Kulturë
Ajkune Peja: Mos mi vrisni ëndrrat
E merkure, 09.10.2013, 06:27 PM
Ajkune Peja
MOS MI VRISNI
ËNDRRAT
Mos mi vrisni
ëndrrat
Se ato
s`lendojnë njeri
Ka mbet per mua
i vetmi vend
Të të takoj ty.
Mos mi vrisni
ëndrrat
Në këtë natë
Realitet gri
Ne të gjihtë
kemi nevojë
Per pak dashuri
Ti
Mos ma vritë
ëndrrën
Se aty të gjeta
Ty
Më lejo së paku
Në ëndërr
Ta jetoj
Timen
Të ndaluaren
Dashuri
Mos ma vritë
Ti ëndrrën
Ka mbet i vetmi
vend
Ku jetoj me ty
Qmendurishtë e
bukur
Mund të jetë
Vetem ëndrra e
parë
Me ty
Të gjithë
Kemi nevojë
Per pak dashuri.
TINGUJ KËNGËSH
Tingujt arrijnë
rend
Në natën e
shurdhër
Ku hëna zihet
peng
Dhe çdo gjë
vërbërohet.
Ku je
Unë pres të vish
Ta sjellësh
ylberin
Ta ndalosh
dhëmbjen
Ti kthesh
frymarrjet
Të rrahurat e
zemrës
Buzëqeshjen e
ngrirë.
Unë
E heshtura e
ashpër
Në Meken e
takimit tonë
Puthe plagen
time
Me lutjen që ti
Të mos ndjesh si
unë
Dhëmbje.