E shtune, 27.04.2024, 11:12 PM (GMT+1)

Mendime

Gafurr Adili: ''Maqedoninë' e shpëton vetëm federalizimi i saj..!

E enjte, 18.09.2008, 06:25 PM


Gafurr Adili
„MAQEDONINË“ E SHPËTON VETËM FEDERALIZIMI I SAJ..!

Nga Gafurr ADILI

“Maqedonia”, apo Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, (FYROM), një shtet artificial ky , i krijuar pas Luftës së Dytë Botërore, mbi territorin shqiptar (10 mijë kilometër katrorë) dhe ate bullgar, po përballet me një krizë të madhe, jo vetëm ekonomike (vendi i dytë më i varfër në Evropë, pas Kosovës, sipas raportit më të ri të Bankës Botërore), por edhe sociale dhe politike, krizë kjo e cila këtë krijesë artificiale, pa emër, pa gjuhë dhe pa identitet (Greqia emrin dhe, si dhe bullgarët gjuhën dhe identitetin), e ka sjellur në një stad të atillë, të cilën lirshëm edhe mund ta cilësojmë dhe ta emërtojmë si e sëmuara aktuale e Ballkanit.

Ndikimet e huaja mbi të sëmurën e Ballkanit..!

- Greqia, që për shkak se në shtetin e saj ekziston Maqedonia e Egjeut (Maqedonia e vjetër), me kryeqendër Selanikun (në fshatin Kokushë, 1 km. larg Selanikut, ka lindur "ideologu" i sllavo-maqedonasëve - Goce DELCEV), me mbi 60% të investimeve të saj ekonomike, ka arrijtur që “Maqedoninë” ta ketë të pushtuar e të kolonizuar plotësisht dhe ta ketë nën vartësinë e saj neokoloniale dhe të ndikojë, së bashku me aleaten e saj- Serbinë, në të gjitha sferat sociale dhe politike të jetës shoqërore të së sëmurës së Ballkanit.

- Serbia, ka arrijtur të ruajë ndikimin e saj institucional dhe politik te IRJM (FYROM), ku  institucionet kryesore shtetërore, që janë: shërbimi sekret (DBK), prokuroria dhe gjyqësori, si dhe dy partite kryesore sllavo-maqedonase (LSDM e Branko Crvenkovskit dhe VMRO-DPMN e Nikolla Gruevskit) kokën e tyre e kanë patur dhe e kanë në Beograd. Këtë gjë e dëshmoi edhe Kondova (në vitin 2005) e  Menduh THAÇIT, i cili në emër të patriotizmit fallco të Tij, me veprimet e Tij (përmes Agim KRASNIQIT), duke krijuar trazira shumë pranë Shkupit, në kohën kur diskutohej që andej (nga Shkupi) dhe përmes Strugës të kalonte Projekti Amerikan AMBO, shumë rëndë i demtoi interesat madhore kombëtare, sepse ky projekt (Projekti AMBO) dështoi dhe fitoi Projekti Rus GASPROM, për çka dyshohet që zoti M. THAÇI të ketë marrë mbi 20 milionë euro nga qarqet antishqiptare dhe antiamerikane serbo - ruse, si dhe Brodeci i zotit Ali AHMEITI, ku ishte e implikuar edhe Serbia, oficerët e së cilës dejtuan operacionet ndërshkuese e vdekjeprurëse sllavo-maqedonase mbi shqiptarët e Malësisë Sharrit. Pushtetarët sllavo-maqedonas, si Crvenkovski ashtu edhe Gruevski, sa herë që të dëshirojnë të shkojnë të festojnë festën e tyre në Manastirin Prohor-Pcinski (shumë pranë Vranjës) duhet t'i marrin leje Beogradit.

- Bullgaria, aktualisht nuk ka ndonjë ndikim të madh mbi IRJM-në, përvec një ndikimi opozitar përmes ish- Kryeministrit Lupco GEORGIEVSKI dhe paritisë së Tij shumë minore, i cili ka arrijtur që deri më tani mbi 200 mijë qytetarë të pjesës lindore t’i pajisi me nënshtetësi e pasaporta bullgare. Por, duke qenë se Bullgaria është anëtare e Bashkimit Evropian, pritet që ndikimi i saj të rritet edhe më shumë, pa harruar se në Bullgari ekziston një qytet me emrin Sandanski, të Heroit të Bullgarisë - Jane SANDANSKI, të cilin "Maqedonia" pretendon se e ka heroin e saj, kur dihet fakti që Bullgaria e ka cilësuar si Cari i Pirinit, të Maqedonisë së Pirinit, që gjindet në Bullgari.

