E marte, 03.12.2024, 02:49 AM (GMT)

Kulturë

Skënder Hoxha: Xhavit Aliçkaj – studiues i zellshëm

E merkure, 02.10.2013, 06:13 PM


Prof. mr. Skënder R. Hoxha

Në vend të In Memoriamit

Në pasditën e së premtes, datë 27 shtator 2013, kumti për vdekjen e Prof. dr. Xhavit Aliçkajt thuase tronditi Pejën, por edhe më gjerë. Familjarët e Xhavitit, të afërmit, miqtë dhe ne bashkëpunëtorët e tij, bazuar në konstatimet e mjekëve, nuk ishim optimistë se Xhaviti do të fitonte mbi sëmundjen…

… Dhe, ja, Xhaviti ndërroi jetë. Iku në përjetësi, por vepra e tij në fusha të ndryshmë: arsim, kulturë, letërsi…, mbetet e pavdekshme. Ndaj, me pak fjalë, që gjithsesi ia kemi borxh, përkujtojmë se kush ishte Xhavit Aliçkaj.

STUDIUES I ZELLSHËM E I MATUR DHE MËSIMDHËNËS I DALLUAR

Xhavit Aliçkaj u lind në  fshatin Irzniq të Deçanit më 1947. Shtatë klasë të fillores i kreu në vendlindje, ndërsa klasën e tetë dhe shkollën Normale në Pejë. Fakultetin e Filologjisë, dega Gjuhë e Letërsi Shqipe e kreu në Univer-sitetin e Prishtinës. Po këtu ndoqi dhe kreu studimet pasuniversitare, ku më 1984 magjistroi në temën Aspekti ideoestetik i lirikës sonë popullore-sho-qërore deri në vitin 1941. Ndërkaq, temën e doktoratës Lahuta e Malcis’ e Gjergj Fishtës e mbrojti në vitin 2000 në Universitetin e Prishtinës.

     Nga viti 1972 e deri në vitin 1997 Xhavit Aliçkaj punoi si professor i gju-hës dhe letërsisë shqipe në shkollën e mesme teknike në Pejë. Për punën e suksesshme në procesin edukativo-arsimor, në vitin 1996, u zgjodh profesori më i kirë i shkollave të mesme në Republikën e Kosovës.

    Xhavit Aliçkaj përveç punës edukativo-arsimore merret edhe me kritikë letrare, eseistikë si dhe me studime historiko-letrare, e herë-herë edhe me shkrime të karakterit pedagogjiko-arsimor. Shkrimet e tij janë botuar në të gjitha gazetat dhe revistat e kohës në Kosovë.

    Si dashamirë dhe njohës i letërsisë popullore ka mbledhur mbi 500 anek-dota nga goja e popullit, por fatkeqësisht, gjatë luftës së fundit iu dogjën të gjitha bashkë me bibliotekën me afro 4000 tituj librash. Ka arriur t’i rishkru-ajë afro 300 anekdota që i ka në dorëshkrim dhe presin të botohen.

    Xhavit Aliçkaj është bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Në shumë simpoziume të organizuara nga ky institut, përkatësisht edhe nga Akademia e Shkencave dhe e Arteve të Kosovës, mori pjesë me kumtesa shkencore. Është pjesëmarrës edhe në disa Seminare që janë mbaj-tur në Prishtinë për gjuhën, letërsinë dhe kulturën shqiptare. Një kohë ka pu-nuar si këshilltar për lëndën Gjuhë e Latërsi Shqipe pranë Entit Ndërkomu-nal Pedagogjik në Pejë. Tani është profesor në Universitetin e Prishtinës, përkatësisht në Fakultetin e Shkencave Aplikative të Biznesit në Pejë.

    Përveç shumë punimeve të ndryshme dhe temës së magjistraturës që e ka në dorëshkrim, ka botuar studimin  monografik “Lahuta e Malcis’ e Gjergj Fishtës”, ndërkaq, libri “Estetika e shkrimit” është vepra e dytë me radhë, e për të na dhënë më pastaj variantin e “Lahutës…”, me titull ”Lahuta e Malcis në leximin estetik”. Është me interes gjithashtu edhe libri studimor i tij “Shkrimi akademik”.



(Vota: 56 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora