Mendime
Selim Hasanaj: Mendime për realitetin e dhimbshëm
E shtune, 06.09.2008, 09:26 PM
MENDIME PER REALITETIN E DHIMSHEM , MË INSPIROJË PER KËTË SHKRIM GAZETARI MILAIM ZEKA
Selim Hasanaj
Nga Selim Hasanaj
Mbramë në TV RTK në shou programin " OXIGJEN " të kangëtarit të mirnjohun Sinan Vllasaliut dhe të humoristit poashtu të madhë Besim Dina , musafir i emisionit ishte gazetari hulumtues Milaim Zeka , dhe të bahem i sinqertë shumë moti nuk kamë percjell dicka ma me vemendje dhe , shumë moti asgja nuk më ka ba të qeshi ma shumë, por dallimi i qeshjeve të mija të mbramshme me shumë qeshje tjera gjatë jetes sime të gjatë asht se mbramë sikur thotë populli kamë qesh nga zori. Unë asnjiherë nuk e kamë pas ndonji simpati per z. Milaim Zeka , por doren në zemër e pranojë se asht gazetar i zoti dhe si rrallkush tjeter ky ka nji guxim dhe si duket edhe mbeshtetje institucionale per të ba poqaver gjithkand pa e kursye. Andaj qeshjet e mija mbramë ishin nga zori sepse z. Milaim Zeka per mrekulli , pa shibel në gjuhë i demaskojë pisllaqet e pushtetit dhe pushtetarve të Dardanisë. Mbramë z. Milaim Zeka ishte i mrekullueshem dhe unë e pergëzojë per impulsin që ky duhet ti ket dhanë udhëheqsve të programit z. Vllasaliu dhe z. Dina , në mënyrë që këta edhe në të ardhmen të ftojnë musafirë atraktiv per publikun sikur z. Milaim Zeka . Demaskimet e perditshmenisë së dhimshme të jetes dhe të së vertetës në Dardani që mbramë i bani z. Milaim Zeka per shumkand kanë domethanje dhe pushtetaret duhet mos të bajnë gjumë të rehatshem, por kjo vlen vetem per ata që kanë vesh dhe ndegjojnë. Ndersa ata që nuk kanë as vesh të ndegjojnë dhe as sy të shofin ata janë mbeshtetja e pushtetit anarkist, e pushtetit të koruptuem , e pushtetit të inkriminuem në mafiozllaqe dhe pisllaqe dhe ata nuk do të ngurojnë të votojnë edhe në njimijë zgjedhje të ardhshme po që se do mbahen per të njejtit njerëz vetem per inati e jo per vlera as per merita.
A THA DICKA TË RE Z. MILAIM ZEKA MBRAMË NË OXIGJEN?!
Unë mendojë se z. Milaim Zeka tha shumë. Unë mendojë se ishte risi per shumkand bamja publike e pjesmarrjes së z. Milaim Zeka si gazetar në Rambuje, dhe këtë në formë ilegale dhe me nji rrol tjeter. Sado që z. Milaim Zeka ka nji aftësi të madhe të flet me sarkazma dhe të hudhë batuta megjithate dihet sheshit se ky si rralkush ka edhe nji instikt dhe aftësi per tu futë edhe aty ku ndoshta nuk duhet të futet. Megjithate pohimi i z. Milaim Zeka mbramë se në delegacionin e Dardanisë në konferencen e Rambujes ka pas edhe të tillë që nderkombëtarve u kanë thanë se nuk i pengon edhe mbetja në bashksi shtetnore me Serbinë, dhe se ka edhe shumcka tjeter të cilat z. Milaim Zeka nuk i tregon tash por do ti thotë mas 50 viteve , mendojë se këto pohime duhet të bahen publike per opinionin dhe mendojë se nuk asht aspak heret perkundrazi asht ndoshta teper vonë që populli i shkretë ta kuptojë realitetin e veprave të bajraktarve të vetzgjedhun që shkuen ta vendosin fatin e atdheut në Rambuje. E thamë se asht teper vonë sepse dihet se kush ishin pjesmarrsit e autorizuem në at mbledhje sikurse dihet edhe se kush ishin ata që shkuen atje krye në veti , por që nuk ka asnji dyshim se të tillëve dikush ju ka dhanë imzan per të shkue atje. Andaj dihet se pas Rambujes pothuej të gjith ata pjesmarres, legal dhe ilegal duelen para popullit dhe u kandiduen per poste e kolltuqe dhe e kerkuen dhe mueren voten e popullit dhe pikrisht per këtë populli duhet ta dij sa ma parë se kush janë ata që paskan pas tumir bashkjetesen në nji shtet me Serbinë. Z. Milaim Zeka duhet të vazhdojë të flas dhe mos ti len fjalet në gjysem rruge.
Mue më erdhi mirë që z. Milaim Zeka e tha se ishin vetem Presidenti Dr. Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaqi që mbrojten me dinjitet interesat e Dardanisë per shtet dhe mvetsi ndersa të tjeret ishin hiq, ishin vetem per të u pështjell neper kambë.
Poashtu më erdhi mirë që z. Milaim Zeka publikisht e tha meriten e Presidentit Rugova per mvetsinë dhe shtetsinë e Dardanisë, por u korit kur atë meritë e perkufizojë në kohen deri me 1997. Le ti mbetet kjo atij në ndergjegje , populli e dinë ma së miri dhe populli e ka tregue me voten e vetë se sa i madhë ishte, ka kjen dhe do të mbetet pergjithmonë Dr. Ibrahim Rugova. Madhshtinë e Dr. Rugovës e tregojë edhe ikja e tij në boten e amshueshme ditet mortore ne Dardani në janarin 2006.
DENONCIMET PER DHUNIME NË FAMILJE
Z. Milaim Zekaj tha se pothuej nuk ka ditë që në polici mos të paraqiten disa raste ku prindi ( baba ) e ka dhunue vajzen e vetë. A nuk asht kjo shqetsuese. Shumkush e arsyeton këtë si dukuni normale që ka ndodhë gjithmonë, por se tek neve ma heret nuk asht shkrue as nuk ashtë folë per raste të tilla dhe jo publikimi i tyne ka ndikue që nuk asht dijt per to sepse këso pisllaqesh kanë ndodhë edhe perpara. Deri dikun pajtohem me këtë konstatim. Disa tjerë e sulmojnë trendin e absorbimit të kultures prendimore me hap të shpejtë dhe kjo ka que sipas tyne deri te amoraliteti. Unë i hudhë posht pohimet e këtyne të cilet sipas mendjes time janë pikrisht ata që bajnë vepra incestuoze ose që janë potencial i rrezikshem per ti ba ato dhe në mbrendin e vetë të shpirtit psikopat ata e shfajsojnë vetveten dhe veprimin e vet tue ja hudhë fajin demokracisë dhe civilizimit per të cilat njeriu i Dardanisë u sakrifikue. Pra ata thonë: ja kjo asht demokracia që ju e doni, kjo asht kultura prendimore që ju e doni. E realiteti per këto vepra cnjerzore duhet kerkue në faktin se në trojet tona si në Dardani si në Shqipni kanë vershue emisar të ndryshem të feve dhe sekteve. Dhe posacrisht ata të sektit VEHABI kanë arrijt ti indoktrinojnë njerzit sa që sot shumica e tyne , pra e shqipfolsve që janë fut neper këto sekte haptas flasin per martesat mbrenda familjes, ashtu sikur veprojnë kurdet, arabet, palestinezet , pakistanezet etj etj popuj këta musliman. Dhe normalisht ashtu sikur feja askush tjeter nuk mund ta shperlaj trunin, andaj per shkak të predikimit trushperlames per martesat mbrenda familjes , sot vijnë edhe dhunimet seksuale në familje. Kështu mendojë unë.
Qeveria e Dardanisë duhet të brengoset per këtë dhe sociolog, psikolog dhe ekspert tjerë duhet urgjentisht të mirren me studimet per këtë dhe të ndalen veprimtaritë indoktrinuese të sekteve islamiste të cilat në nji anë predikojnë per zotin e tyne ALLAHUN dhe pejgamerin ndersa në anen tjeter i shk*** të afermet e veta në mos me hater atëherë edhe me dhunë.
Aferim z. Milaim Zeka që e bani publike edhe këtë dukuni të dhimbshme sot në trojet shqiptare.
LOPET DHE BAGTIA I BAGLOJNË VARREZAT
Z. Milaim Zeka bani mirë që e tha edhe këtë të vertetë sepse neve dijmë se me shekuj varrezat tona kanë pas vetem nga nji guri te koka dhe nji te kambet, dhe se pas disa dekadash askush nuk e ka dijt dhe nuk e din se ku e ka varrin e stergjyshit, gjyshit, babës as nanës. Dhe se kjo "KULTURË" asht predikue në emen të fes islame nga imamet tonë që nji pagë e kanë marr nga populli që ata e kanë quejt gjemat e nji pagë të majme së bashku me nji revole ua ka dhanë pushteti i Serbisë. Pse të kemi varre neve shqiptaret, mas disa dekadave nese do vjen dikush të gjurmojë ai nuk do gjen gjurmë se këtu paskan jetue shqiptaret. Me dekada neper varrezat tona kanë kullotë bagtia dhe normalisht edhe kan baglue mbi to. Kjo asht kultura islame që neve si popull na predikohet nga emisaret që marrin rroga nga Serbia dhe Rusia.
Aferim edhe per këtë z. Milaim Zeka. Vertetë ke folë pa shibel në gjuhë dhe të pergëzojë.
Selim M. Hasanaj
Sarpsborg
Norvegji