E merkure, 09.10.2024, 08:36 AM (GMT+1)

Kulturë

Sami Islami: S’po kuptoja anglisht

E diele, 29.09.2013, 12:17 PM




Sami ISLAMI

S’PO KUPTOJA ANGLISHT

Unë jam Klea , e shihni sa jam rritë!
Tani dua t’ shkoj dhe n’ qerdhe  për ditë.
Se tash u “rrita”  i mbusha më tre vjet.
Kam nisë të mësoj dhe  si  t’vishem  vetë.

Ditën e parë kur shkova në qerdhe, 
Mësuesja  më tha: “Klea  mirëserdhe!”
Ishim  plot fëmijë  t’gëzuar shend e verë,
Me fytyra të qeshura si dielli në pranverë!

E shikonim  mësuesen  me  përkushtim,
Pse unë s’e kuptoja  s’ishte faji im!
Ajo s’di ç’më tha:  “Do lëng, qumësht,  më thuj’!” 
Unë i fola shqip: “Të lutem pak ujë”!

U mërzita shumë mamin tim  duke e pritë,
Ora e parë , m’u “zgjat” m’u bë  sa  një ditë!
Fëmijët e tjerë luanin vraponin skaj më skaj,
Unë,  nga që s’dija të flisja,  ia nisa të qaj… 

Një ditë erdhi gjyshi tek ne në shtëpi,
E dëgjova kur mami i tregonte këtë histori.
-Pse ke qarë Klea më tha gjyshi intimisht?
-Po, qava gjyshi,  se s’po  kuptoja anglisht!


(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora