E hene, 11.11.2024, 10:09 AM (GMT)

Kulturë

Shaban Cakolli: Faqe e ndritshme në letërsi

E diele, 06.10.2013, 04:22 PM


NJERIU I CILI HAPI DRITARE TË NDRITSHME NË  LETËRSINË TONË

Shkruan Shaban Cakolli

Letërsia jonë është fatlume, nga se ajo ka njerëz që janë të mishëruar me te, të cilët e ruajnë, e kultivojnë, e pasurojnë, hedhin dritë mbi te, mbi krijuesit e mëdhenj të cilët bënë letërsinë tanë, duke hedhur dritë dhe afirmuar krijuesit tanë të rinjë bashkohës dhe modern:Një mishërues i  tillë padyshim është letrari dhe poeti Haxhi Muhaxheri, i cili pos obligimeve të jetës private jeton në një kulm me letërsinë.Kjo nuk është diçka vetëm e pasurisë së vlerave artistike të tij, por edhe përzgjedhja e krijimtarisë letrare e gjithë krijuesëve tanë nga  fillet e letërsisë të cilët kanë bërë emra në letërsinë tonë kombëtare, duke pasqyruar edhe letrar të huaj me famë botërore.Janë disa faqe të cilat Haxhiu i ka hapur dhe i përfaqëson krijuesit tanë bashkohës, por për to i duhet kohë dhe mund të i administroj, si psh.faqet Sofra  Poetike, Ora Poetike, Albplanet, Alpoeteka, etj....

Haxhi Muhaxheri lindi më 04 qershor 1967 në fshatin Kosuriq të Pejës,  Kosovë .

Shkollën fillore e ka kryer në Gllogjan të Pejës,  të mesmen në Klinë,  ndërsa studimet (letersi dhe gjuhe) i ka vijuar në Univesitetin e Prishtinës. Haxhi Muhaxheri ka qenë kryetar i Shoqatës së Letrarëve të Rinj të Kosovës,  editor i Shtëpsë Botuese "Pena",  kryeredaktorë i të parës revistë erotike "Amori" dhe botues i revistës "Alberos"(erotike). Mepastaj,  ka botuar edhe tri revista tjera,  si: "Pena"(letrare),  "Dëshira"(për familje) dhe "Fanari"(për të rinj) Për mungesë fondi, botimi i këtyre tri revistave është ndërprerë pas daljës së numrit të parë.

Haxhiu ka marrë çmimet e para për poezi në Takimet e Gjeçovit në Zym dhe në Sofra poetike në Drenas. Jeton dhe krijon në Austri.Haxhi Muhaxjeri është një veprimtarë i pashoq  i cili ka bërë dhe po bënë shumë për letërsinë tonë kombëtare.Ai përveq që  krijon poezi dhe prozë, bënë shumë në afirmimin e krijuesëve, si dhe mbanë dhe administron disa faqe të kulturës e letërsisë si:Sofra Poetike, Faqja për fëmijë.

Një njeri i cili nuk din për pushimin, ai ka shumë angazhime në punë, jetën e vet private, por pas orarit të punës gjenë kohë dhe i përkushtohet punës në letërsi dhe kulturë.Haxhiu bënë pak gjumë, kurdo në orët e vona të natës e gjenë në internet.Ai shkrinë  mundin e tij në punë, për të përfaqësuar letërsinë dhe kulturën tonë kombëtare. Janë shkrime me mjaft vlerë,  ato që na i ofron Haxhiu, në faqet e kulturës të cilat me mundi i ka hapur dhe i administron.

Duke shfletuar ngadal krijimtarinë e tij, kam hasur në shumë faqe të internetit, të cilat ai i ka hapur dhe i administron, të cilat kryekëput iu është përkushtuar mbrojtëjes dhe pasurimit të letërsisë dhe kulturës sonë kombëtare.Aty në faqet e tij hasim letrarët nga leteria e vjetër, ajo e Bejtejgjinjëve, e Rilindjes, e pavarësisë, moderne, deri te letersia jonë bashkohore.Aty gjenë letrarët më të spikatur, por ka faqe të cilat përfaqëson edhe këngëtarët e mirëfilltë të kombit.Të administrosh tërë këto faqe duhet mund, kujdes, por këto i bënë vetëm  Haxhiu nga vullneti i tij i pashuar, dashuria për kulturë kombëtare.

Unë kam mundur të vizitoj  disa faqe të tij, por nuk është e thënë se kam mundur të i vizitoj të gjitha:Ja disa prej tyre të cilat kam mundur të i përcjell:

Ora shqiptare

AlbPlanet

AlbPoetika

Sofra poetike

Ora poetike

Maratona poetike

Poezi shqiptare

Libra dhe autore

Bukureza

ALBwebTV

Malli

Arena

Lugu i Baranit

Kosuriqi

Poezi për Shqipërinë

Poezi për Kosovën

Poezi për Çamërinë

Të hysh në faqet e tij ndjenë kënaqësinë dhe qetësinë shpirtërore, aty dëgjon deklamimet nga vet autorët, pejsazhe të bukura, shoqëruar me gurgullima burimesh e cicërrima zogjësh.

Për lexuesit tanë po zgjedhim një cikël poetik nga  Haxhi Muhaxheri:

 

POETI

 

Fle me të gjitha të dashurat

dhe zgjohet bashkë me dritën

Për ta zën frymëzimin e parë

 

Merr Udhën e Qumshtit

gjuhën e yjve mëson

 

Per vrimë të gjilpërës

Përbiron detin

në kërkim

të fjalës së pa thënë

një këngë e re po vjen

 

 

PSE VDIÇ POETI

 

Çdo fjale

vargu a poezie

shpirt i dha nga vetja

 

Mos pysni

pse vdiç poeti

 

 

KUR MË THOSHE

 

(Babait)

 

Më kujtohet kur me thoshe:

-Po s'e zure hapin me kohen,

i rënd do të shkoj moti!

 

-Më e mirë është një ditë sokol,

se një jetë gogol!

 

-Dielli huaj verbon,

e shpesh urrehemi nga dashuria!

 

Më kujtohet kur më thoshe:

-Po u mbështete në diell

s'kan ç'të bëjnë epidemitë!

 

Plaku im i urtë,

Ç'peshë të kishte fjala...

 

 

LALËS

 

Rudha e ballit

vrragë kohësh

 

Fjala

mbrumur motesh

 

Hapi i tij

shteg i ri

 

Unë

bimë e farës së tij

 

"Rilindja",  26.04 1987

 

 

GURRË E ZJARR

 

Dashur e kam qëmoti

kengen e diellit

 

Ëndërroja

dashuroja

 

Gurrë jete e gëzimi

vret macen e zezë mallkimi

Dashuria ime

gurrë e zjarr

 

"Rilindja",  1991

 

 

SHENJTOR I LETRAVE TONA

 

(At Gjeçovit)

 

Grurisht

Uratë u këndoje fateve të bardha

 

Përballë stuhish

Polemit i thurje legjendë

 

Gjeçov

O Ati ynë

Shenjtor i letrave tona

Venecia ende frymon

 

"Shkendija" Nr 44,  fq.12,  1991

 

 

KOSOVËS

 

Emrin lakuar ta kanë ndër shekuj

pritë të zinin keqas djalli e i biri

Po ti stuhive u bëje ball

Me lutjen për të madhin

Për atë bimë dardane

Këngën e mortit ktheve në këngë lavdie

Kosova ime diell (i)lirie

 

 

MOS

 

Mos e humb buzëqeshjën

Edhe para dallgëve

 

Mos i mallko yjet

Për brengat që ke

 

Mos e lerë të dashurin

Të çmendet në pritje

 

Mos e thurr këngën

Po nuk pati zë

Mes gurit e tokës



(Vota: 5 . Mesatare: 3/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora