E diele, 28.04.2024, 08:53 AM (GMT+1)

Mendime

Kristina Rasi: Rusia në luftë ''diplomatike'' kundër Kosovës dhe Evropës!

E merkure, 17.09.2008, 09:52 PM


RUSIA NË LUFTË „DIPLOMATIKE“ KUNDËR KOSOVËS  DHE  EVROPËS!

Nga Kristina RASI

Rusia, herë hapur e herë maskuar, siç po shihet, po luan me Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) si macja me miun, ajo po ia ndalon asaj miratimet e çdo lloj rezolute që po propozohet nga ana e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rusia, pas bllokimit të shumë rezolutave, vuri veton kundër një Rezolute për Kosovën dhe bllokimin e Pavarësisë së Kosovës sipas „Planit të Ahtisaarit“, ani se po shihet mirëfilli se ky plan nuk i gëzon as për së afërmi synimet dhe aspiratat e popullit shqiptar të Kosovës për liri, si dhe nuk bazohet në të drejtën e kombit shqiptar për vetëvendosje.

Ky plan i Ahtisaarit, praktikisht dhe lirisht mund të quhet një kolonizim i ri nga ana e BE-së, në emër të kompromisit të udhëheqjes së Kosovës, që ata vetë bën me Rusinë dhe Serbinë, dhe se kinse ky qenka plani „optimal“ për Kosovën, po që Rusia nuk e kishte cakun aty, synimet dhe planet e Rusisë nuk ishin dhe nuk janë që të ndalojnë „Planin e Ahtiaarit“, Rusia synon të bëhej si në kohërat e „Carëve“, në një mënyrë dinake me mjete diplomatike.

Ish -Presidenti dhe kryeministri i tanishëm rus, Vladimir Putin dhe Presidenti i tanishëm rus Demitriv Medvedev po luajnë me besnikëri rolin e carëve të mëparshëm, të Rusisë, kur po luftojnë në mënyrë „diplomatike“, madje edhe të hapur kundër Evropës së Bashkuar.

- Arsye e tyre dhelparake para OKB-së ishte se: sipas tyre, Kosova përbënë një precedent në arenën ndërkombëtare, dhe se kinse po mbështesin Serbinë për të „ruajtur dhe mbrojtur“ „territorin dhe sovranitetin“ e shtetit serb, dhe „drejtësisë ndërkombëtare“ (që serbët vërtetë të  mendojnë se Rusia i ndihmon dhe i do ata), dihet fare mirë se Rusia nuk e ka ndihmuar Serbisë asnjëherë për interesat e serbëve, por, për interesat e veta , në fakt, Rusia po i shfrytëzon serbët për qëllimet „madhore“, për një Ribashkim Sovjetik të Ri , kuptohet në „kurriz“ të BE-së, dhe NATO-s.

Aty, (para Këshillit të Sigurimit), Rusia paralajmëroi hapur një luftë të re, ku Rusia përmendi se Kosova është një precedent për Osetinë Jugore dhe Abkazinë, këto plane i kishte përpiluar Rusia shumë mirë dhe shumë kohë me parë, që t’i rikthej këto pjesë të Gjeorgjisë nën „ombrellën” e tyre cariste.

Këto plane të Rusisë, siç duket BE-ja nuk po donë t’i dijë as t’i dëgjojë fare, BE-ja, vazhdoi të veprojë në të njëjtën mënyrë, me një politikë pasive ndaj Kosovës dhe ndaj Gjeorgjisë, duke menduar se Rusia do të ketë „mëshirë „ ndaj demokracinë evropiane dhe botërore.

- Disa muaj më vonë pas shpalljes së "Pavarësisë së Kosovës", Rusia i bëri ato plane dhe ato paralajmërime, realitet, filloi luftë të hapur kundër BE-së, SHBA-ve dhe kundër demokracisë botërore, në emër të „mbrojtjes së të drejtave dhe lirive të njeriut“, në Abkazi dhe Ostesinë Jugore, ndërhyri „pa pritmas“ ushtarakisht në Gjeorgji, dhe kinse „po shpëton” ato territore  që sipas tyre janë të „pushtuara“ nga Gjeorgjia, por, njëherit ajo „harroi“ drejtësinë ndërkombëtare që thoshte me parë për Kosovën, kështu që e „zuri“ Evropën Plakë në gjumë të thellë, dhe duke ëndërruar bukur për zgjerimin të mëtutjeshëm të Bashkimit Evropian.

Në ketë mënyrë, Rusa po ua mat pulsin Bashkësisë Evropiane dhe NATO-s, se deri ku mund të shkojnë, dhe se sa është e përgatitur Evropa dhe NATO-ja për ndonjë luftë tjetër të mundshme nga ana e Rusisë, që ka në planet e saj, siç janë: Polonia dhe Ukraina, kur Rusia ka kërcënuar hapur këto vende, si Poloninë ashtu edhe Ukrainën.

Poloninë, (vend i Bashkimit Evropian), ka kërcënuar se ajo po e bën veten e saj cak të sulmeve të mundshme të Rusisë ndaj këtij vendi, për shkak të marrëveshjes që Polonia e firmosi me NATO-n për vendosjen e një baze raketore në territorin polak.

Rusia, po kërcënon hapur edhe Ukrainën, (ish pjesë e Bashkimit Sovjetik), i cilin po synon të hyjë në NATO dhe në BE-në sa më shpejt, por, që Rusia po e kundërshton me të gjitha mjetet që i ka në dispozicion një gjë te tillë, Rusia synon që të rikthej  këtë vend të ( ish Bashkimit Sovjetik), prap në një „Bashkim Sovjetik të Ri”.

Sa është e gatshme NATO-ja dhe BE-ja ndaj kërcënimeve ruse?!

- BE-ja, si çdo herë po orvatet  të bëjë kompromise me Rusinë, dhe kuptohet nën “kurrizin” e disa vendeve të cilat i ka në gjirin e saj, të Evropës së Bashkuar, dhe të atyre që synojnë hyrjen në këtë Union, por edhe të shteteve ballkanike, siç është Kosova dhe Ribashkimi i saj me shtetin amë, Shqipërinë.

- NATO-ja, dhe BE-ja nuk po munden apo nuk po duan që t´ia ulin kokën kësaj  politike egërsie ruse, kjo  është punë e tyre; por, një fakt është i sigurt që: kjo politikë anti-njerëzore  është shumë kërcënuese për paqen dhe stabilitetin jo vetën në BE-në dhe në Ballkan, por edhe për  SHBA-të dhe për tërë botën, siç duket NATO- ja, po tregon se ka “një respekt të madh“, për të mos thënë një lloj frike ndaj kësaj ish superfuqie botërore e paraqitur në dukje si demokratike, por në fakt që po i zbaton ëndrrat rusomëdha të carëve okupatorë dhe xhelatë të popujve jo sllavë.

 - NATO-ja dhe BE-ja, nuk po tregojnë asnjëherë gatishmërinë që duhet treguar ndaj politikës kolonizuese ruse, këto po e  lejojnë Rusinë të bëjë agresione, t´i sulmojë vendet sovrane, kudo nëpër botë; ashtu siç bëri me ish - Jugosllavinë, kur lejuan serbët të sulmojnë gati të gjitha republikat e ish- Jugosllavisë, dhe më në fund pasi që serbët përfunduan së përgjakuri popujt liridashës për orekset e tyre kundër kombeve të tjera që jetonin në atë federatë jugosllave, ndërhyri dhe bëri  kinse, “marrëveshje paqësore“.

- Rusia, nuk bëri luftën në Ostesinë Jugore dhe Abkazi, për interesat serbe dhe për „hakmarrje“ të saj ndaj shpalljes së “pavarësisë “ së Kosovës, por bëri thjesht për orekset e veta kolonialiste që i ushqen për t’ u rikthyer  në një superfuqi dhe për një „ Bashkim Sovjetik të Ri“, tmerrësisht ekspansionist.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora