E shtune, 27.04.2024, 02:32 PM (GMT+1)

Mendime

Gafurr Adili: Shqiptarët dhe ''Pakoja Ahtisaari''...!

E premte, 19.09.2008, 07:42 PM


Gafurr Adili
Shqiptarët e "Republikës" së Kosovës po ia shofin sherrin „Pakos Ahtisaari“, të cilën tanimë e kanë zbërthyerë edhe shumë intelektualë atdhetarë, jo vetëm nga Tirana, Prishtina, Shkupi, Presheva e Bujanoci dhe Ulqini, por edhe nga diaspora shqiptare; kurse, bashkësia ndërkombëtare dhe përfaqësusit e tyre, të akredituar në Prishtinë, rregullisht dhe sistematikisht deklarojnë se:

„Pakoja e Ahtisaarit“ ka qenë dhe mbetet zgjedhja më e mirë për Kosovën, që favorizon popullin shqiptar të Republikës së Kosovës...!?  Këtij kori të ndërkombëtarëve, rregullisht dhe sistematikisht, me  propagandën e tyre (përmes të gjitha masmediave vizive dhe të shkruara), i janë bashkangjitur edhe të gjitha partitë politike, jo vetëm të pozitës por edhe ata të opozitës: të Prishtinës, të Tiranës dhe të Shkupit, kurse partitë politike të shqiptarëve nën Serbi (Kosova Lindore) dhe ato në Mal të Zi, si dhe PDI (Partia për Drejtësi dhe Intergim) e popullsisë shqiptare nga Çamëria (në Republikën e Shqipërisë),po heshtin pakuptueshëm dhe nuk po kërkojnë që ato favore të cilat bashkësia ndërkombëtare (përmes „Pakos së Ahtisaarit“), ia paska bërë Kosovës dhe popullit të saj, t’ia bëjë edhe Serbisë, edhe Malit të Zi dhe edhe Greqisë, sepse ne shqiptarët as nuk kemi dashur dhe as nuk duam që të jemi të privilegjuar karshi fqinjëve tanë, si: Serbia, e cila në gjirin e vet, krahas shqiptarëve të Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës e Bujanocit) dhe mbi 100 mijë shqiptarëve në Beograd, ka edhe hungarezë, rumunë, kroatë, boshnjakë, bullgarë, romë, etj…, apo Mali i Zi, i cili gjithashtu, krahas kombësisë shqiptare aty, që sipas statistikave zyrtare (të falsifikuara) përbëjnë 8%-shin e popullsisë së përgjithshme të Malit të Zi, ka edhe mbi 30% serbë dhe pastaj edhe boshnjakë, kroatë, romë dhe të tjerë, apo në Greqi, ku krahas popullsisë arvanitase (mbi 2 milionëshe), në Greqi jetojnë edhe turqë, bullgarë, kucovllahë, romë dhe shumë minoritete tjera.  Pra, "Republika" e Kosovës, me mbi 90% shqiptarë, nga bashkësia ndërkombëtare është cilësuar si një shtet multietnik dhe kështu nuk cilësohet as Serbia, as Mali i ZI, as IRJM (ku po sipas statistikave të falsifikuara, kombësia shqiptare aty përbënë 27,5%-in e popullësisë së përgjithshme të së sëmurës së Ballkanit) dhe as anëtarja e Bashkimit Evropian dhe e NATO-s, Greqia, e cila të gjithë minoriteteve ua ka ndryshuar, jo vetëm përkatësinë e tyre kombëtare, por edhe ate konfesionale, dhe të gjithë i ka regjistruar grekë dhe ortodokës, si dhe të gjithë ata që nuk e kanë pranuar dhe nuk i janë nënshtruar kësaj trysnie e represioni shtetëror grek, janë detyruar të largohen, apo edhe me dhunë e gjenocid janë dëbuar për në Turqi dhe për në Shqipëri, siç ka qenë edhe fati i kombësisë (muslimane) nga Krahina e Çamërisë dhe nga Krahina e Kosturit, gjysma e të cilëve aktualisht jetojnë në Republikën e Shqipërisë dhe po aq edhe në Turqi.  Nëse bashkësia ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), përmes “Pakos Ahtisaari”, me të drejtë, kërkon rikthimin në Kosovë të të gjithë të larguarëve (edhe serbëve) nga Kosova, për çka janë shumë të përkushtuara të gjitha institucionet vendore të Prishtinës, shtrohet pyetja, se pse kjo bashkësi ndërkombëtare (OKB, BE, SHBA dhe NATO), një gjë të tillë nuk ia kërkon edhe Greqisë, anëtares së OKB-së, të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s, apo edhe anëtares tjetër të OKB-së, Serbisë, kur dihet fakti se nga Kosova Lindore (Presheva, Medvegja dhe Bujanoci), pas Luftës së vitit 2000 dhe në vazhdim, nga atje janë larguar mbi 50 mijë shqiptarë, të cilët janë vendosur në "Republikën" e Kosovës, si dhe nga dhuna dhe represioni i aparatit të dhunës (ushtrisë dhe xhandarmërisë serbe), si dhe nga varfëria e madhe, që e ka krijuar vetë Serbia në këtë krahinë shqiptare, shqiptarët e Kosovës Lindore po shpërngulen për çdo ditë për në "Republikën" e Kosovës, ku shumë shpejt edhe këta ardhacakë aty do të quhen MUHAXHIRRË, siç janë quajtur dhe quhen shqiptarët e dëbuar me dhunë dhe gjenocid (mënjëherë pas vitit 1878) të Krahinës së TOPLICËS, të cilët atëherë u vendosë në Kosovë, apo siç edhe quhen camë shqiptarët e debuar me dhunë e gjenocid nga Krahina e ÇAMËRISË dhe që janë të vendosur në Republikën e Shqipërisë, dhe këtu njihen si çamë. Konsideroj që, politika zyrtare e Tiranës, të cilën e obligon neni 8 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ajo e Prishtinës, si dhe mbi të gjitha partitë politike shqiptare të Kosovës Lindore (Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) dhe ata në Mal të Zi, si dhe PDI-ja në Tiranë, përfundimisht duhet të zgjohet nga letargjia (përgjumja) e tyre politike dhe bashkësisë ndërkombëtare t’i kërkojmë që „Pakoja Ahtisaari“ të zbatohet edhe në Serbi, në Mal të Zi dhe në Greqi. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora