Kulturë
Milazim Kadriu: ''Feniksët e Lirisë-15''
E marte, 15.10.2013, 09:22 PM
U BOTUA MONOGRAFIA “FENIKSËT E LIRISË-15”
KËTA EMRA TË NDRITSHËM JANË YJE
QË NDRIÇOJNË TË ARDHMEN E LIRË TË KOSOVËS
Nga Milazim
KADRIU
Në vazhdim të
realizimit të projektit për botimin e monografisë për dëshmorët e Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, Redaksia “Dëshmorët e UÇK-së” nxori në dritë monografinë
“Feniksët e lirisë-15”. Në këtë
monografi janë përfshirë biografitë e 60
dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga të gjitha zonat operative të
luftës , dhe të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare të rënë për liri.
Në librin
“Feniksët e lirisë-15” janë përfshirë
jetëshkrimet e këtyre dëshmorëve : Abit Pajazit Sinani, Abush Liman
Loku, Adnan Adem Berisha, Afete Hamzë Jashari, Albesian Salih Mataj, Altin
Sadri Haskaj, Bekë Sadri Muslijaj, Bekim Shaban Isma, Beqir Sadiku – Beqa,
Besim Sylejman Qarri, Besim Shyqri Sopa, Besim Tefik Fazliu, Blerim Selman
Lokaj, Bylbyl Hazir Breçani, Bylbyl Jahë Ferizaj, Dinë Alush Koleci, Ekrem
Shukri Gudaçi, Enver Hyzri Rashiti, Feriz Abdurrahman Susuri, Gazmend Selman
Lokaj, Gëzim Qazim Ademaj, Hamdi Muharrem Mulaj, Hidajete Rifat Jashari, Hysni
Shaip Kajtazi, Ilmi Smajl Bahtiari, Isa Adem Ferati, Isak Shefki Lutolli, Isen
Rrustem Elezi, Jahë Salih Kabashi, Jeton Idriz Dedushaj, Kadri Muhamet Berisha,
Kujtim Avdyl Qallakaj, Mirush Kurtish Dakaj, Mujdin Qerim Aliu, Murtezan
Merxhan Hetemi, Naser Ademi, Nazim Misin Buduri, Nexhmush Qamil Elezi, Përparim
Qazim Shala, Raif Azem Krivanjeva,
Ramadan Rexhep Rexhepi, Ramiz Isuf Shala, Refki Sokol Salihaj, Sadik Murat
Mujota, Sali Bajram Vlashi, Selvete
Hamzë Jashari, Skënder Haxhi Ferizaj, Sylejman Rrahim Statovci, Shemsi Vehbi
Jusufi, Shkëlzen Gani Berisha, Tafil Nuhi Zyberaj, Valdete Rifat Jashari,
Xhafer Hamëz Vehapi, Xhemajl Nuredin Kuçi, Xhemajl Ahmet Mehmeti, Xhemajl Halil
Agushi, Zabit Ahmet Shabandula, Zejnullah Rrahim Zejna dhe Zeqir Isuf Gashi.
Këta emra të
ndritshëm janë yje që ndriçojnë të ardhmen e lirë të Kosovës .Ata janë
roje e përjetshme të kësaj kalaje të pashembshme që quhet Kosovë. Sa herë që mund të
kërcënohen portat e kësaj Kalaje ,janë feniksët e lirisë ata që sërish do të flijohen në themelet e saj. Prandaj,për ët gjithë
ne është detyrë mbi detyrat të mos i
harrojmë për asnjë çast të gjithë ata
shpirtra të shenjtë të kësaj toke që ngritën lart flamurin e lirisë, flamurin e
Skënderbeut.
Me rastin e
përurimit që u bë në Bibliotekën Kombëtare Universitare, në Prishtinë, duke
folur për librin, anëtari i Redaksisë, Ahmet Qeriqi foli për punën e palodhshme
rë redaktorëve dhe bashkëpunëtorëve të Redaksisë si dhe për vështirësitë me të
cilat ballafaqohet kjo redaksi, e cila deti tani ka botuar 15 vëllime të këtij
libri. Në vëllimin “Feniksët e lirisë-15” janë përfshirë biografitë e 60
dëshmorëve të kombit të rënë në Kosovë dhe në Iliridë, ish-RJ të Maqedonisë, si
dhe vullnetarë nga Shqipëria të rënë dëshmorë në luftën e UÇK-së. Qeriqi mes
tjerash tha se ne në Redaksi kishim paraparë që edhe në këtë vëllim të
përfshiheshin biografitë për 70
dëshmorë, ashtu sikur në vëllimin paraprak,
por ndërkohë, gjatë gjurmimit të lëndës për hartimin e librit, u nda nga jeta bashkëpunëtori i
Redaksisë, dr. Zenun Gjoci, vëllai i dëshmorit, Agim Gjoci, të cilin sot e
përkujtojmë me pitet për kontributin e tij të gjithanshëm, që i ka dhënë lirisë
dhe pavarësisë së Kosovës, shkencës dhe letërsisë, arsimimit të brezave por
edhe Redaksisë, Feniksët e lirisë dhe Radios-Kosova e Lirë.
Në këtë vëllim
është prezantuar edhe biografia e heroit të katër luftërave Çlirimtare, Naser
Ademi nga Negotina e Gostivarit, pastaj
biografia e komandantit emblematik të UÇK-së, Mirush Dakaj, biografia e
njërit nga komandantët e Zonës së
Neredimes, Ramadan Rexhepi, biografitë e
katër dëshmorëve nga Shqipëria të rënë në Kosovë, biografitë për katër dëshmorë të tjerë të rënë në luftën e
Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, katër dëshmore nga familja e ngushtë e
legjendarit, Adem Jashari, (dy bija të Rifat Jashari dhe dy bijat e Hamëz
Jasharit), ndërsa dëshmorët e tjerë u përkasin shtatë zonave operative të
UÇK-së.
Simboli i
rezistencën kombëtare dhe anëtar nderi i Redaksisë, Adem Demaçi ka përshëndetur
stafin e kësaj Redaksie për punën dhe aktivitetin e përkushtuar në drejtim të
zbardhjes së jetës dhe veprave heroike të dëshmorëve, duke qortuar
institucionet e vendit, të cilat nuk kanë treguar gatishmërinë e duhur për ta
realizuar sa më parë këtë projekt të rëndësishëm për historinë e luftës së
UÇK-së. Demaçi, në kontest të luftës së UÇK-së ka folur edhe situatën aktuale
politike, sidomos për qëndrimin jo parimor të disa shteteve të Evropës, të
cilat me qëllim për ta ruajtur status-quonë po i bëjnë lëshime të njëpasnjëshme Serbisë, gjatë negociatave me
Kosovën.
Në emër të
familjeve të dëshmorëve ka përshëndetur të pranishmit, Nakie Daka motra e
heroit të kombit, Nakije Daka. Ajo falënderoi Redaksinë për punën në ndriçimin
e jetës dhe veprave të dëshmorëve.
Në fund të këtij
aktiviteti kulturor, familjeve të dëshmorëve u shpërndanë nga një libër të
monografisë “feniksët e lirisë-15”.