E merkure, 01.05.2024, 03:59 PM (GMT+1)

Mendime

Isuf B. Bajrami: Ndërtimi i kazermës në Cepotin është kërcënim i paqes dhe sigurisë në Ballkan

E merkure, 17.09.2008, 09:32 PM


Isuf Bajrami
Letër e hapur

Saqipi e porosit Tadiqin, mos ta provkoj paqen dhe sigurinë në Kosovën Lindore

NDËRTIMI I KAZARMËS NË CEPOTIN
ËSHTË KËRCËNIM I PAQES DHE SIGURISË NË BALLKAN

Nga Isuf B. Bajrami

Sipas zyrtarëve qeveritarë serbë baza ushtarake e Cepotinit, do të jetë e ndërtuar sipas standardeve evropiane dhe qëllimi i saj është që të ofrojë sa më shumë siguri në Jug të Serbisë. Në bazën e Cepotinit do të vendosen disa qindra ushtarë, do të ketë pjesëtarë të xhandarmërisë, forcave speciale sipas nevojës edhe pjesëtarë të policisë të cilët do të vendosin siguri në Jug të Serbisë.
Ky objekt është i pozicionuar në një vend strategjik ku mund të vëzhgohet kufiri administrative me Kosovën dhe në rast urgjent edhe intervenimi do të jetë më i shpejt ku do të kanë një bashkëpunim të mirë më UNMIK-ut , e gjithë kjo bëhet për hirë të serbëve që jetojnë në Kosovë.

Militarizimi

Në vend se të ndërtohen një shtëpi paqësore, ku do të shërbej për gërshetimin e ideve, mendimeve dhe projekteve për ta ndërtuar paqen e përhershme dhe të sigurt në këto pjesë të Evropës Juglindore, Serbia ende hahet me ato ide të vjetra ku shpenzon mjete financiare për ta ngritur bazën ushtarake që kap vlerën rreth 1 miliardë e 300 milion dinarë. Përse?! Kjo është ajo flizofia se në Serbi nuk ka përparim e demokraci, përpos militarizimit, krimit të organizuar, korrupcionit dhunës e kontrabandës, të cilat kanë qenë dhe mbesin dukuritë më të shumtuara të shoqërisë sonë dhe një nga pengesat kryesore të paqes në rajon.
Qytetarët e Kosovës Lindore, nuk kanë nevojë për kazema ushtarake, e as për njësi speciale, sepse ata akujt nuk i kanë bërë keq, ata vetëm dëshirojnë të jetojnë në pronat e tyre private, në bizneset e tyre, të qetë e të sigurtë, si qytetarë të lirë.
Thjesht, qytetrët tanë dëshirojnë liri, paqë e siguri, dëshirojnë që fëmijët tanë të rriten pa presione psikike e as kërcënime, ata nuk dëshirojnë ta shikojnë jetën përmes tytave të pushkëve, nga se një filozof ka thënë:”Kush nga palla rron, nga palla pëson”.
Ka ardhur koha që bashkësia ndërkombëtare t’i korrigjoj gabimet e bëra në lidhje me procesin politik dhe demokratik të Kosovës Lindore, nga se po mos t’i printe kjo popullatë paqes dialogut dhe tolerancës, ende prceset integruese evropiane do të ishin në gjysmë të rrugës dhe nuk do t’i vinte në “kuti” Tadiqit dhe Thaqit sot të lavdërohen para faktorëve ndërkombëtarë për avancimin e proceseve demokratike.

Dialogu

Kur kanë startuar proceset integruese evropiane në rajonin tonë, Serbia dhe Kosova vuanin nga ethet e hakmarrjes dhe tensioneve, ndërsa bashkësia ndërkombëtare ka qenë shumë larg për t’i futur në dialog dhe në bisedime Prishtinën dhe Beogradin.
U’a kisha përkujtuar Prishtinës dhe Beogradit se e keni gabim një mijë herë nëse mendoni që procesin politik dhe ekonomik të Kosovës Lindore ta mbani peng si dhe ta injoroni pozitën e sajë për ta sigurua paqen dhe stabilitetin afatgjatë në këto pjesë të evropes Juglindore.
Cfarë demagogjie të demoduara të Tadiqit dhe Qeverisë Serbe të cilët trumbetojnë para botës se Serbia është për integrim në familjen Evropiane, se e ka ndryshu kursin e vjetër politik, se njerëzit e Milloshit po i transferon në Hagë, ndërsa Kosovën Lindore do ta mbaj Poligon ushtarësh dhe të robëruar si dikur Kosovën. Pa u mërzitur fare se kjo jep alarme të reja kundër popullit shqiptar dhe kërcënim të paqës në Ballkan.
Pra, nuk di përse Serbia ndërton Bonstil serb në territor shqiptar, dhe shtiren se janë për demokraci dhe për Evropë.

Nga Qendra Informative e PDK-së, Bujanoc
17.09.2008



(Vota: 3 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora