E premte, 08.11.2024, 12:17 PM (GMT)

Kulturë

Demir Krasniqi: Erdhi interneti – hupi muhabeti

E shtune, 05.10.2013, 12:07 PM


Parodi humoristike – satirike :

ERDHI INTERNETI – HUPI MUHABETI

Shkruan : Demir KRASNIQI


Gazetat :

 

Gjëmë të madhe po bëjnë gazetat –

Do t’ i nisim shpejt protestat !

Prej se hyni interneti –

Vaj për ne , se çka na gjeti !

 

Dikur njerëzit  na mbanin  n’ xhepa ,

Na lexonin dhe fëmijët në djepa !

Na lexonin , na i ruanin fletët ,

Sot me ne s’ kallin as shporetet !...

 

Në kioske  na  ekspozojnë –

Kush me sy nuk na shikojnë !

Na  lagë shi e na lagë  borë –

Ne askush s’ na merr në dorë !

 

Prej se  hyni kompjuteri –

Me  gazeta  na u  bë beteri !

Prej se hyni interneti –

Për gazeta  krisi kiameti !

 

Librat :

 

Gjëmë të madhe po bëjnë librat –

S’ po na prekë kush nga vitrinat !

Kem nxënë raftet , kem nxënë murin –

Ne askush  nuk na e shkund pluhurin !

 

Prej se doli interneti –

Fort për ne  hupi lezeti !

S’ na blenë kush, as s’ na lexojnë ,

Autorët po na dhurojnë !

 

Shkrimtarë , poetë me përvojë –

Tash  kanë mbet me gishta n’ gojë ,

Se ma kurrë nuk shitet libri ,

Po na falin si Baba Dimri   !

 

 

Kënga :

 

Gjëmë po bënë kënga shqiptare –

Sot me mua po bëjnë hajgare !

Prej se doli interneti –

Këngën shqipe e mori tërmeti  !

 

Kot  mundohet  tekste shkruesi ,

Kot mundohet kompozuesi ,

Kot mundohet aranzhuesi ,

Kot mundohet   interpretuesi !...

 

Këngën  n’ dorë  hajni e mori –

Kurrë nuk mbrohet autori !

Këngëtarët po këndojnë –

Hajnat djersën po ua fitojnë !

 

Po sa n’ dritë një këngë do t’ qitet –

As një disk në treg nuk shitet !

Hiq pa pare ,  pa zahmet –

I gjen  këngët n’ internet !

 

Muhabeti:

 

Po bëjnë dert  mixha Behgjet  –

Haj medet  se çka na gjet  !

Prej se doli interneti –

Hupi fjala e muhabeti !

 

Prej se dolën do Ajfona –

Hupen fjalët  në shtëpitë  tona  !

Gra e fëmijë me Ajfon n’ dorë –

Në Fejsbuk na banën horë !

 

Plaku i shkretë me kot po pret –

Kush një fjalë me te s’e flet !

E mbyllë gojën si memec ,

Se e thërrasin grindavec !

 

Bëri e erdhi mysafiri ,

Vet me veti flasin pahiri –

Çka ka lypë ky myzeviri ,

Ma ndërpreu lidhjen që m’ thirri ?!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora