E premte, 01.11.2024, 12:17 AM (GMT)

Kulturë

Vangjush Saro: Vankuver, një qytet i lumtur

E enjte, 17.10.2013, 08:11 PM


Vankuver, një qytet i lumtur*

Intermexo

Nga Vangjush SARO

Vankuveri (tamam Metro-Vankuver) ku po jetoj prej një kohe, më bëhet gjithnjë e më i afërt; si edhe qytetet ku kam shkuar shumicën e jetës: Korça, Gramshi, Tirana. Më pëlqen Vankuveri; (sadoqë jam me një status e pozitë modeste dhe ende në botime sporadike). E dua. Jo pse është i madh, i bukur dhe tejet i gjelbëruar; jo pse ka infrastrukturë të paqortueshme, (një javë fillimtetori krejt në shi dhe s’u përmbyt asnjë rrugë); jo pse ka klimë të butë, paqësore; jo pse në të gjitha studimet dhe renditjet gjithnjë gjendet ndër qytetet e para ku jetohet më mirë. Edhe për këto, natyrisht.

(Këtë po e mendoja duke ngarë makinën mbi urën “Alex Fraser”, në një mot të bukur, në një trafik krejt normal, kur gjithkush ngarend në punë të vet.) Më së pari, Vankuveri më pëlqen sepse nuk paguan nën dorë në spital; sepse këtu askush nuk të shikon ngultas ty dhe ata që janë me ty: në restorant, në bar, në skajtren, në rrugë a në plazh; sepse këtu nuk e merr dot asnjëlloj license me lekë; sepse askush nuk mund të cënojë territoret e gjera, dhe me nga dy-tre fusha sportive, të shkollave; sepse njerëz me kombësi të ndryshme jetojnë në një harmonin  reale, pa falsitete e shtirje; sepse askush nuk nget me dorë qoftë edhe një ketër...Nuk është parajsa, por është në kufijtë e më të mirës.

Po e lë me kaq. Lexohemi.

............................

* Nëse do të përdorja fjalën “happy”, do të ishte më e saktë, sepse ajo nënkupton edhe: i gëzuar, i kënaqur, i qetë, që e shkon mbroth...Etj.



(Vota: 4 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora