E marte, 03.12.2024, 01:29 AM (GMT)

Kulturë

Drita Lushi: Ik-ja

E hene, 30.09.2013, 07:04 PM


DRITA LUSHI

AH, SIKUR…!

IK-JA

-esé-

Çdo njeri, e ka provuar të paktën një herë,  se “ç‘shije” ka ikja .

Ikja, është një fenomen që e ndien çdokush, e që ndodh në dy kahe.

Ndodh të largohemi  vetë diku, ose mund të na ikin persona të dashur në një vend, qytet apo shtet tjetër.

Cili rëndon më shumë, cili kah a drejtim ikjeje na bën ta ndiejmë dhimbjen më shumë?

Mendoj, se pavarësisht drejtimit,njeriut apo subjektit që ndërmerr ikjen,boshllëku që krijohet është i njëjtë.

Për sa kohë nuk ia dimë infinitin së keqes, qoftë edhe ato të voglat(shqetësime apo , brenga), janë qielli  ynë i dhimbjes.

Kur ne shohim horizontin se deri ku arrin fenomeni  i ikjes, i largimit, atëherë e zbusim këtë fjalë, duke lehtësuar veten dhe fjalën njëkohësisht.

Kjo ndodh kur provojmë dhe ndiejmë ikje më të dhimbëshme akoma;

Pikërisht  ato, kur njerëzit e dashur largohen përgjithmonë nga kjo jetë.

Në përgjithësi, të flasësh dhe shkruash për gjërat që dhëmbin, sikur lehtësohesh, dhe i pranon më lehtë ato.

Kur ajo(ikja) ështe kthyer në në nje veprim  të zakonshëm e të shpeshtë,natyrshëm të “gërryen” mendimi:

“Përse ndodh, a mund të evitohet,përse na “vret” në heshtje ikja e njerëzve të ndryshëm, përse ata ikin,a ka të mira ikja, po atyre që e ndërmarrin (me ose pa dëshirë) a u dhëmb njëlloj si atyre që lënë pas?

Po ta shohesh nga ndërtimi fjalën”ikje” ajo ka të mbështjella rreth vetes dy fjalëza-folje:

“ik”+“já”

Ndoshta, një  gjë që na shqetëson, ne mundohemi ta “zbusim” sadopak duke e zbukuruar që në rrënjë ,që në shqiptim.

Pra, i veshim një mendim të gjelbërt shprese,duke menduar që do te ketë një kthim,një rikthim,një  ardhje. Kur themi  “ik”,  themi dhe “já”,(hajde).

Nga fëmijëria, të gjithë mbajmë mend,që kur largohej një familje në një qytet tjetër, e bashkë me të ikte një moshatar yni,krijohej  një boshllëk që nuk zgjaste shumë, sepse lojërat na përfshinin, e nuk  linin mendjen tonë fëmijërore  të ngarkohej më tepër se ç’duhej!

Por këtë e ndiejmë edhe në adoleshencë dhe rininë e hershme, madje si të rinj me logjikë e koshiencë te plotformuar, boshllëku dhe keqardhja që ndiejmë nga largimet është  më i madh.

Kur arrijmë maturim të plotë, ndijimet, perceptimet dhe njdenjat arrijnë te bëhen maturohen gjithashtu,  dhe largimi i njerëzve, sado të parëndësishëm madje edhe të  një komunikimi rastësor ose përshëndetës,na krijon një gjendje zbrazëtie në qenien tonë.

Ndoshta ne qeniet njerëzore, pa kuptuar lëmë tek njëri -tjetri hije, gjurmë, me anë të një diçkaje të padukshme e ndjesore, madje edhe me ata që s’na lidh as fjala, por qoftë dhe vetëm vizualiteti(pamja)

Njeriu është një qenie jo vetëm me ndërgjegje, por edhe me ndijime tejet të zhvilluara, e të prekëshme.

Ndodh që ikën një njeri,por mund të ikë edhe një familje, një grup njerëzish, duke u zhvendosur nga një shtet në një tjetër,nga një qytet në një tjetër, nga një fshat në qytet.

Njerëzit kanë emigruar për kushte të mira jete, për mbijetesë, për tu mbojtur nga luftëra, nga pushtues, nga fatkeqësi natyrore.

Ikjet masive, janë tepër të dhimbëshme, jo vetem për një njeri, por për gjithë vendin, për truallin, për vendin, për pragun, e shtëpinë.