- Shqipëria dhe Kosova, që të dyja, ashtu si Tirana zyrtare, të cilën e obligon neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë: “Republika e Shqipërisë obligohet t’i mbrojë të drejtat kombëtare të shqiptarëve jasht territorit të saj", edhe Prishtina zyrtare, as nuk kanë patur dhe as nuk kanë ndonjë ndikim aty, përvec interesimit dhe implikimit të tyre gjatë fushatave  elektorale dhe zgjedhjeve parlamentare në IRJM, vetëm e vetëm që në pushtetin sllavo-maqedonas të sjellin njërin nga dy aleatët e tyre (PDSH-në e zotit Thaci apo BDI-në e zotit Ahmeti), përmes të cilëve lëvizin biznestet e tyre nga Porti i Durrësit për në Prishtinë. Dhe, ky interesim dhe implikim i Tiranë zyrtare apo edhe i Prishtinës zyrtare do të zgjasë vetëm deri sa të përfundojë autostrada Durrës- Prizren-Prishtinë, dhe më pas interesimi i tyre do të jetë i njejtë me interesimin e tyre për Kosovën Lindore (Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin), që është barazas me interesimin dhe përkushtimin e tyre për një shtet të Afrikës së Jugut, sepse atje ( në Kosovën Lindore), as pozita dhe as opozita e Tiranës dhe as ajo e Prishtinës, nuk kanë interesa dhe levërdi të biznesit të tyre ekonomik.

 - Bashkimi Evropian (BE), artificialisht dhe për interesat e saj strategjike, ndër të cilat është edhe ajo që kam potencuar në shkrimin t’im me titull: “Rreziqet që i kanosen Kosovës dhe gjithë Kombit Shqiptar..!”, po e ledhaton të sëmuarën e Ballkanit, dhe edhepse IRJM nuk ka arrijtur që t’i përmbush as 20%-shin e standardeve për në BE, eksponentë të saj shprehen sikur ajo na i paska përmbushur mbi 60% të standartëve të nevojshme, gjë që ridëshmon faktin se BE gjithmonë në raste të tilla vepron vetëm sipas ndikimeve arbitarare dhe interesave politike të saj, siç ka qenë edhe rasti i antarësimit të Greqisë në BE, apo sic është tani edhe rasti i mospranimit të Turqisë në këtë Bashkim Evropian.

- SHBA dhe NATO, gjithashtu për interesat e tyre gjeopolitike dhe gjeo-strategjike në Ballkan, janë shumë të interesuar që IRJM-në ta fusin në gjirin e Aleancës Verio-Atlantike...?!

C'ka duhet bërë dhe si duhet vepruar për të evituar gjakderdhjen në Ballkan...?!

Konsideroj që, për të evituar gjakderdhjet e shkaktuara nga viti 1991 e deri më tani, të shkaktuara nga pushteti sllavomaqedonas, si në Ladorishtë, në Bit-Pazar, në Gostivar dhe në Bicincë të Kërcovës, si dhe Lufta e vitit 2001, Kondova dhe Brodeci ( vitin e kaluar), doemos dhe urgjentisht bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), përpara se IRJM-në ta pranojnë në BE dhe në NATO, si dhe sa nuk është bërë tepër vonë, duhet të ndërhyjnë në konfigurimin juridiko-shtetëror të së sëmurës së Ballkanit dhe “Maqedonia” të bëhet shtet federal midis shqiptarëve dhe bullgarëve, sipas modelit të Belgjikës, në të kundërtën, ashtu siç Belgjika që rrezikohej të ndahej me gjakderdhje (para se të bëhej shtet federal midis flamanëve dhe valonëve), edhe IRJM është shumë pranë ndarjes së saj me gjakderdhje, gjakderdhje kjo që mund të shkaktojë një Luftë ë Tretë Ballkanike, në këtë Ballkan “fuçi baroti”, luftë kjo që do të mund të provokojë edhe një luftë më të madhe, të përmasave më të gjëra ndërkombëtare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora