat gjeografike shqiptare  të janë vetem asi që i perkasin identitetit shqiptarë dhe që spjegohen  vetem në gjuhen shqipe."
Kjo duhet të bahet patjeter sepse të gjithë popujt e Evropes emnat, mbiemnat, emertimet toponimike etj i kanë vetem asi që spjegohen në gjuhen e atij populli dhe atij shteti. Pse neve të jemi ndryshe nga popujt tjerë të Evropës!? Apo dojmë  edhe ma tutje ti bajmë politiken dhe ti ndihmojmë anmiqet tanë , veqanrisht serbet dhe greket.
 
TË SHIKJOHET ARSYEJA E NDERTIMEVE TË FALTOREVE  FETARE

 
Duhet patjeter shtetet Shqipnia dhe Dardania të nxjerrin nji ligj të perbashket dhe ky ligj të autorizojë komisione të cilat duhet të mirren me arsyen dhe nevojen e ndertimeve të faltoreve që u nderuen dhe mbin neper trojet tona sikur këpurdhat mas shiut  veqanrishtë mas ramjes së komunizmit në Shqipni dhe pas clirimit nga pushtuesi serb në Dardani. Posaqrishtë në Dardani duhet të shikjohet ndertimi i kishave politike serbe që i pat ndertue shteti i Millosheviqit , si dhe xhamijat e reja të vehabitve xhihadist që u ndertuen mas vitit 2000. Aty ku komisionet e shofin si të panevojshme ndertimin e këtyne kishave dhe xhamijave ato menjiherë të rrexohen dhe bile edhe të mirren në pergjegjësi penale ata që kanë ndertue ato objekte dhe tu ndahet denimi i merituem.
Dardania dhe Shqipnia kanë nevojë per objekte të reja dhe moderne shkollore dhe per fabrika e jo per kisha as xhamija. Shumë mirë asht kjen ky popull i mbuluem me to per nevojat fetare para luftes së NATO-s dhe UCK-së në Dardani. Asnja ma teper nuk na asht dasht as nuk na duhet.

Selim M. Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx