Kulturë
Gjon Keka: Plisi, monumentet dhe lashtësia
E diele, 06.10.2013, 04:58 PM
Plisi, monumentet dhe lashtësia
Nga Gjon KEKA
Monumentet
historike të një kombi janë pjesë e civilizimit të tij, dhe vetëm gjuha amtare
mund të flas në mënyrë të qartë mbi to, lashtësinë dhe domethënien e tyre
historike e kombëtare .
Cdo gurë brenda
këtyre monumenteve të lashta të trashëgimisë sonë kulturore,
shpirtërore-kombëtare është një kronikë e vlefshme e një rëndësie të madhe jo
vetëm brenda historisë sonë kombëtare e kontinentale, por edhe historisë së
përjgithshme.
Dhe sic dihet ne
kemi parë si gjithnjë lashtësinë dhe mjediset e vendbanimeve dhe qyteteve tona
të cilat kanë nxjerrë gurët e ndërtesave të lashta, pra, gjumrët, vlerat e
pashkatërrueshme të kulturës sonë kombëtare e shpirtërore-historike.
Të mos harrojm
këtu duke vështirësuar rrugën e ecjes, por t'i kthejm tërë këtë duke parë në
rrugën e fakteve si ato të kishave tona të lashta, vendbanimeve, kullave,
kalave të pathyeshme, monedhave, skulpturave dhe shumë e shumë elemente tjera
të shpirtit dhe kulturës kombëtare dhe sigurisht se do të dalim te kuptimi i
plotë i të kaluarës sonë, i rrënjëve dhe gjurmëve të etërëve të përgjitshëm të
kombit.
Në këtë kontekst
duke zbritë në këtë thellësi ne do të gjejmë atë që shpesh gojët akademike e
cilësonin si fillesat e humbura të antikitetit dhe kështu ne do të mbërrnim jo
vetëm te zbulimi historik që do të ishte normal, por te zbulimi i madh i
traditës dhe historisë së këtij kombi të lashtë brenda kontinentit tonë.
Si mund të
kuptojm shekujt dhe faktet brenda tyre pa i njohur gjurmët që lanë njerëzit e
kombit tonë, aktivitetet e tyre të lashtësisë, frymëmarrjes së tyre kulturore,
jetës kombëtare, mbjelljes së pemës së parë që degëzoj brenda por në unitet
fiset dhe gjuhën e lashtë të kombit tonë arbënor si dhe shfaqejs së plotë të
trupit kombëtar.
Pra me këtë duke
nxjerrë të vërtetën e historisë së lashtë të kombit tonë ne sigurisht dhe asnjë
dyshim do të zbulojm edhe agimin e parë të historisë si të zhvillimit të
brendshëm të këtij kombi ashtu edhe atë të jashtëm.
Këtu do të
shkëpus disa emërtime të vendbanimeve(bazuar në “Orbis terrarum antiques- topographico”
dhe literatura të ndryshme mbi histiorinë dhe topografinë )dhe ndryshimi i tyre
përgjatë historisë :
Kaszanik,
Kacanik, me heret ishte Cesiana
Chimer me heret
ishte Chimaeria
Kroja, Kruja me
heret ishte Clodiana, pastaj Coladian ( shih Liv)
Prishtina, me
herët ishte si Trisciana, Piristina, Firistina
Cumanova me
heret ishte Cumarciana
Dimallum, ( shih
Liv), Tepelena, ( ngjashmeri me disa fshatra me emrat si :Dolebin et Peleum).
Dorianes,
Drinoz, Drini,
Dorakion
Metropolis, .Dukagino, Dukagin, Dukagjini.
Jovis Pagus,
Pagus, Pagu, ( sot ka emrin Glogovcz), ndersa më herët quhej edhe si Fshati
Jupiter sipas perëndive ilire,
Justiniana
Secunda, Ulpiana, Ulpiana, sot quhet Ulpiana,
Justiniana Prima
v. Scupi, Scupi, Uskup, sot ka emërtimin Shkupi,
Lipenium,
Lipeni, sot ka emërtimin Lipjan,
Lychnidus,
lychnidium, Lychnus, ( shih Diod.Plin, Liv ect), Ochrida, sot ka emërtimin
Ohri,
Olcinium, Olcini
( shih Liv.), Dulcigno, Ulcin, sot ka emërtimin Ulqini,
Ad Picaria,
Ipek, Pekia, Ipechi, sotë ka emrtimin Pejë,
Priscopera,
procopius, Prisrend, Perserim, sot ka emërtimin Prizren,
Më hertë është
quajtur Theranda, pastaj Trenovitza, Trenovch, sot ka emërtimin Ternoc,
Tyrcanus,
Tyrana, Tyrrana, sot ka emërtimin Tirana.
Edhe në këtë
shekull që jetojm gurët e lashtë si një nga dëshmitarë e ekzistencës e
gjurmlënjes së kombit tonë po dalin në dritë duke zbuluar kështu dhe folur vetë
për lashtësin e tyre, për karakterin që kanë shenjuar përgjatë gjithë kohëve
lëvizjen e shpirtit dhe jetës kulturore, kombëtare dhe politike të kombit tonë
të lashtë arbënor europian.
Edhe pse si
zakonisht gurët janë cilësuar shpesh si dëshmitar memec, por ato nuk kanë lënë
pa folur nëse njerëzit kanë heshtur, apo sic njihet një thënie e famshme se
"kur njerëzit heshtin gurët flasin!"
Megjithkëtë në
kuadër të kësaj nuk duhet lënë pa përmendur edhe kostumet kombëtare, të cilat
kanë mbajtur vijën e lashtë të iliro-arbenisë brenda kontinentit tonë
europiane.
Kostumi kombëtar
i iliro-arbënorëve ashtu si ka qenë më parë dhe duhet të jetë edhe sotë
padyshim si pjesë e kostumeve brenda uniformës së përgjithshme të kostumeve
kombëtare europiane.Vetë kostumi ynë ka teguar brenda këtij kontinenti të
lashtë për lidhjen e thellë brenda rrënjeve të kulturës dhe identitet dhe
forimimit të familjes europiane.Vetë nuancat e kostumeve kombëtare janë yjet
apo ylberi i familjes së lashtë të kombeve europiane.
Duke u ndalur
këtu tek plisi si një element i lashtësisë i ilirisë europiane i bardhësisë dhe
dinjitetit hyllnor(ilir) e diellor të kombit, apo si koka e bardh e dijes dhe
civilizimit të familjes europiane.Në kontekstin kombëtar plisi ka një rëndëis
tepër të madhe për dy arsye: e para ai është simbol i lashtë ekskulzivisht i
iliro-arbënorëve, dhe e dyta ai është përbërja identike e kulturës së brendshme
dhe të jashtme kombëtare - pa të nuk bën, pa të nuk ju njeh njeri se prej nga
vini.
Sidoqoftë me pak
fjalë ne do të shkojm më thellë në të kaluarën, të shpalosim faqet e saj, kohët
dhe historinë, do të hulumtojm dhe lëvizim gurë për gurë për të zbuluar
fshehtësin me të cilën bota jonë brenda këtij kontinenti ka qenë gjithnjë në
pritje të saj. Sepse vetëm duke nxjerrë në dritë nga thellësia e madhe e kohës
të vërtetën e së kaluarës sonë historike në mund t'i shembim, shtrembërimet,
paragjykimet, arrnimet ideologjike të huaja që iu janë vënë kombit tonë
përgjatë historisë dhe në fund do ta shohim me sytë tanë lirinë, kufijtë e
etërve, vlerën dhe shpritin kombëtar në lidhje vertikale dhe horizontale të
tij.