Kulturë
Shaban Cakolli: Shkrimtari i zërit të kohës
E hene, 14.10.2013, 07:46 PM
SHKRIMTARI I CILI I QËNDRON ZËRIT TË KOHËS
Shkruan: Shaban Cakolli
Dibran Demaku u
lind në Abri të Epërme (komuna e Drenasit), Kosovë, më 18 prill 1956, ku edhe
mbaroi shkollën fillore. Shkollimin e mesëm e kreu në Prishtinë, ku pastaj
studioi Letërsinë e Gjuhën Shqipe në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit
të Prishtinës.
Shtatë vjet
punoi gazetar në Televizionin e Prishtinës, Programi për fëmijë. Që nga viti
1993 jeton e punon (përkohësisht) në Gjermani.
Me shkrime merret që nga bankat shkollore. Shkruan poezi, prozë e publicistikë. Shkrimet e tij i ka botuar në të gjitha gazetet e revistat në gjuhën shqipe që botoheshin në Prishtinë, Shkup e Podgoricë.Të jesh shrimtar është detyrë e vështirë,shkrimtari duhet të jetë në shërbim të kombit,larg nga politika.Dibran Demaku,është njëri nga shkrimtarët i cili nuk i ka filluar shkrimet e tija në kohën e sotëme,për lexuesit është i njohur nga vitet e 80-ta,i cili në asnjë rast nuk ka braktisur muzën e tij,andaj shquhet si shkrimtar për fëmijë dhe të rritur.Një shkrimtar i çiltër i cili në prozë e poezi,ka maturi në përzgjedhëjen e temave,din të trajtoj ato bukur në art,me mjete shprehëse të pasura me figuracion stilistik,me shije e kulturë gjuhësore.Një shkrimtar dhe poet që di të shkruaj për figurat madhore e të ndritura,për trevat heroike e guximin,për doket,zakonet e traditat,për Drenicën vendin e tij të shumëvuajtur por asnjëherë të përulur,përKosovën,Prishtinën,Ulpianën,për Shqipërinë,Çamërinë,për shqetësimet që koha ua shkaktoj njerëzve dhe brenda këtyre temave e ngjarëjeve poeti shpreh qëndrimin dhe botën shpirtërore,duke ditur kujdesshëm të shkruaj biografi mbi historinë e atdheut,mbi jetën dhe përjetimet e veta,,duke sjellur optimizëm për një të ardhme më të ndritur e më të lumtur për kombin.Vargjet e tij me vlera të njëmendta artistike,shquhet ndër poetët që janë zë i kohës së tyre,në shpirtin e të cilit diçka ndizet,flakëron e sjell mesazhe të fuqishme.Kjo e bënë shkrimtarin dhe poetin tonë Dibran Demakun të dashur për lexuesit e vegjël dhe të rritur.Poezia është rruga e fshehtësisë,të cilën rrugë fshehtësie Demaku pa nxitim e përmbushë me vlera shpirtërore të artit,të cilat do të qëndrojnë si zë i kohës,duke mbledhur vlerat ashtu si mbledh bleta nektarin,kur ndjen se krijohet sasia dhe cilësia e vargut të bukur të ngrehur në art,troket në dyert e shtëpisë botuese.Kjo ndoshta mund të zgjatë me vite,por poeti nuk nxiton,nga se është i vetdijshëm se të nxituarit nuk arrijnë të duhuren,por përmbushja e shkrimeve të tij me vlera shpirtërore të artit,e bënë lexuesin të pritin me padurim nga krijimtaria e tij e re.
Deri më tash ka botuar këta libra:
„Vogëlushë dhe
shtatore“ -Vjersha për fëmijë
„Rrëfimet e
kalasë së vjetër“- poemë për fëmijë
„Gjeografia e
klasës sime“-vjersha për fëmijë
„Ëndërr e
bardhë“-poemth i ilustruar për fëmijë
„Shpirtra të
shitur“-tregime për të rritur
“Dardha ka
bisht“-poezi satirike
“Jetë në
ikje“-tregime për të rritur
“Në tokën
tonë“-novelë,“Larg“-poezi
"Vetmi"
Ka në dorëshkrim
edhe disa libra me poezi , tregime e novela.
ME DHËMBJEN TIME
TI IKE
Me dhëmbjen time
ti ike
e në mua u ndez
fanar i mali zallit
Me dhëmbjen time
ti ike
kujtimet u
gurëzuan në gur
hijet e ikjes u
bënë mur
Me dhëmbjen time
ti ike
në bebzat e
kallura rigon shi
për një ëndërr
të djegur në gji
TË RASH PAS
Të rash pas, moj
të rash pas
rrugës kur
shkoje për gjimnaz
Popullore
Të rash pas moj
shpirti im
as ngadal as me
nxitim
Të rash pas por
nuk të zura
se kalove larg
nga ura
Të rash pas por
s`të arrita
se në rrugë
kishte shumë prita
Të rash pas në
dritë të hënës
të ia ndez një
xixë ëndrrës
Të rash pas në
dritë të diellit
shkëlqim komete
në mes të qiellit
SERENADË
Valë e kthjellët
e liqenit
përqafon brigjet
me gëzim
mollë në
kopshtin e Edenit
serenadë e
shpirtit tim
Puhi e lehtë e
mbrëmjes verore
mbi syprinë
krahët shtrinë
Kitara ndez
zemrat në kraharore
zgjon një ëndërr
për dashurinë
TESTAMENTI
Ne nuk patëm
kohë të bënim pasuri
se shekujt
kishin uri
Çfarë ndërtonim
ditën na rrënohej natën
në besë u premë
e fat të keq patëm
Toka e pinte pa mëshirë gjakun tonë
e këngët e zisë
tek ne bënin jehone
Me nga një
strajcë në qafë e shkonm jetën
me dhëmbë të
prishur gërryenim vetëvetën
E fëmijëve si
ushqim u zienim gur
e me gurët e
zier ndërtonim mur
Ujqit e uritur
shqyenin gjithçka me dhëmbë
e ne na dridhej
toka nën këmbë
Disa ikën nga
sytë-këmbët
veç nga mollët e
tharta iu mpinë dhëmbët
Një testament të
varfër tash e shkruajmë me zemër
nëpër
kohërat-furtunë e ruajtëm në emër
KUSH
Kush i vodhi
ëndrrat
Nën qiellin e
mjegulluar
Të netëve tona
Të pa gjuma
Kush i këputi
filizat
E stinës së re
Në bulim
O kush ngarend
Si kalë i
hazdisur
Mbi ballin tonë
Të ngrysur
MINJTË
Në morfologjinë
e gjuhës së nënës
të pezmatuara e
të shqetësuara rimat
nën rrezet e
zbehta tëhënës
minjtë dalin nga
vrimat
Lëvrijnë si
krimbat nën xhamin e lupës
e na e zgjojnë
ndjenjën e krupës
kryefjala e
kallëzuesi i shqipes
pëlcasin si
kokrra e kripës
GJEOGRAFIA E
SHPIRTIT
Një çerep dhe
një bukë
zëri i fyellit
në një sukë
Borë e bardhë si
plis mbi male
këngë e vashave
në livadhe
Uji i limit
rrjedhë nën urë
rreze dielli mbi
ca gurë
Çerdhe zogjësh
Shqiponje në plep
gaz i foshnjës
zgjuar në djep
Çifteli e pushkë
në Kullë
gjushi pi duhan
në llullë
Në një ëndërr në
agim
Gjeografi e
shpirtit tim...
SEPSE
Sepse besa nuk
është besë
sepse loti nuk
është vesë
Sepse emri nuk
është emër
sepse zemra nuk
është zemër
Sepse drita ka
ndërruar ngjyrë
sepse fjala ka
ndërruar fytyrë
Sepse kënga nuk
është këngë
sepse jeta kapuq
me mëngë
sepse lumi nuk
derdhet në lumë
sepse ëndrra nuk
do gjumë...
NËPËR GURË E
VALË
Nëpër gurë e
valë
seç noton një
fjalë
Nëpër valë e
gurë
ngrihet lart një
mur
Një mur i
qëndresës
në mitin e besës
Besë e kombit
tim
në
shekuj-nderim...
PËR
Për një gjurmë
të hapit
ndërron drejtimi
i vrapit
Për një fjalë të
gojës
ikën kuptimi i
lojës
Për një veprim
të rastit
ikën gëzimi i
çastit
Për një grimë të
gurit
bie krenari e
murit...
GJEOGRAFI E
ATDHEUT
Armiqët të
brejtën
pak nga pak
si minj të
uritur
vrimave
E ti në log
betejash
u këndoje këngë
trimave
Shekujt iknin
dalë nga dalë
e ti bëje jetë
kaçakqe
në mal
Duke shitur
dushk për gogël
e tkurreshe
e bëheshe
e vogël
e vogël
Kur dielli
të ndriqoi
rrugën
jetën
nise të gërryesh
vetëvetën
ËNDRRËN KENI
PREKË
(Jusuf,Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës)
Nata derdhte
terr
natë e ftohtë
Janari
ëndrrën kush e
tjerr
nën një dritë
fanari
Në
Untergrupenbah
tri lulëkuqe
gjaku
a dëgjove Bah
si t`u skuq
mbrëmë praku
Dhe ti Volfgang
Gete
ti Fridrih
Shiler
stuhi nëpër dete
n`buzë të
agimit-terr
Ti Jusuf
Gërvallë
dhe ti Kadri
Zekë
Bardhoshi lot
n`qepallë
për të tyren
Mekë
Për të tyren
Mekë
që Kosovë-një
emër
ëndrrën keni
prekë
me shpirt e me
zemër
RREZE DRITE
(Katedrales së
Prishtinës)
Në ekranin e
televizorit
shfaqesh
madhështore
tek rrit shtatin
nën qiellin e
kaltër të Kosovës
Në themelet e
lashta të Dardanisë
ti rilind si një
Feniks
mbi lulëkuqet e
gjakut e nis jetën
shekujve n`vijim
u rrëfen të vërtetën
Engjujve e
zanave ti u bën rojë
hienave e
shtrigave u mbyll gojë
si diell
mëngjesi mbi male
Prishtinës rreze
drite i fale
GJUHË E QENIT
Gjuhë e qenit
këtu e n`Kinë
nuk ndërron
ngjyrë
as melodinë
Nuk ndryshon
asnjëherë vesin
edhe veshët
kur ia presin
Leh në mik
e në armik
dikush thotë
ai është besnik
Gjuhën qençe
e përdorë vënçe
n`prak të derës
i nuhat erës
NDALO VRAPIN...
Desha të pyes,o
kombi im
çfarë po ndodh
në fillim-shekull
do të dënohesh
me harrim
po nxjerr sy
duke vënë vetull.
Ku i humbe ato
tradita
që n`shekuj
t`ndrisnin ballin
tash pse vetës i
vë prita
dhe lidh besë me
vetë djallin!
Miku-mikut ia
nxjerr sytë
veç për vete
flet e mburret
nuk duron n`krah
një të dytë
për interes i
luan dhe gurët!
Dikush
thumbit,dikush patkoit
një hap para e
tre prapa
ashtu si gjethin
e ftoit
n`mes të
dimrit-na djeg vapa.
Na djeg dimri na
ngrin vera
akujt e nxehtë
shkrijnë në faqe
n`acar mos të
çelë pranvera
e gjejmë
ferrin-tek kërkojmë paqe!
Gjithmonë i
fajsojmë të tjerët
edhe themi:Na
bëjnë me hile
veç s`e kuptojmë
ne të mjerët
gjithmonë vetës
ia lëmë:kile!
Kemi harruar
thënien e vjetër
-Veç bashkimi
bën fuqinë
kemi zënë një
rrugë tjetër
dhe s`e gjejmë
dot dashurinë!
Ndale vrapin
kombi im
dhe mendo me
mend të kokës
nëse s`do
n`shekujt n`vijim
prapë të mbetesh
n`bisht t`epokës!...
DREJTORI
Në komunizëm
ishte drejtor
prapë drejtor
n`demokraci
Si s`u skuq
njëherë ai horr
po të skuqet ai
nuk di?!...
KUJDESI I MIKUT
S`ishim parë
muaj e muaj
ishte bërë plot
një vit:
-Ku ke qenë s`të
kam parë
kanë kaluar plot
dhjetë ditë?!
Çfarë t`i thuhet
të tillë miku?
hajt sqarohu ti
po deshe!
-Ka qenë i
rënduar trafiku
dhe përcille
me...buzëqeshje!...
DYFYTYRËSHI
Je më i miri,je
tërë nur
i thotë mikut mu
në sy.
Prapa shpine e
gjuan me gur
nuk ngurron as ta
pështyj`!...
PREMTIM E BESË
Besë e dhënë nga
dashnori
në një kënd të
një flete:
-Le të më djeg
purgatori
në mashtrim po
më gjete!
Kështu i
shkruante ai dashnorës
dhe i bënte be e
besë.
Tjetrën mbante
fort për dore
dhe e puthte pa
pendesë…
LULE E SË KEQES
MOS LULËZO
1.
Ti nuk mund të
vish asnjëherë me ne
nuk je rreze
drite veq një e zezë re
në qiellin e
kaltër asnjëherë pasqyrë
veq një natë e
errët me një të zezë ngjyrë.
Ti nuk mund të
kalosh e lirë nëpër shtigje
se të mallkon
zëri i nënës për të birin
askurrë në jetë
nuk mund të matesh me brigje
se këngë e
lëngatës nuk ngjallë delirin.
Lule e së keqes
mos lulëzo në zemër
helmi yt mbyt
fëminë në bark të nënës
nëpër shekuj do
jeshë i urryeri emër
pa rreze dielli
e pa dritë të hënës.
Dante vendosur
të ka në rrethin e nëntë
të ferrit e nga
aty nuk do te dalësh kurrë
mallkimi do
bjerë gjithnjë në emrin tënd
tradhëti në
stinë e mote:mallkuar.mallkuar.
2.
Ti pritë u zure
trimave në shtigje
kah marrëshonin
me zemër zjarr e dritë në sy
dhe solle vajë e
pikëllim në brigje.
Sa herë zemrat e
motrave i shndërrove në gur
e këngët i ke
ngrirë pa dalë mirë nga buzët
shpresat e
ëndrrat në një gjysëm-shtizë flamur.
Kush të polli i
pari e të solli në këtë mes
farën e
përqarjes mbolle edhe në mes babes e birit
në këtë vend që
dikur kishte veq dashuri e besë.
3.
Lulet e së keqës
ti merri me vete
e zhduku bashkë
me rrënjë nga tokë e dete
e kurrë më kurrë
mos u dëgjoftë emri yt
as këtu e askund
nëpër kontinente...
KOSOVË-DRITË E
KËNGË KRENARE
1.
Veq në ty rrezet
e diellit
janë të nxehta
dhe përcëlluese
veq në ty rrezet
e hënës
janë të ëmbla
dhe mikluese.
Veq në ty këngë
e bariut
është më e
bukura melodi
veq në ty sytë e
vashave
janë të bukur e
plot magji.
Veq në ty lisat
e malit
rriten të gjatë
e gjithë kreni
Veq për ty edhe
pse larg
n`zemër ruaj një
dashuri.
Veq në ty e veq
me ty
më lidhin ëndrra
e kujtime
ti lule e bardhë
e dritë në sy
O,e shtrenjëta
vendlindja ime.
2.
Sa herë vijë më
del përpara
e më pret si
nëna të birin
më uron:Të
priftë e mbara!
Unë ulem e ta
puth tokën
syri nxjerr
lot-xhevahirin
ëndrra zgjohet
për Nënë-Lokën.
Larg shumë larg
nga tuat male
larg shumë larg
nga tuat fusha
dëshirë
shprishur plot me halle.
Larg nga ti më
janë zbardhë flokët
Si ujë lumi
vitet rrjedhin
koha ikën e
harruar
e diçka nga mua
vjedhin.
Pse më ike,pse
të ika
në ca net të
errëta fare
nëse s´kthehem
më rënt pika.
Në tokën tënde
veq shqiptare
n`shekuj më s`na
përcjell frika
Kosovë-dritë e
këngë krenare...