Kulturë
Poezi nga Albert Nikolla
E diele, 29.09.2013, 05:24 PM
ALBERT NIKOLLA
EXPLOZION
POEZI
Bernadette Herman:
(Shkrimtare Belge):
JETESHKRIM
Albert Nikolla, -Një shkrimtar i lindur
Albert V. Nikolla është lindur me
16 nëntor 1968 në Shqipërinë Qendrore (Mat). Kryen studimet në Universitetin e Tiranës, nga viti 1990
deri në vitin 1994. Student i talentuar,
laurohet me diplomën në saj të një “memorie” avangardiste (që zbulon lidhjet e dukshme dhe të padukshme
mes poezisë franceze dhe asaj shqiptare) të titulluar: “Migjeni dhe Gjeneza e
Poezisë Moderne Shqipe” , duke marre kështu
të drejtën për të qenë “Profesor Letërsie” për sistemin e shkollave te
mesme. Një diplomë tjetër, akorduar më
1996 nga Instituti Danez i Medias, i jep akses në fushën e gazetarisë
profesioniste.
Në fillim, punon si gazetar për
të përditshmen “Koha Jonë” për të vazhduar me gazetën tjetër të përditshme (më
e madhja në vend) “Shekulli”, ku punon si Shef i rubrikës së informacionit dhe më pas përgjegjës për rubrikat speciale:
Reportazhe-Investigime-Dosierë, kryesisht në publikimin e artikujve sa i takon
trafikut të fëmijëve, të femrave dhe të drogës. Mbi 400 dosierë investigime e
reportazhe, mbajnë firmën e tij.
Shkrimtar i lindur, Albert V.
Nikolla ka tre vëllime me tregime në aktivin e tij: “Dashnori i fundit”,
“Ngjyrat e çmendurisë” dhe “Lojë tulipanësh”. Por gjithashtu dhe shumë romane,
si: “Në kërkim të Perpetum Mobiles” ; “Week-End
i përgjakur në Bruksel”; “Golgota e Kuqe”; “Kanun”; “Vallëzim nën Yje” ;
“Gjeniu dhe Vrasësit”, “Humbësi i vetvetes”, pa harruar esenë “Shtegtimi i
Pelikanëve”.
Pas botimit të mbi 1 000 poezive
në Shtypin Periodik letrar, (1990-2008),
ky është vëllimi i parë poetik të cilin kam patur fatin ta lexoj në gjuhën time
amtare, Frëngjisht. Një poezi origjinale në ekstremet e modernizmit, novatore
dhe e veçantë, që nuk të hiqet lehtë nga mendja me muzikalitetin që përcjell.
Ajo që më është dukur
interesante, është fakti që, megjithëse një shkrimtar i rangut Evropian nga
cilësia, -modestia, qetësia dhe humanizmi
i shkrimtarit Albert V. Nikolla, ka qenë vërtet një mundësi reflektimi,
për ne shkrimtaret belgë. Duke parë kualitetin e poezive, jam kurrize të lexoj
në frëngjisht edhe 5 volumet e tjera të autorit, të cilat ende nuk kanë parë
dritën e botimit.
Krahas punës së tij krijuese, Zoti Nikolla, ka ndjekur studime akademike në Belgjikë dhe është graduar me Master pranë Institutit Superior të Wavre-s, në “Komunikim, Organizim dhe Devlopim Personeli”.
Parathënie:
Vetëm eksplozioni
që prodhohet në brendësi të
zemrës,
i mundëson shpirtit të shkëlqejë si Diell.
Nga : ATHANASE VANTCHEV DE THRACY
Laureat i Akademisë
Franceze
Anëtar i Akademisë
Braziliane të Letërsisë
Anëtar i Akademisë
Evropiane të Artit dhe Letërsisë
Anëtar i Akademisë së
Edukimit të Lartë të Ukrainës
Anëtar i Akademisë Bullgare të Shkencës dhe Arteve
“Puna njerëzore!
Është eksplozioni
që shkul kalbësinë
tonë të brendshme kohë pas kohe”
Arthur Rimbaud (1854-1891)
“Dijeni pra se
Dielli është i bukur momenteve të sapo-lindjes,
Kur si një
eksplozion hedh mbi ne, përshëndetjen e tij të dritës”
Charles Baudelaire (1821-1867)
Me “Eksplozion”,
vëllimin e tij poetik, Albert Nikolla shkrimtar dhe poet shqiptar tejet
impresionues, na ofron një sintezë të mendimeve të tij, thënë ndryshe vizionin
e tij për Botën. Ka në këtë vargan
poezish, një forcë të rrallë, një energji të pazakontë, një entuziazëm
dhe dëshpërim shpërthyes, dhe mbi të gjitha një hapje kozmike mbi jetën, që na
bën të mendojmë për veprën e vizionarëve gjigandë, siç ishin Arthur Rimbaud
(1854-1891), Lautréamont (1846-1870) dhe Ezra Paund (1885-1972). Është një shikim parashikues që autori hedh sa mbi
veten, sa mbi shoqërinë në të cilën jeton. Vepra e këtij autori, është një
simbiozë e çuditshme, dhe nuk kalon pa më kujtuar gjithashtu Bouwulf, poemën më
të madhe epike të letërsisë anglo-saksone, që sipas gjasave është shkruar në
mes të shekullit të VII gjer në fund të shekullit të X, e inspiruar nga tradita
orale. Një poemë e admirueshme që ri-transkripton epokën gjermanike drejt aq
shumë fitoreve dhe shpresave të heroit Beowulf, të cilat janë pasuruar me
kalimin e kohës nga përpunimet e stilit kristianik.
Koncepti
themeltar i vëllimit “Eksplozion”, në
analogji me atë që thuhet më sipër,
është në të vërtetë një shpërthim dijesh, një shpërthim humori ,
vullneti të pathyeshëm për të thënë
ngjarjet e kohës dhe për të evidentuar ekzistencën në të gjithë format e
mundshme. Është gjithashtu një transformacion i shpejtë i një materie poetike
që tharmohet falë një fjale thellësisht të frymëzuar, me dendësi të madhe
intriguese.
Poezia e Albert
Nikollës është po ashtu e ngjashme me “Sang-Dragon”, poemën e njohur që nga
Antikiteti i Hershëm nën emrin latin “Dracaena Cinnabar”-i, për vetitë e
jashtëzakonshme të kurimit. Ashtu si dhe kjo pemë, poezia, ajo e vërteta, ajo e
madhja, poezia esenciale ka gjithashtu si qëllim të ngrejë nga ligështia
shpirtin e njeriut, t’ia shërojë të gjitha plagët e trupit. Të thuash “Njeriu
dhe Bota” , të metamorfizosh njërin, dhe të mbash në shëndet të mirë tjetrin,
duket se është qëllimi që na propozon
autori. Megjithëse përjetime personale,
fjala e tij arrin të hyjë në shqetësimin e çdonjërit prej nesh. Në të gjitha tekstet, Albert Nikolla na beson
një ngjarje të lidhur me dashurinë. Dhe
kjo ngjarje, reale apo e ëndrrës, fantazmë, rikrijim situate, kalon brenda një
çasti në një materie të pafundme, me humnera përgjatë gjithësisë, në vorbulla të
errëta përthithëse, me yllnaja. Kjo perspektive kozmike vjen papritur e
përzihet me të përditshmen, nëpërmjet një spektakli trivial e të thjeshtë, një
spektakli që mund ta shohim në çfarëdo lloj rruge, në çfarëdo lloj sheshi, të
çdonjërit prej qyteteve: Kështu pra poeti këndon.
“Për katastrofat
kozmike të kohës që jetojmë
Për mijëra yje që
shuhen në shpërthim,
Dhe ende pa lindur
në harresë shkojnë,
Për vajzën që ecën
rrugës me delikatesë,
Zhytur në ankth
pritje, bukuri e trishtim,
Për sytë e zi,
blu, të kafet, apo të jeshiltë
Që dhembjet e mia i shërojnë me dritë...”
Forcën e vargjeve
të tij, duhet ta kërkojmë në të famshmen
“?????? / ?airos” greke “kapja e
çastit të volitshëm” . Ky koncept përcakton një moment shkëputje (në një sens
apo në një tjetër) nisur nga një bosht apo pikë përqendrimi gjithmonë në
rrotullim.
Në letërsi ashtu
si dhe në gjuhën e përditshme, ky term përcakton një ndryshim esencial, një
moment ridimensionimi të një nocioni, të
një avancimi apo një rikthimi prapa. Në
fund të fundit, ekspresioni “çast ridimensionimi” nuk thotë gjë tjetër
veçse “tani është koha e volitshme për
të vepruar”. Grekët e antikitetit kanë
zotin e tyre Kairos. Ky zot është i mishëruar
nga një burrë që nuk ka veçse një cullufe flokësh në majë të kokës. Kur kalon afër nesh ka tre mundësi: 1)Ne nuk e shohim; 2) e shohim dhe nuk bëjmë
asgjë; 3)zgjasim dorën dhe kapim cullufen e flokëve të tij, kështu pra ne e
shfrytëzojmë rastin. Kairos ka dhënë në latinisht Opportunitas
(oportunitet, - kapje e çastit të volitshëm). Albert Nikolla është një njeri që di ta kapë
mundësinë poetike me mjaft mjeshtëri. Poet dhe shkrimtar race, e di se
fatkeqësia e maturon(E bën më të pjekur)
dhe fisnikëron heroin, që bëhet shtyllë e fortë e fatit të legjionit të tij.
Në të gjitha poezitë e tij, poeti vë nën kontroll një hapsirë të pafundme në të gjitha planet. Ka në vargjet e tij shpërthime të papritura që na kujtojnë gjeniun e poetëve Williams Carlos Williams (1819-1863), Walt Whitman (1819-1892) dhe Jack Kerouac (1922-1969). Gjithmonë është një “UN”-, njeriu i përjetimeve të përditshme që mënyra e të prezantuarit e transformon shpeshherë në një krijesë fantazmagorike. Pastaj kthehet në “NE”, sepse ajo që ndjen e përjeton, e di mirë që të gjithë njerëzit e kanë përjetuar, po e përjetojnë, dhe do ta përjetojnë në të ardhmen. Më pas në një rrugëtim të ri, nënshkruan me “Un” dhe kjo do të thotë “Ne” në lëvizjen cirkoide të njerëzimit në raport me yjet dhe kozmosin. Dhe habitet nga fakti që “Ne” si njerëzim kemi shumë më tepër të dhëna për gjithësinë, pafund e largët, sesa për atë që është më afër nesh:
Teleskopët e botës
drejt universit i
kanë drejtuar,
Po kanë harruar të
vënë teleskopë
në shpirtin e
njeriut,
Atje ku misteri i
universit me zell ruhet,
Dhe ku ëndrrat
nisin,
rriten shpërthejnë
si yje e vdesin,
Universi nuk do të
ishte,
Nëse nuk do ta
ngrinte dashuria,
Njeriu e ka
elementin e rikrijimit
brenda vetes.
E pikërisht
këtu poeti demonstron superioritetin e
tij mbi shkencëtarët dhe shkencën humane në aspektin psikik, sepse qëllimi i
tij është vënia në vrojtim të teleskopëve, si drejt të universit ashtu edhe
drejt shpirtit, në kërkim të një lidhje që i afron dhe i thelbëson. Besimi i
tij nuk është siguria absolute, as një ilaçi magjik, por një bast i vënë mbi
shpresën. Fjalët e tij, janë po aq afër me ato të Shën Agustinit (354-430) që shkruan: “Vihuni në kërkim,
tamam sikur do të gjeni gjithçka, dhe gjeni për të patur mundësinë të
zbuloni akoma gjëra të panjohura”. Kjo
kredo e poezisë së Nikollës, ngjan gjithashtu me atë të filozofit francez
Lucien Jerphagnon (1921-2012): “Ruaj brenda vetes një zonë të paprekshme, një
pronësi magjike shpirtërore”
Por, i vendosur
mes mikrokozmosit të tij, burim i të gjithë shkëlqimeve të tij, i mbështetur në
fjalët dhe universin, mbi të cilin hap shtigje për shikimin të tij poetik,
Albert Nikolla ngjizet gjithashtu edhe në “Eksplozionet” (Shpërthimet) si një
topograf i Botës në planin universal. Eksploron dhe demonton të dyja botët, në
të vërtetë: botën psikike dhe botën
gjeografike, me një preferencë për
majat e paarritshme dhe humnerat
e pafundme, vorbullat përthithëse oqeanike
dhe pyjet e pamata, ku dreri kthehet në objekt gjuetie për gjuetarët.
Dhe, për atë që është botë e krijuar nga duar e njerëzve, një vend të veçantë
në poezitë e poetit tonë, zënë pikërisht
Piramidat, këto vende monumentale,
që na kujtojnë lodhjen e pafundme por
njëkohësisht edhe madhështinë e njeriut.
Por dhe piramidat, stigmatizohen jo rrallë, për shkak të madhësisë dhe peshës
së tyre, në favor të një të ngrëni të shijshëm
mbi barin e gjelbër, frymëzim real dhe i pavdekshëm edhe në veprën e
Edouard Manet (1832-1883). E ndjejmë se
tema e të ngrënit është një lloj madeleine erotike tek Marcel Proust (1871-1922) me epshin, dashurinë
e marrë në të gjitha aspektet; sensualitetin delikat, -element që qartësisht
vihet re në thellësi të pushtetit emocional që transmeton çdo poemë e gjatë apo
e shkurtër në krijimtarinë e poetit tonë, e që mund të thelbësohet në shprehjen
: Albert Nikolla dëshiron të jetë një Théophraste (Teofrat- filozof athinjot ,
nxënës i Aristotelit 371 -287 para
Krishtit) modern, një orator divin, falë
disponibilitetit të pafund të shpirtit të tij kurioz.
Në aspektit e
botës psikike, qasja e Albert Nikollës
është e ngjashme me atë të Ezra Paund,
pasi udhëton në jetën njerëzore të krijesave të lindjes e të perëndimit, nga
polet në Ekuador. Këtu ai është provë e një fati të parathënë rreth
kontrasteve, dhe nuk nguron të zhytet në
ngjarjet më të zakonshme; guxon gjer edhe të na tregojë ngjarje rrëqethëse të
TV-ve sharlatane dhe të revistave
populiste. Në të njëjtën kohë, ngrihet në një nivel shumë më të lartë sesa ç
’prodhon njerëzia. Lexuesja e “Voici” mahnitet nga zanat dhe gërshetëzat .
Gruaja shtëpiake, një bukuri e pamend, provokuese dhe joshëse e revistës , gjendet përballë një Afërdite
Poetike që poeti i krijon si kontrapunkt.
Albert Nikolla i njeh mirë rolin e plagëve të tij të së kaluarës,
tiraninë së ekzistencës së papëlqyer e të vështirë. E di mirë se ka mes nesh,
kujtime që janë si gurëzit e mprehtë në shollën e këpucës. Këtu kemi të bëjmë me një farë obsesioni
tipik që gjendet tek poetesha angleze Katherine Fowler Philips (1631-1664)
thënë tek “E pafuqishmja Orinda”, e ripërsëritur si fenomen poetik në “O vetmi,
zgjedhja ime e ëmbël”, e muzikuar nga Henry Purcell (1659-1695). Kjo poezi,
plot me emocion
shpërblen të gjitha dituritë. Viktime e pamëshirshmërisë së jetës, Albert Nikolla provon një dëshpërim të thellë përballë fëlliqësisë, nënshtrimit dhe lakmisë së njeriut.
Shpirti im vuan
nga mizerja e njerëzimit,
Nga mungesa e
origjinalitetit,
Jemi krijesa
mishngrënëse ,
Që shqyejmë
shpresat me idhësisht,
Nuk kemi dashuri
për jetën e shenjtë,
Dhe mrekullia e krijimit na braktis ...
Albert Nikolla,
përshkon me të njëjtën shpejtësi dhe ekzaltim hapësirën dhe kohën. Shkon me një mbyllje qerpiku, tek Lucy i lashtë dhe Eva e së ardhmes, duke e
konsideruar në çdo etapë femrën si yll polar të gjithçkaje që ekziston. Dhe është pa dyshim ky koncept që krijon tek ai, entuziazmin lirik që
shend-e-veron të gjitha poezitë e tij dhe
bën të lindin nën penën e tij imazhe te pashlyeshme. Celebron në të njëjtën
lëvizje të zemrës , forcën ndarëse të individit prej hapësirës, dhe e bën atë unik, duke e
vendosur në log un e madh. Ja pushteti i pafund që i jep një individi të vetëm,
kur shkruan:
« Mjafton që të
mbyllen qerpikët,
Për tu shuar gjithë njerëzimi»
Mrekullia qëndron
në faktin e transformimit të jetës së tij në një vazo kristali, vendosur
përballë një oxhaku familjar plot ngrohtësi. Por kërkon gjithashtu dhe
shenjtëri në sjellje. Pa këtë shkundje dritëdhënëse të shpirtit, jeta jonë
rrezikon të kthehet në terror me pamjet
e përditshme të qyteteve misteriozë dhe të zymtë. Pafuqia thërret vazhdimisht
për të shkuar drejt vorbullës së saj thithëse. Dhe vetëm një besim i lartë
divin, mund të na shpëtojë nga rënia. Një besim diellor, që i lejon poetit të
kuptojë përmasat e varfërisë së tij.
Në këtë vëllim që inspiron plotësinë, Albert Nikolla shpreh të gjithë elementët emocionalë të njeriut,, që nuk është asgjë përpara turmave dhe shtrirjes së botës, por që mjafton një gjest i pastër për tu lidhur me gjithë forcën dhe hapësirën dhe për ta dominuar. Kjo në saj të një teknike speciale që autori zotëron: “Mbyll sytë. Dhe kthehu në kozmos, ti vetë”. Ky pushtet u është dhënë veçse atyre që dashurojnë vërtet, atyre që kanë një zemër mbushur me mirësi e butësi:
« […] dashuria,
Është misteri i
mistereve
Ajo, që riprodhon jetën në përjetësi… »
Madhërimi i
dashurisë, i pushtetit të njeriut që realizohet vetëmse nëpërmjet ndjenjave të
paqarta dhe vështirësisht të kontrollueshme , nuk është veçse një lloj
nitroglicerine që shkakton shpërthime. Eksplozione të dhunshme , por gjithashtu eksplozione krijuese,
të konsumuara nga kush; thelbësisht nga Big-Bang-u. Ja pse e quan kështu
vëllimin e tij me poezi, buqetë të një evolucioni lirik dhe të një vizioni të
denjë për Pythie ose Sybille, pa harruar titujt vërtet me shije, aq çmendurakë
dhe njëkohësisht të menduar thellë.
Nuk është e vështirë të kuptohet që shpirti, në forcën e dritës për të qenë i përkryer, të vendos mbi mijëra pamundësi!... Dija e heshtur nën sulmin e frikës dhe shkatërrimit njeh forcën e eksplozionit dhe dhembjes, që është njëkohësisht graviteti i vërtetë i gjërave!
PARIS, MAJ 2013
Përktheu nga
Frëngjishtja: JETON KELMENDI
1. LOVE EKSPLOZION
Dedikuar
momentit të krijimit të Universit
Big-Bangu
nuk ishte qëllimi në vetvete
i
Materies inteligjente,
Big-Bangu
ish thjesht shpërthimi
për
të bërë të mundur dashurinë,
Big-Bangu
mund të emërtohet ndryshe
me
frazën poetike,
LOVE-EXPLOZION,
në shpirtin e Gjithësisë.
Sepse
vetë Krijuesi vendosi:
Vendi
i dashurisë do të jetë Toka,
Këtu Ligji i Erosit dhe Kupidonit
nisi
fazat e gjata të krijimit,
Dhe
në urdhërat e Afërditës
u
vu Bota, sipas planit,
Si
një bebe e dobët në krahët e nënës
u
shfaq njerëzimi,
Në
fillimin e të shtatës ditë........
Dashuria
e vërtetë
është
e vetmja forcë graviteti me ylbere,
Që
mundet ta shmangë përgjithmonë
zhdukjen
e njerëzimit,
Dashuria
është e vetmja zgjidhje e urtë,
dinjitoze
dhe e mençur,
E
vetmja rrugë pa dilema të frikshme,
e
drejtë plot shpresë ,
Që
na shpie drejt dritës së madhe të qenies
pa
na plagosur,
Drejt
ëndrrave të pasosura.......
Krijimi
nuk ishte qëllimi në vetvete
i
Materies inteligjente,
Krijimi
ish thjesht inxhinieria gjenetike
për
të bërë të mundur dashurinë,
Krijimi
mund të emërtohet ndryshe
me
frazën poetike,
LOVE-EXPLOZION, në shpirtin e njeriut.
Bruksel,
14 mars 2004
2. PASION
Dedikuar një pelikani te trembur,
Teksa fluturon mbi pyllin me pisha
Ashtu
si nëntë planet
hapësirave
të gjithësisë udhëtojnë,
Dhe
ndjesitë humane
mbi
qenien pafund të species
dhe
Zotit,
Ashtu
si dielli qe shndrin
përballë
botës me jetë ujërash,
Ju
ftoj ne universin e dashurisë
që
nuk njeh vdekjen prej lotit...
Në
perandorinë e dashurive
që
ngrihen si trëndafilat e pranverës,
Lini
emocionet të fillojnë e të sundojnë
mbi
trupat njerëzorë,
Në
ngashënjimin plot ëmbëlsi
të
forcës dhe pasionit,
Ju
do të gjeni ëmbëlsinë e ngjizjes
dhe
krijimit të fëmijës,
Hipnozave
të endjes
në
hapësirat e gjelbërta të vetë mendjes,
Të
bukurat ëndrra ,
pa
ngurrim eterin pra pushtojeni.
Rrugës
së qumështit do të fluturoj
si
pelikan i trembur.....
3. GJENEZA
Një poezi kushtuar
mrekullisë së krijimit,
Dhe Materies Inteligjente
të Organizimit
Dhe
perëndia erdhi
e
ujërat i derdhi mbi tokë,
Dhe
diellit i tha:
Ngroh
me forcën e pasionit,
Në
shpirtin e krijimit
u
zgjua forca e arsyes,
Inteligjenca
fillestare e njerëzimit...
Dhe
pjalmi i përsosjes
depërtoi
shqisave të krijimit
Anekënd mbi detra
dhe
oqeane të reja,
Aromë
e këndshme ekzistence
u
bë e qeshura,
U
shpërnda gjithkund
në
thelbin e krijesave,
E
bukur bota që krijova,
-tha
perëndia befas,
Dhe
një pastërti e mrekullueshme
u
nder mbi ajër
Si
drita që bie mëngjeseve
e
shndrin mbi pikalashta.
Edeni
ja ku është,
fëmijët
ngritën kryet ngritën
si
gonxhet çelën...
Por
sa kaq
në
honet e errëta të universit,
ligësia,
Pa
mrekullinë
dhe
i zgjoi demonët e së keqes
dhe
vesit,
“Nisuni
drejt krijimi
dhe
shpirtra hidhni hije dyshimi”
Kështu
nisi lufta e përjetshme e universit,
Bota
u bë kopshti me lule
dhe
varri i njerëzimit.
4. ERDHI KOHA
Dedikuar dashurisë,
pasi plagët e luftës,
i shëron veç dashuria
Erdhi
ora fatlume
të këndojmë dashuri
Ti
që nga asgjëja
krijon
thelbin e qenies,
Ti
qe brezat i përsos
dhe
mirësisë i hap portat,
Mëngjeseve
plot afsh e amë
i
bashkon çiftet dhe u jep dritën,
Ti
që fëmijët i rrit
dhe
plot na i mbush sofrat,
Me
punën e ndershme dhe mirësi,
Të
këndojmë
himnin
e madh të Gjithësisë,
Se
Perëndia tha o njeri:
“Të
krijova, tani:
Sundo
mbi gjithçka me dashuri”.
Sapo
agu i syrit më hapet
mëngjeseve
të reja,
Dhe
një ditë e re në jetën time
shtohet
me parfum,
Gjej
forcat ta flak urrejtjen
në
fund të Skëterrës,
Njerëzit
nis sërish ti dua,
dhe
dashurisë ti thur vargje,
Kam
rënë në dashuri me ty dashuri
përjetësisht,
Si
të isha poeti i fundit mbi dhe,
përvëluar
në shkretëtirë!
Buza
e femrës është krijuar
që
të latohet prej puthjes,
Le
të shkrihemi pra si mjalti
duke
puthur në dashuri të vërteta...
Le
të lulëzojnë
miliarda
gonxhe të freskëta agimeve,
Kur
Afërdita shtrin tisin e bardhë
mbi
kontinente!
Dashuria
është i vetmja ndjenjë
që
e fisnikëron njeriun,
Është
vetë esenca e qenies së njeriut
mbi
univers,
Le
ta ruajmë pra atë
nga
vdekja dhe shkatërrimi,
Sepse: nëse vdes dashuria
gjithë
njerëzimi vdes,
Dhe
universit i hapet
një
vrimë e zezë në zemër.
5. SHPRESA DHE RINGJALLJE
Kushtuar shpirtit të njeriut,
dhe ndjenjave të larta,
Qe na mbajnë me ëndrra
dhe shpresa
OH!
Ëndrrat e mia
i
kam nxjerrë nga sirtarët e mendjes,
Për
të shpëtuar vetveten
nga
monotonia e gjatë,
Kam
zënë vend
përballë
oqeanit të jetës në Univers,
Ulur
në stolin e bardhë,
poet
i menduar thellë,
Me
supe të ulura
nga
hallet e përjetshme të njerëzisë,
Nga
shpresat dhe dhimbjet
që
më ka dhënë dashuria.
Vrite
vetminë dhe dashuro
me
afshin e shpirtit o njeri
Shpëtoje
femrën nga vetmia,
sepse
ky është misioni yt
Ke
triumfuar në jetë
nëse
me dashuri gjithkund je rrethuar,
Nëse
si gonxhe në shtëpi
të
rritet fëmija dhe shpresa,
....Shpresa
dhe ringjallja...
Ringjallja
ndodh
vetëm
nëse dashurisë i ngrini shtëpi,
Në
zemrën tuaj,
më
pas e ushqeni
me
pjalmin de jetës
Ç’do
moment shpirtin ja mbushni
me
ndenja të larta,
Për
tu tretur në eterin e kujtesës
dhe
më pas për tu rikthyer,
Asgjë
nuk dini për vdekjen,
për
forcën e saj shkatërruese,
Është
koha të dashuroni,
që
ajo të mos ju mposhtë.
6. NOSTALGJI
Kushtuar të vdekurve,
qe kanë zili fëmijët tek lozin
Dhe
frynte era e marrë
Gjumnajës
së pafund të heshtjes fajtore,
Të
vdekurit ngrihen nga varri,
Me
sy xixa nga tmerri,
Duke
shikuar çiliminjtë
që
lozin diku në një kënd të parkut,
Kujtojnë...
Fëmijëritë
e tyre te dikurshme
Që
fshihen mes lisave të zabelit,
Mes
trungjesh të kalbura nga harresa
dhe mushkut të vjeshtës.
7.
NATA TREMBET
DHE
KURRE NUK NGRIHET
Kushtuar bukurisë së jetës
Shijoje
ëmbëlsinë
e mjaltit të lules së portokalles,
Më
pas djegien e specit të njomë
me
djathë e raki thane,
Kokrrat
e rrushit veror të kallirit,
në
pikun e vapës,
Shijen
e rrallë e brendisë së bostanit,
buzë
lumit në flladin e darkës,
dhe
më pas vajzën e re shtrije ne rërë
tek
rrënjë e rrapit..
sepse
atje ku dashuria harbohet
në
nota freskie,
nata
trembet dhe kurrë nuk bie.
S’ka
fjalë, s’ka dhimbje, ka veç dashuri,
Nën
ujët e heshtura të natës së qelqtë,
Bëhem
shpirti jot ushqyer
qe
fytyra të-të shndrisë,
Përgjatë
ekzistencës tënde
në
afsh e përqafime
Në
zhgjëndrrën e kujtesës ,
fshehtësisë
së ashtnajës,
Zbulojmë
kënaqësitë e bashkimit të beftë
Para
meditimit
gëlojnë
elektronet e pjalmit,
Thëniet
e trishta
në
ballkonet e harrimit.
Ndjenjat
janë
shprehje e asaj
që
ne fshehim ne gjene,
Ngaqë
shuarja
për
ëndrrat dhe dëshirat
është
një utopi,
Të
zakonshmet flijime, ri përsëriten,
Por
e bukur është jeta,
dhe
pse ka shumë zhgënjime. .
Pasioni
është
tajfuni i pakontrollueshëm,
I
shpirtit njerëzor
Sublim
në katastrofa dashurish,
dhe
në mallkime të rremta.
Nëse
humbim
njërën
nga shqisat qe kemi,
Kjo
pakëson mundësitë e ndijimit tonë,
Më
mirë pa veshë e pa sy
Nuk
është e nevojshme
që
gjithçka të dëgjojmë.
8. NDJENJAT JANE SI FEMRAT
Kushtuar mëdyshjes njerëzore,
bukurisë dhe shëmtisë
Ndjenjat
kur janë të vërteta
janë
si femrat
Të
bukurat dihet,
nuk
janë kurrë besnike,
të
shëmtuarat janë besnike,
po
a vlejnë vallë?
mëdyshja
na kaplon,
dhe
kjo nuk është gjë mirë,
të
jetojmë duke shijuar dashurinë
e
shumë femrave është tradhti,
të
jemi besnike të një femre,
është
skllavëri.
Por
bëjeni jetën të lirë miq,
sepse
Nëse
jeta arrin të na dehë
me
ëmbëlsinë e saj,
Dashurinë
e kemi fryt
në
shportën tonë,
Mund
të jetë dardhë
mollë
apo kajsi,
E
hamë kur të duam
dhe
në rrugën e rikthimit këndojmë,
Meqenëse
qendra e universit
nuk
është përcaktuar,
Unë
jua propozoj
ta
shpallim qendër universi
dashurinë.
Mos
ja ndaj sytë dashurisë
asnjëherë,
Se
xhungla njerëzore gjithçka përpin,
Thuaj
fjalë të bukura
dhe
ledhato shpresën,
S’ka
falje nëse gaboni,
dhe
lindi ëndrrat të vdesin,
Shpërfillja
është
buka e zezë e mjerimit në shpirt,
Harresa
juaj,
ju
bën të mbusheni
me
një miliard harresa.
Dhe
kur kthehemi
biem
në dashuri,
Nuk
dimë se kë duam,
fluturën
apo kobrën,
Në
çdo rast,
në
çdo çast,
në
heshtje dhe marratë,
Rënia
është fatale,
pafundësisht
e vret kohën.
Pastaj
një ditë
humbasim
sensin e kohës,
harrojmë,
Dhe
zbulojmë
se
përtej perdeve të dritareve
ka
botë,
Dashurojmë
të tjera,
dhe
flemë gjumë të gjatë,
Me
idenë se jetojmë,
por
gjymi është gjysmë vdekje.
Të
urtët vdesin,
me
shpirtin që ikën në eter,
Flaka
e memories njerëzore
me
vrull i djeg,
Fshihen
kujtimet,
ëndrrat
dështimet,
Filli
i jetës zhytet në terr.
Por
është kuraja
që
ushqen Dashurinë
Dëshirat
marrin flakë,
dhe
pyjet përpijnë,
Digjet
gjithçka,
dhe
asgjë nuk digjet,
Filli
i ëndrrës është e vërteta,
e
vërteta ëndërr,
Hapni
zemrat për zogjtë e mirësisë.
Psherëtimat
e dashurisë
janë
si erërat e shkretëtirës,
Si
zërat e nimfave të largëta
në
oazën që shihet në somnambul,
Shpresa
është balsami që rigjeneron
shpirtrat
e dëshpëruar.
Flasim
për parajsa,
në
qiej e në mbi-qiej,
Por
tek gjinjtë e femrës
parajsa
e vërtetë fshihet
Në
kalërimet e gjata,
mbi
kuaj fushave të shtratit
Ose
duke u puthur
mes
faqeve të një libri,
Jeta
e një dashurie matet saktë
vetëm me pasionin e njeriut.
9. MUZIKE MBI TRENDAFILA
Kushtuar, shiut, breshrit
dhe akullit të mosqenies
Dhe
Erosi nis e bëhet muzikë,
Me
nota dashurie
të
shkruara mbi trëndafila.
Mos
mendoni se ka ardhur fundi,
Nëse
shihni dy burra tek rrihen,
Në
derën e të bukurës,
gjysmë
të mbyllur.
Kur
te jemi plakur,
do
ti kemi thënë të gjitha,
Pastaj
do ikim
andej
nga lindet drita.
Nëse
ti jetën e merr lehtë,
si
dhuratë prej Zotit,
Dhe
kohën kot e shkon
me
marrëzira
Koha
të gllabëron
si
një boa gjigande gazelen,
Bien
ëndrrat si shiu në breshër,
Dhe
shuhen
në
akullin e mosqenies.
Ai
që me shpirt do
nuk
ka nevojë të braktisë,
Sepse
braktisja
nga
portat mund të hyjë
dhe
lulet ti thajë,
Ndërsa
dashuria e vërtetë
mund
të fluturojë,
Si
zog nga dritarja
të
ngjitet në qiell
Goja
thotë gjithmonë atë
që
zemra blaton,
Dashurinë
apo urrejtjen,
apo
të dyja bashke,
Dhembja
nuk do as lot
as
lavde,
do
shpirtra.
Nëse
një ëndërr është jeta,
me
aktorë tragjike e komik
Ti
luaj lojën tënde qetësisht
dhe
fito,
Për
një ëndërr të bukur
nevojitet
gjumë i ëmbël,
Për
një somnambul
duhen
vuajtje dhe trishtime,
Gruaja
qe ne duam
mund
të jetë shpëtimi,
Mund
të jetë vetë varri i pafundmë
dhe
mallkimi,
Nuk
e dimë gjithsesi,
Martohemi
dhe
martesa është si gjaku,
Vetëm
një plage e madhe
e
nxjerr prej trupi.
Të
gjithë ne
jemi
në kërkim
të
kufijve të ekzistencës,
Por
nuk ka askund ndarje
të
dukshme,
të
prekshme,
me
gardh,
Realiteti vjen shfaqet
si
një krijesë hibride,
Dhe
zhduket pa lënë gjurmë
si
një hije,
Nuk
dimë se nga t’ ja mbajmë.
Thuhet
se pas furtunave të mëdha
lind
gjithmonë një diell,
Po
dëmi është i bërë
pas
uraganit të sapo ka kaluar.
Dashuria
është e verbër,
se
shikon kurrë lartësinë e malit të saj,
Gjer
në ditën kur braktisja vjen
dhe
shembet gjithçka në gërmadhë.
I
ngërthyer gji-më-gji
me
femrën e bukur,
Natën
e bën zjarrmi,
dhe
të ftohtin nuk e ndjen,
Bukuri
e gjithë ëndrrave dyshe,
është
bashkë-autorësia,
Misteri
bie, kur zbulohet sekreti,
Pas
çelësit që hap portat e ndjesive.