E premte, 02.05.2025, 02:53 AM (GMT+1)

Mendime

Selim Hasanaj: Të shpallet Grueja e Shekullit nana e Dr. Ibrahim Rugovës

E shtune, 06.09.2008, 01:38 PM


Selim Hasanaj
TË SHPALLET GRUEJA E SHEKULLIT NANA E DR. IBRAHIM RUGOVES
TË CMOHEN E VLERSOHEN VLERAT E JO ANTIVLERAT

 
Nji mike imja aktiviste e devotshme e kombit, që jeton në Zvicerr , nji ditë derisa pinim nji kafe në TROFTEN  e Istogut  disi më befasoi me nji mendim të saj. Ajo tha se per shumkend që pushteti e ka ngritë në nivel heroi dhe në piedestalet e nalta ajo nuk pajtohet, sikurse as nuk pajtohet se edhe disa familjar të njerzve të mëdhenjë po lansohen në qiell, ndersa ta zam dikush  që duhet  të ngritet nuk permendet fare . Kjo u fokusue pikrisht në NANËN  e Presidentit të Pavdekshem dhe të perjetshem të Dardanisë, në Nanën e Dr. Ibrahim Rugovës.
E pershendes miken time dhe e baj publike mendimin e saj. Edhe unë e thamë se Kryetari Fatmir Sejdiu dhe shteti i Dardanisë i mbetet borq këtij dheu nese kësaj NANE  të madhe nuk i nderton nji varr, nese ate nuk e ven në vendin e merituem aty ku secili popull i vendos njerzit e vet të devotshem. Dhe këtë jo vetem per faktin pse Ajo ishte grueja që e lindi Dr. Ibrahim Rugoven, por per faktin se Ajo si grue dhe si nanë sakrifikojë shumë, dhe u persekutue pamshirshem per shkaqe të traditave islamiste orientale, por ja arriti të ngadhjejë mbi të gjitha dhe e rriti, e edukojë dhe ma në fund ja fali Dardanisë dhe kombit birin e vetë të shtrejtë njeriun që u ba i pavdekshem.
Propozojë që NANA  e Dr. Ibrahim Rugovës të shpallet grueja e shekullit nder shqiptaret. Institucionet e Dardanisë duhet të ja japin hakun kësaj Nane dhe ky hak duhet të jet satisfaksion edhe per të gjitha ato nana që pushtuesi në Dardani ndersa pushteti në Shqipni u vrau burrat dhe këto megjithate tue flijue ndjenja dhe epshe, tue u perballë me dhunën e tradites fetare dhe tue u perballë me perbuzje, shantazhe e nencmime megjithata mbeten të pathyeshme dhe sot u kemi borq ti nderojmë dhe respektojmë. Pse jo edhe ti shpallim HEROINA.
Per në fund po e thamë edhe mendimin tim se njerzit e mëdhenjë bahen të pavdekshem me veprat e veta, por asnji nga ata nuk len pasardhës. Kjo asht disi e quditshme. Por edhe ma e quditshme asht se si disa pasardhës të njerzve të mëdhenjë po pretendojnë se janë dikushi dhe po kerkojnë të jen të respektuem , ndersa me veprat e veta ata jo vetem se po e koritin veten dhe familjen, por ata po e koritin edhe vetë ate në krah të të cilit kanë ngrit emen dhe tarafe. Mendojë se sejcili duhet të vlersohet me veprat e veta e jo me veprat e familjarve dhe të afermve e farefisit.
Zoti e bekoftë NANEN  e Dr. Ibrahim Rugovës
Zoti i bekoftë të gjitha NANAT që rriten dhe rrisin  jetima.

Selim M. Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Karnavalet Ilire në Bozovcë dhe Tetovë - 2025
Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx