Kulturë
Gjon Keka: Ëndrra osmane dhe mbetjet e saj
E diele, 29.09.2013, 06:53 PM
Ëndrra osmane dhe mbetjet e saj
Nga Gjon KEKA
Serish është
ndezur debati rreth periudhës së pushtimit barbar osman, dhe natyrës demoniake të këtij pushtuesi, por edhe ndikimit tmerrësisht negativ që ai
pati në jetën, kulturën, shoqërinë dhe popujt e kontinentit tonë të
lashtë. Ajo që sot ne po dëgjojm në shekullin XXI, sidomos nga disa “akademik” turq të ardhur
shpesh me ftesë të disa mbetjeve sulltaniste që qëndrojn si në pushtet ashtu
edhe në fusha të tjera të politikës dhe institucioneve tjera në vend si në
Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, se gjoja
perandoria osmane nuk ka qenë pushtuese, por ka qenë një bashkëqeverisëse apo një lloj
administratore e këtyre vendeve.
Nuk ka më
marrrëzi, më absurditet dhe gënjeshtër
më të madhe në këtë shekull se kjo tezë e re e këtyre “akademikëve” që si duket
truri i tyre është produkt i mentalitetit primitiv islamiko-sulltaniste.
Është e drejtë e
këtyre “akademikëve” të argëtohen me iluzionet e tyre, por jo të hedhin të pavërteta të mëdha mbi
fytyrën e historisë së kombit tonë, histori
kjo e ndërtuar mbi sakrificën dhe shenjat e mëdha të kohës që përshkuan
shpirtin e këtij kombi të lashtë me rrënjë të thella europiane.
Është e
tmerrshme të dëgjosh këso broçkulla dhe të pavërteta të mëdha, pra gjëra
antihistorike, aq më keq kur ata luajn me faktet dhe plagët e
kombit tonë duke u munduar t'i fshehin ato dhe lyer më bojën e tyre ideologjike
sullataniste-islamike periudhën më të errët, më gjenocidale të popullit tonë të shkaktuar
nga pushtimi i perandorisë barbare osmane.
Pra sipas këtyre
“akademikëve” turq duhet lënë anash karakterin dhe frymën e kohës, tiparet e saj, faktet, dokumentet e rëndësishme historike të kombit
tonë arbënor europian, gjykimet e shëndosha, dëshmitarët e asaj kohe, plagët e brendshme
dhe të jashtme e shumë tjera dhe në vend të tyre të sjellin një pasqyrë
plastike dhe bojë ideologjike mbi gurët e ndërtesës së madhe të kësaj peirudhe
të historisë së kombit tonë, duke e fut
kështu këtë periudhë në labirintet e gënjeshtrave, iluzioneve, politikës ditore
e te interesit e servilitetit të tyre dhe mbetjeve, pastaj të imazhit të vetkënaqjes së historisë
sipas syzeve të tyre dhe mbetjeve osmane në trojet tona.
Kështu ata duan
që t'i japin një imazh të korruptuar kësaj periudhe dhe largimit sa më tepër
nga besnikëria ndaj fakteve, dokumenteve,
dëshmive, kronikave dhe gjurmëve të historisë së kombit
tonë.
Thjeshtë ata me
këtë veprim kanë thyer dyfish ligjin e historisë dhe të drejtës së kombeve.
Sepse e para
kanë braktisur realitetin dhe faktet historike, dhe së dyti po duan ta rregullojnë imazhin dhe
veprimet e satanizuar të perandorisë barbare osmane dhe pushtimit të saj, gjenocidit dhe barbarisë që ajo i bëri kombit
tonë, e që gjendet brenda faqeve të
historisë sonë, nëse lejohet një gjë e tillë kjo do të ishte
një turp kombëtar, sepse pranon të futet
gënjeshtra brenda historisë dhe të vërtetës, dhe siç dihet e vërteta nuk duron gënjeshtrën
brenda oborrit të shëndritshëm të saj, ndërsa nuk do ta pranonte asnjë komb
krenar dhe me identitet të palëkundur një gjë të tillë, apo një turp të tillë
më faqet e historisë së tij.
Pra thënë më
mirë këta “akademikë” turq duan që ta zhdukin llogarinë tronditëse të ngjarjeve
historike brenda periudhës së pushtimit barbarë osman ndaj kombit tonë të
lashtë arbënor dhe në vend të saj t'i japin bojën e tyre ideologjike duke e
kthyer aq lehtë dhe në mënyrë të demonizuar këtë periudhë si një periudhë të
lumtur të bashkëjetesës dhe administrimit të përbashkët.
Me kërkesat e
tyre për të ndryshuar gjykimin dhe faktet ndaj së kaluarës së kësaj periudhe
dhe barbarisë e gjenocidit që bëri perandoria barbare osmane ndaj kombit tonë, duke
u munduar të shlyejnë termin “pushtues” dhe në vend të saj “bashkëjetesë”, shihet qartë se ëndrra e vjetër osmane ende
nuk ka vdekur, dhe kjo tregon shenjën më
të qartë se sa e demonizuar është ideologjia politike turke dhe orekset e
pangopura të saj.
Por si mund të
kërkohet një gjë e tillë e ndërrimit të termave nga pushtues në bashkëqeverisës
apo bashkjetesë, kur faktet, dokumentet, dhe realiteti i plotë fletë me dritën e tij se
kjo perandori barbare zbriti në kontinentin tonë me falmurin e errësirës së saj
ideologjike duke sjellë në këtë kontinent errësirën ideologjike-islamike, mjerimin
e primitivizmin dhe të gjitha dukurit e shumta negative. Meqë ajo sipas këtyre
“akademikëve” turq nuk qenka “pushtuese”, por, ”bashkëqeverisëse” apo
“bashkëjetese”, atëherë si të gjitha kronikat historike flasin, për gjenocidin
dhe barbarinë, pastaj edhe për beteja të
përgjakshme si ajo e vitit 1389, 1443, 1448, 1453/54, 1467/68, 1478/79, 1526, 1556, 1568 e gjerë në kalbjen e kësaj perandorie te
errësirës .
Por në të
njëjtën kohë pushtimi barbar turk shkaktoi një ndryshim negativ tjetër akoma më
të madh në jetën e njeriut, të popujve
dhe në mënyrën e zhvillimit të përgjithshëm në kontinentin tonë.
Ata shkatërruan
djepin e fabulave, të artit, të shkencës,
kulturës, humanizmit dhe të civilizimit të lashtë të
popullit tonë brenda kontinentit të lashtë europian. është pikërisht ky pushtim
barbar që futi vendin në kolaps dhe shembi urat e tij të vjetëra duke lënë
kështu këtë pjesë në errësirë dhe prapambetje dhe pa te ardhme përgjatë 532
vitesh. Pra ata sollën me vetë edhe injorancën, despotizmin, , korrupcionin, çarjet dhe përçarjet brenda vendit, si dhe
mbollën pabarazinë.
Ndërsa duhet
potencuar edhe një gjë se jo vetëm turqit barbar shkatërruan monumentet e
vjetëra të popullit tonë të lashtë arbërnor, por fatkeqësisht asaj i ndihmuan edhe disa nga
“shqiptarët” e islamizuar me dhunë nga kjo perandori e që i shërbenin politikës,
ideologjisë dhe ushtrisë së saj dhe
ishin bërë servil të këtij pushteti barbar.
Për këto faktet
janë të specifikuara në çdo kronik historike të kësaj periudhe të errët, dhe
atë nuk mund ta zbeh, as ta ndryshoj apo ta lyejn më bojën e ideologjisë së
tyre, sepse ato janë fakte dhe ndodhi reale dhe nuk ka asnjë justifikim apo
hapësirë për tendencë të sjelljes në pikën e ndryshimit brenda natës duke sjell
maskën turke të marrëzisë të veshur me ndonjë histori lumturie marrëdhëniesh me
turqit. Arbënorët nuk kanë pasur, nuk
kanë dhe nuk do të kenë asnjëherë gjëra të përbashkëta me turqit apo lidhje
tjera me ta, pretendimet e këtyre akademikëve turq se gjoja populli arbënor dhe
turk ka pas apo ka gjëra të përbashkët janë gënjeshtra të kulluara, mund të them se e vetmja gjë që na është
imponuar me turqit ka qenë lufta kundër këtij armiku barbar dhe asgjë tjetër.
Dhe siç dihet
për të mbrojtur kauzën e kombit tonë arbënro dhe qenjen e identitetin e tij
europian, luftuan breaz të tërë, për të dalluar këtu Gjergj Kastriotin
strategun dhe liderin e shtetit të Arbënit i cili luftoj gjerë në vdekje, dhe të gjithë ata që mbrojtën kombin tonë
luftuan duke vënë në shërbim deri edhe pikën e fundit të gjakut arbënor vetëm e
vetëm për ta dëbuar një herë e përgjithmon këtë pushtues barbar nga trojet dhe
kontinenti i lashtë i familjes sonë europiane.
Prandaj nisur
nga kjo ska se si të emërohet ndryshe ky pushtues, pos si barbar, madje e gjithë kjo periudhë
tingëllon si një tregim i i vërtetë e i përgjakshëm në histori.
Kështu që me pak
fjalë si mund të mendojn “akademikët” turq, e aq më pak ta fshehin shpatën e gjakosur të
perandorisë barbare osmane, e cila ka
marrë jetë të shumë kombeve dhe të mos quhet pushtues. Ajo jo vetëm se ishte
pushtues, por një perandoori barbare e
cila rrënoi të gjitha ndërsa të vetmet la si mbetje të saj disa minare politike
sulltaniste-islamike, ideologjinë e saj
dhe mbetjet e saj që sot po mbrojnë dhe punojn në shërbim të kauzës së saj
politiko-ideologjike
Asesi nuk duhet
lejuar, por as nuk duhet të vie në shprehje
që temrat nga pushtues të ndërrohen në “bashkëjetes” apo “bashkëqeverisë”, sepse
është historia ajo që mbanë faktet brenda saj, dhe historianët duhet të jenë të paanshëm, ngase
paanshmëria e një historiani është domosdoshmëri, prandaj nuk duhet lejuar
ndërrimi i këtyre termave as sot dhe në asnjë kohë.
Por ne duhet të
hulumtojmë akoma më tepër deri në thellësinë e zemrës së historisë duke nxjerrë
edhe ato fakte apo dokumente të fshehura në dritën e të vërtetës që bota të
kuptoj dhe të shoh me sytë e saj të kaluarën dhe periudhat e ndryshme të
historisë së kombit tonë arbënor europian.