E marte, 03.12.2024, 03:11 AM (GMT)

Kulturë

Shahin Ibrahimi: Flaka e vuajtjeve

E marte, 01.10.2013, 06:24 PM


Shahin Ibrahimi

 

Flaka e vuajtjeve.

 

Ah vuajtje, nuk je veç një fjalë

Ti pasqyrohesh ëmbël me fjalën OHË,

Dhe kur del me vështirësi ngadalë

Në zemrën e vrarë, që pret me u ngrohë.

 

Puna burim i të mirave materiale, mungon

Lëmoshë s`ka për herë, si puna çdo ditë,

Ç`të bëj unë, kur fëmija Bukë belbëzon

Më shtohen rrudhat, jam bërë për mëshirë.

 

Ju,që nuk e njihni dhe talleni me të

S`ju uroj ta provoni, lereni në heshtje,

Mos e ironizoni, ngushëllojeni të qetë

Se po ta provoni, sdo keni më buzëqeshje.

 

Vuajtja është gjithçka, që unë kam kaluar

I kam parë dhëmbët e shëndoshë të skamjes,

Kam ranë i pa ngrënë , urinë e kam duruar

Dhe nga sëmundjet, me botën pranë ndarjes.

 

Skamja më është ulur pranë dhe bashk rrimë

Unë e urrej dhe i buzëqesh vdekjes ngadalë,

Dhe para vdekjes asgjë nuk pipëtinë

Prandaj i lutem, të vi tek mua pa rradhë.

 

Loti dhe heshtja janë pjellë e vuajtjes

Poshtërimet janë telegrame për zemrën,

Bëhen zgavrat e syve disqe të ruajtjes

Prandaj dhe trupi merr erën e kërmës.

 

Jeta vazhdon unë me to ngarkuar krahëve

Më përçmoni me shikime sikur do më bleni,

Si trup jam këtu, se zemra udhët ka marrë

Mëshirë nuk kërkoj, se ju do më zhgënjeni.

 

Më dridheshin dhëmbët, nga i ftohti hidhur

Turpin ma kanë servirur, si gjellë në pjatë,

Poshtërimin e kam duruar, me kokë ulur

Prandaj do vjell, do jo a hedh në surratë.

 

Do vjell para jush dhe do ju spërkasë

Me mjerimet njerëzore, që shkaktojnë vuajtje,

Dhe po të më kërkoni llogari, do bërtasë

Që flaka e saj, tek ju mos të ketë ndrojtje.

 

Mundohem ta mbaj, por më zenë dridhjet

Me sytë e realitetit, vuajtjet po vjell,

Kujdes se Flaka e saj, shpejt vetë ndizet

Nuk të djeg , të gllabëron të çon në ferr.

 

Flas me hallet

 

Flas me hallet e mia

Apo pyes veten time,

Pse kështu është burrërria

Që zemra të nxjerrë rënkime.

 

Dhe hallet më shikojnë

Ngadalë kërkojnë falje,

Ne s`duam por na dërgojnë

Tek të dënuarit me skamje.

 

Vetes dua ti përgjigjem

Më njeh mirë ajo mua,

Më shtrydhi,mori ndërgjegjen

Më ndau mish e thua.

 

Zemër u lodhe duke rënkuar

Shpresa ka porosi për ty,

Organet duan gjak të filtruar

Dinjitetin, mbaje lart se je njeri.

 

Mos rend mbas të kaluarës

Mendimin e keq mos e afro,

Vullneti do përqafuar

Punën gjëje, me dëshirë puno.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora