E diele, 28.04.2024, 05:35 AM (GMT+1)

Mendime

Xhevat Rexhaj: Boshnjakët dhe serbët - Republika e Kosovës

E premte, 19.09.2008, 08:01 PM


Xhevat Rexhaj
BOSHNJAKËT DHE SERBET -  REPUBLIKA E KOSOVËS

Nga Xhevat Rexhaj

Nganjëherë jam në  mëdyshje, se  a duhet njeriu të bëj diçka edhe kur nuk ka nevojë, apo edhe kur nuk ka çka të bëj tjetër, në këtë rast jam në mëdyshje a të shkruaj  për diç që vërtet më nevrikos shpesh në jetën time këto vitet e pas luftës ,sidomos tani pas njohjes formale të pavarësisë së Kosovës , apo jo.

Mirëpo shikuar nga vetë dinamika e jetës dhe nga shumësia e obligimeve, sidomos të njerëzve që janë edhe në marrëdhënie pune dhe duhet të përkujdesen për mbajtjen dhe ngritjen e një familje disi normale në mërgatë, e që nuk është aspak e lehtë, e shoh të arsyeshme që s¨paku të gjendet mundësia të shkruhet apo të bëhet diçka e meritueshme, te e fundit për disa lexues dhe veten e vetë.

Njeriu për çdo ditë po ballafaqohet me shumë lajme, me shumë deklarata dhe me shumë vendime, të natyrave të ndryshme, e mua më së shumti ende po më preokupojnë , të gjitha këto që kanë të bëjnë për Kosovën dhe  rreth Kosovës, kuptohet edhe ato rreth trojeve etnike shqiptare po se po. Thënë të drejtën edhe pse të njohur formalisht nga demokracitë botërore, Republika e Kosovës ende është në një rrugë me gjemba, dhe me të papritura, pra me prita pas shpine. Shteti i ynë edhe pse me një ndihmë të pakursyer dhe vëllazërore të Shtetit Shqiptarë, dhe aleatëve tanë në krye me SHBA, prapëseprapë është në deficit sa u përket njohjeve-pranimeve diplomatike nga ana e shteteve të shumta të botës.

E kam shkruar edhe në një shkrim, se disi me lehtësi Serbia ende si në kohën e Titos,  po ka miq të mirë, dhe ku më shumë se në Afrikë dhe Azi, e konkretisht te shtetet, që në Kosovë dhe viset tjera shqiptare po mbushin infrastrukturën me objekte fetare- xhamia të stileve dhe sekteve të ndryshme, por nuk po duan të na pranojnë si shtet- pa koment. Ne kemi pasur mjaft xhamia dhe është mirë që ishin dhe janë si objekte fetare, por ato të vjetrat le të shërbejnë edhe si monumente, ama të mbushen qendrat dhe fshatrat me nga 20 e më shumë xhamia dhe të bllokohen rrugët e kryeqytetit për falje e ..., në këtë kohë të globalizimit dhe zhvillimit dinamik teknologjik, është vërtet absurde.

Më parë në një shkrim tjetër timin pata cekur disa gjëra rreth kohës pas 1981, kur në Istog stacionoheshin “ milicit speciale “nga ish njësitë federale të asaj kohe, për të qetësuar- rrahur dajak- shqiptarët. Ne Istogalit, e kemi në kujtesë, sjelljen brutale dhe shtazarake të policëve nga Bosnja e Hercegovina, vërtet brutal ishin sa qëndruan në Istog.

Pas shumë vitesh, kur filloi lëkundja e ish federatës, u pa se katastrofën e madhe do ta pësoi mu populli i Bosnjës, pra Boshnjakët. Kjo edhe fatkeqësisht ndodhi, në luftën dhe vrasjen e lirë që e ushtronin  shkit, dihet se u vranë më shumë se 300 000, fëmijë, gra dhe burra boshnjak. Për të mos u fshirë boshnjakët nga faqja e dheut, prapë vendosën dhe ndërmuaren hapa konkretë Amerika me aleatë ,dhe e ndali shfarosjen e tyre. Në këto kohë pos disa talebanëve që i ishin ardhur në ndihmë popullit boshnjak, nuk pati ndihma tjera nga vëllezërit e tyre myslimanë dhe islam, përkundrazi ata haptas e përkrahën në shumë mënyra Serbinë. Për të mos u zgjatur më tepër lufta mbaroi dhe vetëm një qytezë humbi 8 000 qytetarë mysliman-boshnjak, në masakrën e shekullit, që dihet si masakra e Srebrenicës.

Këto kohë isha në Zvicër,  dhe përcilleshin ngjarjet përmes mjeteve të ndryshme të informimit, ne shqiptarët e kishim drojën se kur shkau bënë masakër dhe kësi gjenocidi ndaj myslimanëve me të cilët kishin një gjuhë dhe kishin shumë lidhje të mira e sidomos martesore, ahere kuku çfarë do të bëjë me ne shqiptarët?!.

Edhe në ato kohë kur  kishim ndonjë kontakt me boshnjak mërgimtar apo edhe të ikur nga lufta, bisedat me ta nuk të jepnin të kuptosh se ata ishin mirënjohës për çlirimtarët, Naton e Amerikën, por ata ishin drejtuar edhe më shumë kah lindja. Filluan me shamia, dhe filluan të shajnë Amerikën. Në një tryezë të mbajtur në një medie të vendit ku jetojmë, në kohën kur ishte lufte e UCK së dhe  NATO kundër makinerisë shfarosëse serbe  në Kosovë, përfaqësuesi i boshnjakëve kishte qëndrime të afërta me atë të serbëve, duke përmendur se ja ju shqiptarët e shpartalluat Jugosllavin, dhe ai ishte kundër vetëvendosjes së Kosovës, e tjera e tjera. Disa boshnjak, dhe goranë të Kosovës fëmijët e tyre ende i dërgojnë në klube dhe shoqata kulturore “ Kollo”, dhe takime serbe, ndërsa në anën tjetër i sheh të shkojnë bashkë me shumë shqiptarë ne xhamia të vetëshpallura nëpër Zvicër, se di a duan komente këso rastesh të shumta në perëndim. Si për ironi sot e tërë ditën myslimanët që flasin gjuhën serbe edhe pas tragjedive të përjetuara nga ana e serbit, mbajnë shoqëri të mirë me ta, pra me serbët, dhe shihen të jenë  bashkë. Mua personalisht nuk më befason një gjë e tillë, por fatkeqësisht po më befason një fenomen tjetër, ke një numër të shqiptarëve, jo të vogël që dëgjohen duke sharë Amerikën për kinse ato të këqija që ia bënë Irakut, apo arabëve myslimanëve në përgjithësi. Të tillët deklarohen hapur se kush është kundër ramazanit dhe fesë myslimane është antikombëtarë- këto gjëra  dhe të tjera vërtet destruktive me theks antishqiptarë duhet të mbjellin frikë sinqerisht. Po kthehem prapë te myslimanët- boshnjakët, më ra të lexoi deklaratën e sekretarit të konferencës islamike, diplomatit nga Turqia i cili tha se ju shqiptarët duhet të tregoni se vërtet jeni mysliman, pra bota islame duhet ta dijë se ju jeni myslimanë. Nuk e di çfarë i ka thënë ministri i ynë Z. Hyseni, por ishte dashur të i tregoi se shqiptarët nuk janë myslimanë, por janë SHQIPTARË, të fesë myslimane , krishtere dhe orthodoxe. Pra, nëse shtetet islamike, që po përqafohen dhe po merren në ngrykë me Jeremiqat dhe Tadiqat, duan të dinë se a jemi myslimanë ajo, së pari duhet të mos financojnë ideologji dhe xhamia të tepërta, e së dyti duhet të kuptojnë se së pari feja e shqiptarit është shqiptaria, e pastaj vijnë të tjerat. Për, shqiptarinë, që jetuan dhe u masakruan nën sundime të huaja, 540 vjet nën Turqi, më shumë se 100 vjet nën Serbi e nën armiq

Kastrioti - Jashari - Rugova
të tjerë, kanë  luftuar, dhe sqaruar mirë se kush jemi ne, pra Gjergj Kastrioti, Presidenti Ibrahim Rugova, Adem Jashari me UCKnë, dhe mijëra kombëtar të tjerë, për ta vulosur atë thënien e Vaso  P. Shkodranit” FEJA E SHQIPTARIT ËSHTË SHQIPTARIA” nënë këtë vulë e mundëm edhe Serbinë sepse ishim tërë shqiptarët bashkë.

I lidha këto çështje edhe nga një emocion apo thënë më mirë një nevrikosje,  kur lexova sot në lajme të ndryshme, në internet se, Boshnjaku- Ministër i Serbisë Rasim Lajiqi do të shkonte eksplicitë dhe enkas në Nju Jork për të lobuar, te vendet tona “ vëllazërore myslimane” që të votojnë rezolutën për Kosovën pra për gjyqin ndërkombëtar. Duhet thënë se me këtë sjellje Rasim Lajiqi, e fatkeqësisht edhe shumica e Lajiqëve  të tjerë,  janë bashkë me xhelatin e kundër viktimës, e në rastin  e luftës dhe gjenocidit serb, shqiptarët dhe boshnjakët, mund të themi se ishin” vëllezër viktima”. Dikush mund të thotë se këso shkrimesh kanë erë kundra myslimanizmit, varet kush si i shef gjërat, dikush mat me bark e dikush me kokë, ama realiteti është i tillë fatkeqësisht duke u nisur nga, Jusufspahiqi, Zilkiqi e Zurlokiqi, si Imamë të mëdhenj, e të tjerët fqinjë tanë boshnjak e goranë nuk kemi përkrahje, përkundrazi dihen deklarimet e ish Imamit të madh Jusufspahiq për Kosovën qysh herët. Nuk po i fus që të gjithë në një thes, por po shihet qartazi se kush  vërtet është me ne shqiptarët e kush kundër nesh shqiptarëve, thjeshtë besimet, islami dhe orthodoksizmi janë kundër nesh, ndërsa bota e përparuar dhe e besimit krishterë është bashkë me ne, fjalët e thëna në vesh nga Nëna e Madhe Terezë Papa Gjon Palit- Vojtila e trasuan rrugën e shqiptarëve.

 Pra, ne shqiptarët  kemi ende rast mos të gabohemi sikur ahere që gaboi ish komunisti  Enver Hoxha, kur u orientua gabimisht kah bolshevizmi , edhe ai kishte lëshuar shumë pe kah besimi ortodoks, tërë Qeverinë e tij  e mbanin ata të jugut, andaj të jemi pak fetar, por së pari të jemi shqiptarë. Jemi dëshmitarë, se aty ku feja ia peshon, dhe vëhet mbi kombin, ndodhin vetëm të këqija.

Të jemi mirënjohës, mos të harrojmë, se disi kam frikën që neve shqiptarët shpesh herë për pak mashtrohemi, e fundi na del i keq. Miqtë të i kemi miq, e armiqtë të i dimë se i kemi armiq, sidomos tani kur janë kundër nesh. Të mendojmë për të ardhmen dhe për trojet tona në përgjithësi, me miçë të fortë i bëjmë bashkë, ndërsa...

Xhevat Rexhaj
shqiptar



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:

Video

Qazim Menxhiqi: Niset trimi për kurbet


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora