Mendime
Gjoke Vata: Mposhtja e humbjes se padrejtesise gjuhsore
E shtune, 13.09.2008, 03:51 PM
Mposhtja e humbjes se padrejtesise gjuhsore
Nga Gjoke Vata
Ne gazeten Shkodra qe ne saje te drejtuesave te saje zotnive Nik Leshai e Kabil Bushati po jep nji kontribut shum te cmueshem demokratik ne dhanjen rruge te disave nga ceshtjet tona madhore, qe kerkojne zgjidhje sa ma te drejte e te shpejte, ndesha ne shkrimin e Z. Paul Tedeskini: Te ç'fuqizohet vendimi i kongresit te 1972-it per gjuhen shqipe.
Kjo thirrje e rradhes per me cfuqizue kete ligj kaq te shemtuem ashtu si vet diktatura qe e vendosi, ligj ky, qe po rrezikon me u ba njolle pushtuese e hapsines se krejt historise se gjuhes shqipe, si te gjitha perpjekjet tjera me te njejtin qellim, meriton pershendetjen ma te perzemert te se drejtes.Nji za ma shum ne korin e kushtrimit te se drejtes, asht nji hap ma perpara drejt arritjes se qelllimit te saje. Perparimi i se drejtes i detyron zmbrapjen e gjithnjishme padrejtesise, deri prapa cakut te djallit mbasi te pa drejtet kane si mburoje xeron e mungeses se argumentave, prandej prespektiva jone mundet me e ba grupin tone te tashem armata e se ardhmes.
Perseris çka ka thane ne shkrimet e mija te ma parshme kushtue kesaj çeshtje. Nxjerrjen ne pah te vlerave te gegnishtes se sotme e kemi ne geget ne dore. Nuk ka justifikim ma te pa justifikueshem se mos ndjekja shkrimtarve gege veprat e te cilve jane shembujt e modeleve ma te perkryeme te letersise shqipe te cdo kohe. Asht e pa kuptueshme deri ne kufite ma te larget te cudise shperfillja e atyne vlerave qe u japin shkrimeve shqipe pasunine e nji larmije gjuhesore aq te lakmueshme. Kete e tregojne sa shkrimet e shkrimtarve e poetve tone te para gjysmes se dyte te shekullit te kaluem, aq korifejt e gjysmes dyte te atije shekull.
Sot per fat te keq ne vendin tone vazhdojne me u trumbetue fama e jo te mdhejve te vertete, e permenden shkitazi te medhejt e letrave shqipe si ta kishin inade Shqipnin e prandej perpiqen me e perfaqsue me ma te pa dejet e perfaqsimit. Ne medjen e shkrueme dhe elektronike shqiptare asht shpike nji term i rij qe mos perdorimi i tij ne asnje vend tjeter te botes e ban qesharak . “Gjeniu i letrave shqipe “. A ka degjue kush te thone italianet per Dante Aligierin gjeniu i letrave Italiane ?! A s'asht ky nji atentat kunder kultures se letrave shqiptare?! Kete sabotim kaq spekullues nuk e shohim ne as nji vend tjeter te Botes.
Linde pyetje: A me kete qendrim ndaj vlerave tona duem me fitue simpatine e te huejve?! Vlersimi asht ndjesia matse e meritave tona per me u ba pjestaret e familjes europiane. Ne se vlersojme shtrembet bota e qytetnuememe te drejte do te pyes : Ç'ka i duhen familjes tone keta qe i shklasin te drejtat njani -tjetrit ?!
Dihet se pengesa ma e pa kaptueshme asht mos dashja e kapercimit te pengeses e dihet se mos dashja e kapercimit te pengesave nuk i ban ndere ngurruesave. Ky ngurrim bahet perdorimi i justifikimit i mbrojtsave te se ashtu quejtunes gjuhe standarte. Per fatin e keq te se drejtes keta mbrojtsa jane te shumet ne Gegni e Kosove. Nuk jane te paket gjuhetaret e letraret kosovar qe per hire te "gjyhes standarte" e kane flake tej madheshtine e gjuhes se tyne e perdorun me aq mjeshtri nga perfaqsuesat e vertete te letersise kosovaro shqiptare. Nji letrar i permendun i Kosoves e quen gjuhen "standarte" "nderlidhsja e vertete e kulturave tona" thue se kongresi i "drejtshkrimit” paska qene nderlidhsi jone i pare, e kjo merite i takon organizatorit te tij. Mandej ai pyet me dhimbje: " Po te ç'fuqizohet standarti çfare do te behej me shkrimet e 1972-it e ketej?!" Ky zotni do te duhej te pyeste ma pare ç'fare bahet me shkrimet qe u shkruen deri ne 1972-in sidoqofte un mendoj se te tilla pyetje jane fare pa vend, mbasi nuk ka shqiptar qe nuk i kupton krejt mire si gegnishten ashtu edhe tosknishten mendoj se keta djalekte jane nga ma te per afertit ne Bote.
Çfare veshtirsije mundet me i paraqite jugorit paskajorja, pjesorja, apo ndonji vogelsi tjeter krejt e pa perfillshme a po parashtesa e percjellores tue, a po nji N ne vend te R ?! Ata qe mundohen me justifikue perdorimin e "gjuhes standarte" "Nji komb nji gjuhe", mendoj se duhen pyet: mos valle tosknishtja qenka e vetmja gjuhe shqipe?!
Nji tjeter justifikim bajat asht: " Gjuha standarte ka 34 vjet qe mesohet e qysh ta zevendsojme?!" Un nuk pretendoj me zevendsue as njanin djalekt per hire te tjetrit, por ne mbrojtsat e gegnishtes pretendojme barazin e te dy djalekteve e kete na duhet ta kerkojme aq sa ndoshta na bahen te nevojshme te gjitha mjetet demokratike qe mbrojne te drejtat e luftueme nga padrejtesia, sepse ne fundin e mandatit te legjislatures se ma parshme ithtaret e "standartit" u perpoqen me i paraqite parlamentit nji projekt ligj qe te vuloste perjetsisht vendimin e denimit me vdekje te gegnishtes dhane nga kongresi i gjoja drejteshkrimit te 1972-it. Keta zotni te deshtuem deri tash po ndikojne seriozisht ne mos pranimin e shkrimeve gegnisht nga nji numer i bajagishem i redaksive te gazetave shqiptare, e ky refuzim bahet ne baze te zbatimit te ligjit enverist per gjuhen shqipe. Me justifikin gjoja ne emen te “gjuhes se ndjesuar” e cila asht nji makineri tosknishtje me nji vide te vockel gegnishtje, e kjo grimce gati e pa dukshme e gegnishtes asht marre vetem e vetem per me justifikue fjalen ”njesim” duke e ba kete justifikim ma te pa justifikueshmin e te gjitha justifikimeve. Ky shej ogurzi verteton se komunizmi vashdon te vegjetoje ne shqipnine tone te sotme sinonim me anarshi keta 0 gjuhtar qe mendojne me u sherbye atyne demokracia e jo ata demokracise e presin gjithmone at rastin e arritjes se qellimit te tyne. Ata besojne se gjepurat kane me qene per jete te jetve diktature sunduese e fakteve. Te drejten duhet ta mbroje çdo i drejte pa mbarsisht vendlindjes a po vend banimit te tij. Atdheu i te gjith shqiptarve asht Shqipnia, jo krahina.
Poeti yne i madh Ndre Mjeda si ta kishte parashikue kongresin gjuhesor te 1972-it shkroi:
Qofte mallkue kush qet ngatrrime
Nder kta vllazen shoq me shoq,
Kush i ndane me gjuhe e shkrime
Çka natyra vete perpoq.