E shtune, 27.04.2024, 09:02 AM (GMT+1)

Mendime

Liri per Komandant Askerin

E shtune, 20.09.2008, 02:44 PM


Ramazan Bajrami - Komandant Askeri
U MBAJTË PROTESTA: Liri per Komandant Askerin!

Në prani te qindra qytetarëve, të cilët edhe nënshkruanin Peticion, në Sheshin e Kërçovës u mbajtë protesta me moton: Liri Për Komandant Askerin , në perkrahje të gjithë Bashkësive Lokale, organizatave joqeveritare,Levizjes Ndryshe dhe qytetarëve shqiptarë! Në emër të familjarëve për këtë protestë u falnderua Driton Adili, i cili kerkoi nga organet e pushtetit lirimin e plakut tetëdhjetëvjecarë Ramazan Bajrami - Komandant Askeri. Ndërsa letrën drejtuar organeve të pushtetit dhe shqiptarëve e lexoj Ferit Ramadani i cili nër të tjera theksoi:

Të nderuar vëllezër shqiptarë!

Shkelja e rëndë e lirive dhe te drejtave qytetare e kombëtare për ne shqiptarët ka qenë dhe po mbetet skenar i perditshmërisë!

Ndjekja policore nuk ka te ndaluar sepse, ata dikush prej lart i ysht te veprojne sepse ashtu i do Moska, Beogradi dhe Skopja e sotme e kryesuar nga Drugari Branko dhe Komita Grujeski!

Etiketa e demokracisë me keta dy udhëheqës nuk është as për së afërmi e tillë! Ajo është regjimi më i vrazhdët inkuizitor me një doze të shfrenuar nacionalizmi unitar që do të shfarojë me çdokusht shqiptarët!

E ne shqiptarët e dijmë atë ! Sa hajdutë e kriminelë që e meritojnë burgun janë të lire se Drugarot Branko i amaniston ata! Pastaj, prej Komitës Grujo u jepen dhurata e përkrahje për biznes. Ashtu siç vepruan edhe me kryekriminelin Lube dhe me branitellat e tij xhelatë! Ky misoin i këtij sistemi gjithmon ka pasur synim të hartojë planin si të burgosë shqiptarët dhe ti fajsojë ata ! E në të kundërtën, krahperkrahu me sërbë e ruse kanë vrarë burgosur e përndjekur bijtë ma të devotshëm të shqiptarëve!

Rasti i plakut nga Haranjelli I Komunës së Osllomesë, i Ramazan Bajramit , i njohur gjatë luftës së vitit 2001 si Komandant Askeri legjendarë, që edhe në moshën e shtyer sfidoj dhe u perball me tytat e armikut, që t’i japë famën vetë UCK si Adem Jashari në Kosovë, është dëshmia e inkuizicionit të këtij sistemi të pandryshuar nga hudutet dhe xhelatët e vjetër, përkundrazi i perforcuar edhe me kolaboracionistë, që ma lehtë dhe me elan të mbërthejë në hallkat e burgimit shqiptarët liridashës! Në atë vargan burgimi ky sistem inkuizitor me arbitrazhe te ndryshme, e shtoi hallkën edhe me një njeri që me numrin e kaushit të burgut ta shkruaj historinë e sfidës edhe në pleqëri se si nuk pushoj duke vepruar per lirinë e shqiptarëve! Sistemi inkuizitor që trumbeton se përmbush standarde demokratike , në vend që të pranojë vlerat e larta morale e heroike të këtij Prometheu, ai e shpërblen me burg! Ndërsa vetë para një muaji, shpallen llojlloj amnistishë për gjithfarë rracash e qeniesh kriminale!

Ramazan Bajrami që nga lindja e ka pa skëterrën e burgosjeve dhe përndjekeve ! Për të nuk është asnjë habi ! Me ta u rrit dhe ja me ta përballet në skëterrën e ligjeve zakonore të përpiluar nga shtypësit tanë shekullor! Sepse shtypësit e udhëhequr nga Drugarot Branko dhe Komita Grujo me votat e shqiptarëve kanë vënë kurorën e pushtetit, dhe me të duan ta kthejnë historinë e popullit të përvuajtur shqiptar pas, deri në asimilim! Ashtu siç i perdorën metodat Cubrilloviqet, Andriqët Millosheviqët e Boshkoviqët! Dhe pasojnë Branko dhe Grujeski ! Sepse, janë përbetuar me çdokusht se po të udheheqin shqiptarët do të përjetojnë ditë të vështira nga carevinat e tilla! Dhe ja kjo po dëshmohet!

Vëllezër shqiptarë!

Pesha e dhunës shtetrore ka goditur shtresat popullore ! Në mënyrë të veçantë i ka goditur bartësit e strukturave politike shqiptare! Ata me heshtjen dhe me pamundësinë e tyre kanë hapur portën e një horizonti dominues që makosllavët të ndjehen të sigurtë në pjesën e kolonizuar shqiptare!Ata për horizontin e zhvillimit shqiptar përpiqen të sjellin një mirëqenie të dozuar te shokterapisë ! Ndaj me të, që nga 1990 e deri tani, të gjithë strukturat funksionale pjesëmarrëse në pushtet me rolin e vet të argatit, kanë krijuar qenien e pulës klloçkë që ruan furrikun dhe shumëzon numrin e të përshtatshmive sipas dëshirës së drugarëve dhe vojvodave!

E ne shqiptarët kërkojmë me çdokusht bartësit objektiv të idealeve kombëtare ! I tillë në jetë dhe në luftë ishte Komandant Askeri – Ramazan Bajrami ! Fryma liridashëse e tij çdoherë i vu në shënjestër okupuesit tanë dhe i mobilizoj idetë për pavarësi ! Ai nuk u ndal së vepruari e ndihmuar ashtu siç ishte edhe donator i rëndësishëm për mbijetimin e Universitetit të Tetoves! Vepron edhe tashti në burg i prangosur përpara atyre që duan të shfarojnë shqiptarët!

Strategjia e okupatorit gjatë këtyre dy dekadave ia arriti të akuzojë shqiptarët dhe pastaj i detyroj të vetëakuzohen, për të siguruar pushtetin e argatit!Ato gjurmë kanë lënë pasoja të thella të ndasisë ! T’i flakim ata dhe të bashkohemi për të krijuar pozitën e të qenurit të sigurtë dhe jo t ë nënshtruar. Sepse nga pozitat që kishëm humbëm shumë ! Ashtu siç humbëm Beqir Limanin dhe Ruzhdi Veliun!

Vëllezër shqiptarë !

Mos lejoni që edhe këtë fillim shekull të pasojnë burgosjet e tilla. Mos lejoni politikë heshtjeje dhe përshtatjeje! Është koha për mundësi mobilizuese të kërkesave legjitime e natyrore të lirisë dhe pavarësisë së shqiptarëve!Është koha e projektit të ardhmërisë së lumtur që e përhapi dita ditës Komandant Askeri – Prometheu i mberthyer me pranga burgimi! Është koha që Ramazan Bajrami – Simboli i lirisë sonë kombëtare me çdokusht të dale nga burgjet që i projektojnë okupatorët tanë !

Liri për Ramazan Bajramin

Rroftë Komandant Askeri Hero!

20 shtator, 2008

Kërçovë

Nga ''Gjakush'' - Forumi Zemra Shqiptare

Rruga e jetës deri në 80 vjetor, klikoni ketu



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora