Kulturë
Ilir Muharremi: Mbi dështimin e shtatores së Rugovës
E enjte, 03.10.2013, 05:50 PM
Mbi dështimin e shtatores së Ibrahim Rugovës
Nga Dr. Ilir
Muharremi
Dora e tij është
më e madhe krahas me kokën. Në detaje nuk është i precizuar. Nuk demaskohet çdo
gjymtyrë. Shalli i ngjan një shamie femërore e cila e pret dimrin jo të ftohtë.
Ky shall simbol i tij, i përjetësisë, madhështisë, robërisë, nuk erdhi ashtu si
e përdori presidenti, disi, valëvitej në qafën e tij si një leckë femërore
vetëm për tu duk e bukur. Mbi një karikaturë. Ai duket sikurse një person që i
ngjan, por jo ai në të vërtetë. Dora e tij pozon, hapi vardiset, shikim prapa
syzeve aspak nuk shpreh shpirtin, sinqeritetin, idealin madhështor që e kishte.
Ku mbeti pamja e filozofit, shkrimtarit që buçiti, mahniti? S’ka problem, u
vendos pa mëshirë, vetëm për të plotësuar një zbrazëtirë, sepse për ta krijuar
duhet analizuar shumë, përjetuar çdo detaj, por kush do ta bënte këtë? Kush do
të ndjente si ai? Askush. U punua, u bë, u ekspozua. Në formë tre dimensionale,
realiste, me flokë të shpërprishura, të rralluara në pjesë të ballit si simbol
inteligjence që fillon nga truri i madh, u përpjek të shpreh atë identiken e
tij. I tëri në bronz, në qendër të qytetit, i mishëruar në mes të urtësisë,
ashtu si kishte vepruar, por nuk ka faj skulptori ngaqë nuk është Ibrahim
Rugova, sepse sikur të ishte as ai nuk do ta paraqiste vetën ashtu si është,
sepse ajo e vërteta substanciale nuk reflekton në realizim në formë të
përkryer. Muskulor, Herkules, që posedon fuqi fizike mbinatyrore, derisa
mendimtari shkrihet nën egon dhe fiziku i tij mishërohet me mendjen, ajo mbetet
vetëm një iluzion real në kokë që dorë nuk mund ta gdhendë. Buzëqeshja e tij e
një Monalize jo enigmatike ishte e qëllimshme, përse nuk dominoji emocionin?
Aspak nuk depërtoji. Konturet ishin si qëllim, por shpirti mbetet antik, i pa
përshkueshëm, ose sikurse kishte me thënë Nice: Aktorët e sotëm janë të zhytur
në zhgënjim, nuk dinë të luajnë figurat antike. Kjo figurë madhështorë antike,
zhytet brenda instinktit individual të kontureve. Ajo le të mbetet si diçka
egoiste, por ky president duhet të projektohet përtej suazave globale, sepse
ashtu ishte. Të gjithë ishin në
inaugurimin e tij, edhe presidentja, folën, por nuk analizuan sepse nuk u
përket profesioneve të tyre. E bukura dhe e vërteta prekin çdo këndë , por
ndoshta jo në formë të njëjtë. Nuk do të kursehem si në çdo shkrim timin, madje
as në këtë shkrim, sepse bëhet fjalë për një mit, një hero, nostalgji, histori
absolute që i nënshtrohet një shkrimtari të dehur. Ashtu ishte ngaqë e kuptoj
Hemingëajin, Xhek Londonin, Sharl Bodlerin,,,, të gjithë këta i kuptoj ish
presidenti për tu shndërruar në mit. I liruar nga zinxhirët e shpirtit, nuk e
njihte frikën, edhe pse shumë herë ju vërsulën luanët, sfidoji, jo me forcë me
inteligjencë e cila veç përmes dorës së shtrirë shprehet, derisa prapa syve
dominon zbrazëtira, boshllëku, që në asnjë bebëz nuk u paraqit. Unë vërtet nuk
e dijë kuptimin e asaj force tredimensionale që nuk e shpreh kuptimin final
shpirtëror, ajo shtatore që tejkalon Ogist Rodenin e famshëm i cili vërtet
arriti të paraqes të vërtetën, ndoshta sepse e njihte mirë realizmin dhe Mikelanxhelon.
Por, këtu shohim diçka tjetër, diçka personale, diçka që përkthehet nga shpirti
personal, diçka që madhështohet mbi oazën e së panjohurës. Por, a duhet të jetë
kështu? Diskutimi ngritët mbi estetikën dhe idealen shpirtërore që posedon dy
kuptime: njërin të ngjasimit të personit të dytë dhe tjetrin të individualitet
shpirtëror të skulptorit pa të ardhme, të një biografi që duhet ende hulumtuar.
U realizua nga skulptori Julian Muçollari dhe finalizimi ka kushtuar 135 mijë euro. Nuk është e rëndësishme shuma e parave derisa shpirti, lirika, patriotizmi, kontributi kombëtar i tij mbetët nën hijen e skulptorit. Lartësia e shtatores është 4.20 m. Rugova ishte vizionar dhe tempull i dijes. Asnjë mendimtarë nuk ishte muskulor, përkundrazi gjithnjë kishin problem me shëndetin, e në këtë shtatore si duket çdo gjë mbështjellët rreth muskulaturës dhe jo detajit. Tani më kryesorja u bë, mirëpo duhet të përmbahem nga disa fakte që nuk mund të ndahem, aspak të hesht, ose të shtirem kinse estetikisht, kombëtarisht qëndron çdo element. Jo, ajo që unë di, dhe ajo që është e sigurt, dhe që nuk mund ta mohoj, por ta hedh poshtë është në tërësi realizmi jo i saktë i presidentit. E pritem të ushqehemi me nostalgji, por këto nostalgji janë të pasigurta.
Biografia
Ibrahim Rugova u
lind më 2 dhjetor 1944 në fshatin Cerrcë, komuna e Istogut, në Kosovë.
Më 10 janar
1945, komunistët jugosllavë ia pushkatojnë babain e tij Ukë Rugova dhe gjyshin
Rrustë Rugova, që kishte qenë luftëtar i njohur kundër çetave çetnike që po
depërtonin gjatë Luftës së Dytë Botërore në krahinën e Rugovës.
Ibrahim Rugova
mbaroi shkollimin e mesëm në Pejë më 1967. Diplomoi në Degën e Albanologjisë të
Fakultetit të Filozofisë të Universitetit të Prishtinës më 1971.
Zoti Rugova
qëndroi gjatë një viti akademik (1976-77) në Paris, në Ecole Pratique des
Hautes Etudes, nën mbikëqyrjen e Prof. Roland Barthes-it, ku ndoqi interesimet
e veta shkencore në studimin e letërsisë, me përqëndrim në teorinë letrare.
Ibrahim Rugova
mori doktoratën në letërsisë në Universitetin e Prishtinës më 1984.
Më 1996, Dr.
Ibrahim Rugova u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Arteve dhe të
Shkencave të Kosovës.
Po në këtë vit
ai u shpall doktor nderi i Universitetit të Parisit VIII në Paris.
Autor i dhjetë
librave (shih më poshtë), Dr. Ibrahim Rugova ishte në nismë redaktor në gazetën
e studentëve "Bota e re" dhe në revistën shkencore
"Dituria" (1971-72), që botoheshin në Prishtinë. Pastaj për afro dy
dekada, Dr. Rugova punoi në Institutin Albanologjik të Prishtinës si hulumtues
i letërsisë. Për një kohë ka qenë kryeredaktor i revistës "Gjurmime
albanologjike", që e nxirrte ky Institut.
Dr. Rugova është
zgjedhur kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës më 1988, i cili u bë
bërthamë e fuqishme e lëvizjes shqiptare që po kundërshtonte sundimin komunist
serb/jugosllav në Kosovë.
Si intelektual
me nam që i jepte zë kësaj lëvizjeje intelektuale e politike, Dr. Rugova u
zgjodh më 23 dhjetor 1989 kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK),
partisë së parë politike në Kosovë që e sfidoi drejtpërdrejt regjimin komunist
në fuqi.
LDK-ja u bë
shpejt forca politike prijëse në Kosovë, duke mbledhur shumicën e popullit,
edhe pse në ndërkohë u shfaqën në skenë edhe edhe parti e grupe të tjera.
Nën udhëheqjen e
Dr. Ibrahim Rugovës, LDK-ja, në bashkëpunim me forcat e tjera politike
shqiptare në Kosovë dhe me Kuvendin e atëhershëm të Kosovës, përmbylli kornizën
ligjore për institucionalizimin e pavarësisë së Kosovës.
Deklarata e
Pavarësisë (2 korrik 1990), shpallja e Kosovës Republikë dhe miratimi i
kushtetutës së saj (7 shtator 1990), referendumi popullor për pavarësinë dhe
sovranitetin e Kosovës mbajtur në fund të shtatorit të vitit 1991, qenë prelud
për zgjedhjet e para shumëpartiake për Kuvendin e Kosovës dhe zgjedhjet
presidenciale në Republikën e Kosovës më 24 maj 1992.
LDK-ja fitoi
shumicën dërrmuese të deputetëve në Kuvend, në të cilin përfaqësoheshin edhe
tri parti të tjera, ndërsa Dr. Ibrahim Rugova u zgjodh Kryetar i Republikës së
Kosovës me shumicë dërrmuese të votës.
Dr. Ibrahim
Rugova u rizgjodh Kryetar i Republikës së Kosovës në zgjedhjet e mbajtura në
mars të vitit 1998. Partia e tij, LDK, fitoi shumicën e vendeve në Kuvendin e
Republikës së Kosovës në atë vit.
Nën udhëheqjen e Rugovës, LDK-ja fitoi 58% të votave të elektoratit në zgjedhjet lokale, të sponsorizuara ndërkombëtarisht, në Kosovën e pasluftës, në tetor të vitit 2000.
Çmimet dhe titujt ndërkombëtarë:
- Më 1995, Dr.
Rugovës iu dha Çmimi për paqe i Fondacionit Paul Litzer në Danimarkë.
- Më 1996,
Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të Parisit
VIII Sorbonë, Francë.
- Më 1998,
Rugova iu nda Çmimi Saharov i Parlamentit Evropian.
- Në vitin 1999,
Rugova mori Çmimin për paqe të qytetit Mynster (Münster), Gjermani, ndërsa u
shpall qytetar nderi i qyteteve italiane: Venedikut, Milanos dhe Breshias
(Brecscia).
- Në vitin 2000,
Dr. Rugova mori Çmimin për paqe të Unionit Demokratik të Katalonisë
"Manuel Carrasco i Formiguera", në Barcelonë, Spanjë.
- Në vitin 2004,
Fondacioni panevropian Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentit të Kosovës,
Dr. Ibrahim Rugova, Çmimin e Evropës për vitin 2004. Bartës të mëhershëm të
Çmimit të Evropës janë:
- Mbreti i
Spanjës Huan Karlos, - Helmut Kol, - Ronald Regan-i, - Oto fon Habsburg dhe -
Emil Konstantinesku.
- Në vitin 2004,
Gjenerali Xheri Bek, komandant i Brigadës Multinacionale të KFOR-it Lindja, i
cili ishte për një vizitë lamtumirëse te Presidenti i Kosovës ditën e hënë më
16 shkurt 2004, ia dorëzoi Dr. Rugovës fletëlavdërimin e nënshkruar nga
zëvendësguvernatorja e Pensilvanisë, znj. Kethrinë Bejkër Noll (Catherine Baker
Knoll).
“...Në emër të
12 milionë qytetarëve të Pensilvanisë, dua t'ju shpreh lavdatë për arritjet
tuaja të jashtëzakonshme dhe t'ju falënderoj për miqësinë tuaj ndaj Shteteve të
Bashkuara.” (znj. Kethrinë Bejkër Noll)
- Në vitin 2004,
Presidenti i Kosovës Dr.Ibrahim Rugova, në një ceremoni solemne të zhvilluar të
hënën më 2 shkurt 2004, pasdite në qytetin e Belgjikës Atverpen (Anvers), është
shpallur Senator Nderi i Evropës nga Senati i Evropës. Ky është grupacion i
figurave më eminente të skenës politike evropiane nga i cili nderohen
personalitete më në zë të botës së politikës, gazetarisë, të shkencave ekzakte
apo humane të cilët ka dhënë kontributin e tyre për demokracinë paqen,
zhvillimin apo stabilitetin në Evropë.
"Edhe me
kundërshtimet e këtyre viteve që i kanë bërë në skenën politike Ibrahim
Rugovës, Presidenti i Kosovës ka patur kurajon që të vazhdojë të përpiqet për
idealin e tij në një nga zonat më të vështira të Ballkanit".
"Është
shumë e vështirë që të luftosh për vetëvendosjen dhe vullnetin e lirë të një
populli të vogël, kur kjo nuk korrespondon me dëshirën e popujve të mëdhenj.
Rugova vazhdoi që të luftojë vetëm, ndonjëherë pa hasur në mirëkuptim për një
ideal që do të mund t'i japë Evropës atë paqe për të cilën ne kemi nevojë.
Është pikërisht kjo gjë që do ta nderojë sot me titullin Senator Evropian që të
mos dekurajohet". (Z. Oto fon Habsburg)
- Më 9 shtator
2004, Ibrahim Rugova u shpall Doktor Nderi (Honoris Causa) i Universitetit të
Tiranës.
- Më 20 nëntor
2005, Këshilli i Qytetit të Nju Jorkut e ka nderuar presidentin e Kosovës,
Ibrahim Rugova, me një mirënjohje të veçantë për përkushtimin e tij në
afirmimin e parimeve të demokracisë dhe për udhëheqjen e tij politike
frymëzuese.
- Më 21 janar 2006, pushon së rrahuri zemra e Presidentit të Parë të Kosovës, Ibrahim Rugova.