Kulturë
Sadulla Zendeli Daja: Vjeshta e përgjakur
E merkure, 02.10.2013, 06:57 PM
VJESHTA E PËRGJAKUR
Për hirë të së vërtetës, le ta dijë të vërtetën gjenerata e tanishme dhe e ardhshme! Fjala është për okupimin e trojeve shqiptare nga të huajtë. Na shanë, na munduan, na dëbuan na vranë dhe na ndanë nga shteti amë. Ne jemi shqiptarë për të gjithë kemi qenë dhe jemi zemërbardhë dhe të barabartë, jemi popull me një histori të lashtë. Për Vjeshtën e përgjakur, apo tregime tjera si: Gurra e Shmilit, Drejt Gostivarit, Tmerri i Vardarit, Ditë feste nga okupatorët, Ditë mortore për shqiptarët, shkruan një djalë nga malësia e Malit Thatë, nga Sërmnova ku dhanë jetën 27 heroj për trojet tona shqiptare. Shkruan kujtimet veta ky 10 vjeçar i lindur 1935. Shkruan Mërgim Vardari për ngjarrjet çnjerëzore që ka përjetuar si fëmi më 1945.
Nga Sadulla Zendeli Daja
Kur mendoj se si ndodhi më duket se ka ndodhur dje, por prej dje deri sot kaluan vjeshta, dimra, pranvera dhe vera të përgjakura. Isha i mitur kur kjo ndodhi. Por ndodhën edhe shumë gjëra të tjera deri sa u moshova. Kjo që ndodhi u shkrua me gjakun e dëshmorëve a nga Sërmnova e 27 dëshmorëve. Dhe nuk ndodhi rastësisht, por kjo ishte pjellë e vjeshtës së përgjakur. Shumë më mundonte kjo ngjarje e kurdisur nga njerëz mizorë, të pamëshirshëm, që të preknin supet, sikur të të kishin shumë të afërt, ndërsa në anën tjetër gishtërinjtë i kishin si gjilpëra me helm që të helmon duke të thënë: “Zhivio nashe bratstvo i jedinstvo!” (Rroftë vëllazërim bashkimi jonë!). Si fëmijë isha i preokupuar nga këto ngjarje dhe një gjë tmerrësisht më mundonte. Nuk dija se si bëhen këto krime, përse bëhen? Ishin këto dy pyetje që ia bëja vetvetes.
oooOooo
Ishte mesnatë kur u dëgjuan krismat e pushkëve. I ati e pyeti nënën Sa pushkë krisën? - Tri iu përgjigj ajo. - Kjo ndodhi tek Kitët. - Atëherë do të shkoj edhe unë. Mos njeri. Më parë merru vesh me parinë e katundit, e këshilloi e shqetësuar nëna. Por babai ishte i vendosur në të tijën. U vesh me të shpejtë, mori grykëgjatën dhe rrethatoren me fishekë dhe duke dalë nga dera porositi që të shënohen edhe krismat tjera. Ne mbetëm në gjysmë erësirë. Mes zhurmës e krismave dëgjoheshin pëshpëritjet e nënës: ja, tri krisma tek Tushët, dy tek shtëpia e Elmazit afër rrugës së Brenjovës, një dritë tek lema e Idrizit, dy afër shtëpisë së Beqir Tushës. Edhe ca krisma afër mullirit të katundit, po edhe nga lëma e Tahirit. Ja edhe një flakë nga kasolla e Hodës dhe disa krisma nga shtëpia e Sadik Tushës, nga Tushët e Epërm-Tek Hazizi, Ristemi dhe Gjemshiu “murmuriste nëna e habitur dhe vazhdoi me zë pak sa më të lartë sa për ta dëgjuar edhe babai që gjendej ende në oborr.
Nga kodra po
zbresin Dishet, Tokët, Ballet, Zhuponet dhe Gurret. Po vijnë edhe trimat e
Tërnovës dhe ata të Strajonit me kryekomandantin Ilmi Tërnova, vijnë duke
brohoritur “Me dorë, me dorë o trima!”. Dy krisma pushkësh ndriçuan tërë katundin. Këto janë shenjat e komandantit Ilmi Tërnova
dhe Imer Kita - Sërmnova tha babai.