Ikjet mund të ndodhin edhe  brenda familjes;

Vjen një moment, që fëmijët  burrërohen e ikin  nga shtëpia;

Vajza martohet e ikën, djali krijon një familje të re.

Vjen një ditë, që edhe prindërit  ikin(e dhimbëshme) nga mplakja, ashtu si  një ditë do ikim dhe ne vetë…për të mos u kthyer më.

Ikja ka ndodhur në shekuj.
Në çdo kohë, ajo ka formën ,mënyren dhe arsyen e vet të ndodhjes.

Kurbeti ka marre  me vete mjaft njerëz, një pjesë të  të cilëve nuk i kthente më në vatan, por mbesnin rrugëve të botës, për nje copë bukë.

Edhe kur ktheheshin nuk gjinin askënd në familje, se vdekja nuk prét  sa të vish e ti gjendesh pranë kryes nënës, apo babait në  grahmat e fundit.

Dhimbje ikja, tragjedi kthimi.

Pra nje “Ik-Já” e dhimbëshme, e lotëshme,e rëndë, peshëmadhe për shpirtrat e vrarë nga emigrimi gllabërues për nje copë jetë më të mirë.

Ikja ka ndodhur edhe në diktaturën komuniste.

Ajo ka qenë një ikje e dyfishtë dhe besoj ka qenë ikja që ndërmerrej me dëshirë, paçka se me “kokë në torbë”- siç  thotë  populli.

Por mes dy të këqiash, do zgjedhësh atë më të voglën;

Njerëzit iknin nga regjimi frymëzënës, për tu ndierë të lirë.

Në përgjithësi po të shohesh ikjet e njerëzve në kohëra të ndryshme, si largimet masive apo vetjake janë të justifikura, e jo vetëm thjesht për të lehtësuar veten dhe fenomenin, por vërtet shkaqet dhe arsyet e largimit janë qenësisht jetësore.

Ikja është ndarje e përkohshme, ose e përhershme.

Por ajo që të lë brenda vetes, është një ndjenjë boshllëku, që s’mund të mbushet, e krijon keqardhje.

Ajo ndodh, dhe ne s’e shmangim dot.

Ik-ja dhimbje e peshëmadhe është vdekja.Këtë pikërisht, do ta përkufizoja si ndarje të mirëfilltë përfundimtare.

Për sa kohe njeriu jeton tokësoren Jetë, ka gjasa e mundësi të takojë e të shihet me frymorët e tjerë njerëz.

Ketu zë vend aq bukur shprehja rrënjëlashtë :”Mali me mal s’piqen, po njeriu me njerinë takohen”

Perse ikin, ikim, iket?

Natyrisht për një jetë më te mire, per një punë më  të mirë, për një të ardhme më të mirë të fëmijëve tanë.

Natyrisht, kështu e pranojmë më  lehtë dhe “justifikojmë” këtë fjalë dhe veprim.

E rëndësishme është të mos  merret me vete harresa.

E për ta lehtësuar, “zbukuruar”, përsëri i  kthehem rrënjës së fjalës!

“Ik” +“je”= ikje.

“Ik”, por dhe “je” në  gjirin e familjes, në shakatë e miqve, në mendimet e gruas mbrëmjeve,në buzëqeshjet e fëmijeve e datëlindjet e tyre.

Çdo ditë  gdhihesh me shpresë se një  moment,do kthehesh në gjirin, zërin ,fjalën e miqve dhe familjes.

Kjo vlen jo vetëm në ikjet tokësore.

“Ik-je”, edhe për njerëzit që largohen  përfundimisht, sepse ikin dhe janë përsëri.

Janë në shpirt, në kujtime, ne çdo gjë që lënë pas.

Unë i besoj plotësisht shprehjes: “Ne na drejtojnë  të vdekurit”

Po të mos ishte e përditëshmja jonë, që na gllabëron brenda saj, kushedi sa keq do ndiheshin njerëzit nga fenomeni,” ik-je”

Ti shpëtosh ikjes ështe praktikisht e pamundur.

Por mund t’ia dalësh  me shpresë e besim, duke “humbur” në punën që është“doktori” më i mirë për të mbajtur larg  mendimeve të mundimëshme e të vështira.

Në brendinë e tij, çdonjëri do dëshironte që ajo(ik-ja) të mos ndodhte kaq pashmangshmërisht duke na hapur hone malli e trishtimi .

Por…

Ah, sikur te mos egzistonte Ik-ja.

Ah Sikur!



(Vota: 16 . Mesatare: 2.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora