Kulturë
Agim Dauti: Erë lufte i vinte Kosovë
E diele, 06.10.2013, 04:02 PM
Doli nga shtypi romani i një shkrimtari të talentuar shqiptar
(Agim Dauti, Erë
lufte i vinte Kosovës, Prishtinë , 2013)
Agim Dauti është
një shkrimtar i eksperimentuar, autor i tre vëllimeve poetike dhe i romanit të
tij të parë “Erë lufte i vinte Kosovës”, kushtuar fëmijëve të helmuar gjatë
fundviteve të '90-ta.
Libri del në
kuadrin e Bibliotekës Prozë, redaktuar nga Shpresa Hoxha, boton Ura Prishtinë.
Tetor 20111
- Më thuaj
kujtimin më të mpreht që ke pasur ndonjiherë.
- Blerta,
kujtimin që nuk dua ta humbas asnjëherë, është puthja jonë e parë.
Unë thash
kujtimin më të mpreht, e jo kujtimin më melankonik.
- Të thash moj,
lermë të qetë, a të tregova se sa të dua?
Tash të shkojmë se dua të mësoj për provimet që vijnë, foli Sokoli dhe u
nisën drejt qytetit duke shushuritur mes vete.
Për Sokolin dhe
Blertën kishte filluar tjetër jetë. koha e luftës kishte ikur, e tash duhej
bërë " luftë" për të nxënë sa më shumë dituri, për të hapur horizonte
për një ardhmëri e cila nuk le vend për kriminelë, por për njerëz të
civilizuar....(fragment nga ronmani).
Agim
Dauti-Kokaj, u lind më 30 qershor 1966 në fshatin Kokaj, komuna e Gjilanit.
Pas përjashtimit
nga Gjimnazi në Gjilan nga komunistët, atëbotë detyrohet të kaloj në shkollën e
mesme teknike.
Pasi në Kosovë
nuk i mundësohen studimet, si shum atdhetarë del dhe kalon në kurbet.
Nga viti 1990
deri në vitin 2000, ka shkruar e botuar shkrime të ndryshme si reportazhe,
përshkrime dhe ka të botuar poezi të shumta nëpër revistat e shumta.
Prej viti 1990
jeton dhe vepron në Mynih të Gjermanisë.
Ka botuar: Toka
që më dha emër, Mall ose ëndërr e ndërprerë, Një pikë loti.
Ky është libri i tij i katërt.