U dëgjua se një grup njerëzish vijnë
drejtë rrugës nga shtëpia e Maksutit, afër gurrës me shtatë çepa. Nga aty u
dëgjuan zërat e Mazemit, Likës, Ametit,
Tefikut, Jusufit, Elezit, Fazliut, Dervishit, Adilit, Hasanit, Hazerit,
Milaimit, Fetës, Mer Ballës, Rexhepit, Emin Donës, Zenunit, Hazbiut dhe Isenit,
Rahmanit, Qerimit, Likës dhe Izet Mecanit me vëllaun Destanin si dhe zëri i
Metë Dishës që ishte me gruan, Haredinit,
Demës dhe Latifit, ata hynë tek porta e Zenel Gurrës ku i pritnin: Sula, Zili
dhe Himi. Disa vinin nga mulliri i Zenel Gurrës, përmes misrishteve të Likë,
Qerim e Hasan Gurrës, afër megjës së arës së Zenunit kurse të tjerët buzë
shtëpisë së Shemë, Xhavit, Nezir, Zitë, Aqif
dhe Veli Dishës. Po kalonin lumin Zallë për t´u takuar më poshtë me
Kitët, Tushët, dhe me trimat e Tërnovës e të Strajonit.
Trimat e
Strajonit po i printe Nuredini dhe njëri nga familja e Sadin Strajonit, kurse
atyre të Tërnovës Ilmi Tërnova, i cili ish dora e djathtë e Xhemë Gostivarit,
së bashku me ta ishin edhe Tushët, Bajramet, Alvishet dhe Sallakët e fshatit
Tërnovë. Palishtasit kishin në krye Xon Vladin. Po vijnë trimat e Gravanecit,
ata të qendrës Mustafallarët, nga mëhalla e Markëve, Beqiri, Dulla, Zahimi dhe
trima e Rafshes Madhe: Ramizi, Murati, Hasani, Hajredini, Bekteshi, Ramazoni,
Shahini, Zenuni, Sabriu Rizai e të tjerë
dhe takoheshin në katundin Qafë me Kaloshin, Selimin dhe fisin e krenarisë
shqiptare Mazllon Qava i ati i bijës së shqiptarëve Sulltanë Mazllom Qafa. Në
fshatë ishte rrëmujë e vërtetë. Nëna na kapi për dore Xonin, Dullën dhe Saliun
dhe na futi tek kopshti i lakrave duke pëshpëritur: Mos bëzani! Armiqtë kanë
rrethuar katundin.“Ne me drojë po soditnim turmat e njerëzve në lëvizje. Zemra
na rrahte sikur vraponim në lojrat e ditës. Në atë rrëmujë u dëgjuan edhe zëra
grash, mirëpo nga errësira nuk mund dallonim se kush fliste.
Sipas zërit, -
tha nëna, - po më duket se është njëra nga gratë e Zenel Dishës. Ata kishin
shtëpinë afër lumit Zallë, i cili buronte nga Peklishta e Vërtokut Tërnovës dhe
Uji mirë nën kodrinat e Reçanit. Takimi i këtyre lumenjëve bëhej tek ara e
Zabitit dhe Maliq Benës, që i thonin tek kryet e Zallit. Tek Tushët e Epërm.
Nëna pëshpëriste: “Ja edhe gra të tjera, por nuk di cilat janë”. Katundi po
boshadisej, e neve na dukej se askush nuk mbeti. Mbi shkrepin e Gurrës, u
dëgjua një krismë pushkëmitralozi dhe një britmë e madhe. “Me dorë, me dorë o
Trima!”. Nëna pas kësaj britmeje u gëzua sepse e dinte se ky që thërret është
Adil Gurra një bukurosh-pikalosh vlokëverdhë dhe trim i rrallë që ruan fshatin
tha nëna. Krismat po dëgjoheshin në
gjithë fshatin. Nëna mori frymë thellë dhe tha:
”O Zot na ruaj
nga armiqtë sllavë që duan të na marrin vatanin, kurse me një krenari që i
vërehej në fytyrë na u drejtua neve - trimat nuk e lënë armikun të hyJë në
katundin tonë. Disa në betejë e disa duke ruajtur fshatin.” Kur zbardhi drita
në atë ditë vjeshte, u grumbulluan gra e fëmijë dhe u morën vesh që të shkojnë
tek kolibet e Maksut Gurrës për të parë kullën dhe sheshet. Nga kulla shihet
fusha e Kërçovës dhe ata trimat e Zajazit, me në krye prijësin e Ballit
Kombëtar, Mefailat e Zajazit. Kulla ishte largë, po ashtu edhe sheshet, por
ushtima e pushkëve dëgjohej. Rruga që vinte nga Gostivari, Gjonovica dhe përmes
Zapodes afë Zgafellës së Grengëzave nën bjeshkën e Kupshores në fund të
shesheve dhe dilte tek kulla. Kalonte në mëgje të Zajazit, përmes Kërçovës
dilte në, Ohër, në Strugë dhe njëra rrugë vazhdonte për në Pogradec, kurse
tjetra për ne Dibër. Nga Dibra kalonte bjeshkët e Mavrovës, rreth lumit Radikë
dhe rruga dilte mbi Gostivar në skaj të burimit të lumit Vardar që buronte nënë
këmbët e Sharrit, bjeshkës së Vërtokut, Reçanit dhe Ravenit, përmes fushës së
pollogut në Tetovë, Shkup dhe vazhdonte rrugën e tij drejt në det. Krismat
dëgjoheshin nga të gjithë anët. Bisedat e nënave ishin të qarta. Thonin se
armiq janë sllavët që vijnë nga malet e Kaukazit, ata duan të na djegin një nga
një dhe të na marrin vatanin.
Mua më mundonte
një gjë përbrenda: Vallë kush janë armiqtë? Kush janë sllavët? Kush janë
partizanët? A janë shqiptarë ata? A janë serbë, rusë, bullgarë apo grekë? Këto
fjalë i kisha dëgjuar në odat e burrave. Kisha dëgjuar se sllavët janë pa shpirtë njerëz mizor të pa
mëshirshëm, pa moral dhe keqbërës dhe mos ma keq. Po përse kanë ardhur deri në
malet tona? E pyetja vetveten. Ata
sulmonin vatrat tona dhe bënin kërdi. Sa frikë kisha armiqtë dhe partizanët!
Ata qenkan vërtetë njerëz pa shpirtë. Kanë ardhur për të na marrin vatanin?!
Çudi e madhe! Po përse? O sa kisha dëshirë të shihja një Armik sllav, a
partizan të gjallë apo të vdekur. Dhe kur i pash armiqtë, më dolën të
vërteta fjalët që kisha dëgjuar për ta.
Digjen fshatrat e Kërçovës, Gostivarit, Dibrës, Strugës dhe Ohrit. Digjej
Pollogu i Iliridës së lashtë...
Tymi dhe zjarri
dukej mbi qiellin e kaltër nga kolibet e Maksut Gurrës. Digjet Zajazi, Tuhini,
Serbica, Berikova, Garona. Zjarri vazhdonte duke përfshirë tërë katundet e
Kërçovës. Përpjetë kodrinës së Berikovës dilej në Qafë. Koritë e Gurgunicë.
Shpirtkëqinjtë sllav digjnin e vrisnin pa masë. Digjej Qafa, Gravaneci, Rafsha
e Madhe e Palishtit, digjej Tërnova e Strajoni. Gratë thonin: “Mjerë ne! Tash i
vijë rradha Sërmnovës, Gjonovicës dhe mos o Zot kur do të arrijnë në Simicë, do
të bëjnë festën e fitores së tyre kanibale. Aty do të pjekin gra, burra, fëmijë
e të moshuar sikur piqet mishi në tigan, nga se Simica është vendlindja e
trimit të maleve tona, Komandantit të Ushtrisë Shqiptare - Xhemë Hasa
Gostivari.” Gjakpirësit do të vazhdojnë në Llakavicë në Llapushnik me rrethinë,
Forinë, Çegran, Vërtok, Reçan, Zdunjë, Debreshë e Vrapçishtë dhe do të formojnë
kampin e burgut të tmerrshëm - kampin e shfarosjes së shqiptarëve në Gostivar,
ku do të vazhdojnë të masakronjë fshatrat e Pollogut, Tetovën, Shkupin dhe
Kumanovën.
Sulmi tjetër që
fillonte nga Kërçova, Ohri, Struga, Dibra dhe fshatrat e Mavrovës rreth lumit
Radikë, duke u përleshur me brigadat shqiptare të organizuara nga komandanti i
Ushtrisë Shqiptare, gjenerali Xhemë Hasa Gostivari dhe komandantët, Mefailat e
Zajazit. Komandantët e brigadës “Radika” ishin: Aqif Reçani, Lokë Llakavica dhe
Sherif Zhelina. Qëllimi i okupatorit sllav ishte okupimi i: Kërçovës, Ohrit, Strugës, Dibrës, Gostivarit, Tetovës,
Shkupit, Kumanovës e atje të përqafohen me çetnikët e Sërbisë. Luftëtarët
kthehen me viktima. Nuhiun e bartin në supe. Bartin edhe të tjerë. Thonë se
fronti u thye. Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare Xhemë Hasa Gostivari u tha
trimave:
“Jemi të fundit që luftojmë kundër hordhive gjakatare
ushtarake policore të Sërbisë, Maqedonisë, Malit Zi dhe aleatëve të tyre rusë e
grekë. Do të luftojmë kundër hordhive gjakatare sllave dhe bashkëpunëtorëve të
tyre deri sa të vdesim. Kosova nuk do të dorëzohet. sllavët serbë dhe Malazez
edhe pse djegin, vrasin, fëmijë, gra e të moshuar, ajo mbahet. Nënat me fëmijë
e të moshuar arratisen për në shtetin tonë të ndarë Shqipëri. Trimat kosovarë
do të luftojnë deri në pikën e fundit dhe Kosova ka qenë dhe do të jetë e Shqiptarëve
me trojet e saja të shkëputura nga shteti amë Shqipëri. Të dashur vëllezër
luftëtarë, të dashur trima të kombit tonë të shtrenjtë Shqiptarë, jemi të
rrethuar nga të gjitha anët. Vëllezër! Kosova është bërë kasaphane e Sërbisë
famkeqe! Trimat luftëtarë shqiptar luftojnë për vatan dhe janë kundër armikut
sllavë dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Na pret rreziku vëllezër se edhe nëse
kërkojmë ndihmë nga Shqipëria nënë Partizanët e Shqipërisë do të na tradhëtojnë
dhe do të bëjnë ashtu siç na bëjnë partizanët sllavë. Prandaj vëllezër nuk do
të dorëzohemi, por do të qëndrojmë deri në fund. Këtë e kemi amant nga i madhi
Skënderbe, nga populli jonë i pafajshëm që ruan trojet e veta Ilire shqiptare”.
Pas kësaj fjale të Komandatit Xhemë Hasa Gostivari , morali luftarak u rrit në zemrat e luftëtarëve. “Do të vdesim për trojet tona. Do t´i bashkojmë trojet tona ilire shqiptare. Do ta bashkojmë Arbërinë tonë të ndarë!”. I plagosuri që vinte nga lufta përmes fshatit Qafë dhe Gravanec të Palishtit, hyri në mesin tonë tek Kolibet e Maksut Gurrës së Sërmnovës. Na rrëfeu për qëndrimet e luftës dhe fjalët e Gjeneralit Xhemë Hasa Gostivari. Gratë filluan të dënesin me zë të ulët. Vajit ia plasëm edhe ne nga se vdiq trimi i luftës së fundit të Gjeneralit Xhemë Hasa Simica Gostivari. (Nga Ditari i Mërgim Vardarit. Vazhdon edhe me tregime tjera si: Gurra e Shmilit, Drejt Gostivarit, Tmerri i Vardarit, Ditë feste nga armiqtë tanë, Ditë mortore për shqiptarët)
BOX
Xhan Hasa: Populli shqiptar duhet të mbajë mend Xhemë Hasën si një legjendë. Xhema vdiq duke luftuar për vendin e gjakut tonë dhe lirinë e popullit tonë. Xhema është një pjesë e rëndësishme e historisë shqiptare që nuk duhet të harrohet. Unë jam aq krenar dhe i bekuar që të ketë gjak të bekuar në damarët e mi, dhe s’do ta harroj kurrë gjyshin tim të madh për trimërinë e tij. (Zgjodhi për shtyp: Baki Ymeri)