Kulturë
Agim Gashi: Lavdi veprës së Kadri Manit
E hene, 14.10.2013, 07:33 PM
Lavdi veprës së Kadri Manit - Një
vit pa Kadriun!
Nga Agim Gashi
Kadri Mani lindi
më 23 janar 1937 në fshatin Makresh i Ulët, Bashkia e Artanës.
Shkollën
fillore, katër klasë i kreu në vendlindje, ndërsa prej klasës së pestë mësimet
i vijoi në fshatin Perlepnicë duke përfunduar klasën e tetë privatisht në
Prishtinë dhe Gjilan. Shkollën e mesme ekonomike pa shkëputje nga puna, si
arsimtar përcolli rikualifikimin në Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prizren, u
diploma në Fakultetin Filologjik në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Shqiptare në
Universitetin e Prishtinës më 2.7.2003.
Për Master, u
regjistrua ne vitin shkollor 2005, ku edhe dorzoi temën: Neologjizmat në gjuhën
shqipe dhe e kreu me shumë sukses.
Kadri
Osmani-Mani, bashkë me vëllëzërit dhe kushërinjtë e tij që nga viti 1949 -1990
mbi 100 vjet kanë vuajtur nëpër burgjet serbe për lirinë e çlirimit të atdheut
nga thundra e armikut karüpatian. Kadriu nga 25 vite që ishte i dënuar i vuajti
17 vjet burg të rëndë.
Pas lirimit nga burgu më 1990 në Kosovë atij nuk i del askush në ndihmë, në familje nuk i punonte askush. Detyrohet të shkojë në Shqipëri, por edhe nga frika se do e mbyllin përsëri forcat e okupatorit serb. As atje nuk e gjen ngrohtësinë e shtetit shqiptar, “si kopsht me lule” që i kishin thënë derisa ishte në burg për Shqipërinë. Largohet nga Tirana dhe strehohet në Zvicër për disa vite, punë nuk gjen se ishte në moshë, mbase merr një ndihmë sociale nga organet zvicërane sa për të jetuar. Qëndrimin në Zvicër si mërgimtar nuk e deshti dhe pas lufte u kthye në atdhe.
Ka të botura shumë libra e ndër to janë:
• NËNË TEREZA E SHQIPËRISË • 50 VJET HISTORI GJYSMË E HUMBUR- PËRGJIGJE ME LIBËR NË LIBËR
• Shqiptarët
janë atje(versioni 1); (versioni 2)
• Romani: Nuset
tona, më vonë edhe idramatizuar etj.
-Botonte Revistën „Shqipëria Etnike“
Më vjen keq që spo mundem ti dhë lamtumirën e fundit. E kisha mik shtëpie, mik zemre e mik besimi. Për shumë gjëra më pyeste dhe i dëgjonte mendimet deri në fund. Edhe unë e pyesja dhe nuk pritonte të më jepte shpjegime, mësime e këshilla. Më shumë e donte atdheun se sa vetveten e tij. Mbi 17 vjet burg për atdheun, i sëmurë edhe nga zemra dhe përsëri sulmohej nga ata që nuk ia duan të mirë as atdheut. Kadriu ka hy në analet e historisë së kombit me veprën e tij. Të kota ishin dhe do të jenë tentativat për të kundërten.
LAVDI VEPRES SE MR. KADRI MANIT!
Agim Gashi
Düren – 09-10-2012
________
Agim Gashi
Poezi me
poezi-Kadri Mani e Agim Gashi-Në shenjë nderimi për mikun Kadri!
Në mars të vitit
2009 miku im Kadri Mani ma kishte shkruar një poezi.Pa përtesë ia ktheva me
poezi.Ishte knaqësi për mua që Kadriu pas disa vitesh që nuk ishim parë, edhe
pse komunikimet i kishim çdo ditë me letra ose telefon, më drejtohej me
poezi.Ai dinte ta nderonte mikun!
Në shenjë kujtimi për Patriotin tonë Mr.Kadri Manin dëshiroj që ti ripublikoj këto vargje!
Kadri Mani
KUR KËNDON
RAPSODI
Këndon Agim
Gashi duke qesh,
E zemrat tona
çohen peshë!
Këndon Agimi me
afsh nga zemra,
Na i dridh
ndjenjat nga tepja te thembra!
Qet me duar e
deklamon,
Zemrat tona fort
na i gëzon!
Një përulje në
shenjë nderimi,
Ne galdojmë nga
gëzimi!
Te përmendorja e
Kryetarit,
Ia lëmon fijet e
barit!
Të kanë sha bre
Kryetar,
Do hajvanë e do
gomarë!
Fijet e barit te
koka ia lëmon,
Në këngët e veta
e përjetëson!
Gjithmonë në
zemra do të mbajmë,
Një pjesë të
borxhit mbase ta lajmë!
Këndon Agimi nga
hareja
Sëpari kombi e
pastaj feja!
Sëpari lufta
brenda shtëpisë
Pastaj kundër
Serbisë-Greqisë!
T’i pastrojmë
ndjenjat nga mëria
E na bashkohet
Toplica e Çamëria!
E kush ndahet
nga kopeja
E ha ujku e vrraftë rrufeja!
Përgjigje me këngë z. Kadri Manit
Agim Gashi
Mikut tim Kadri
Manit
Më erdh një
letër nga Prishtina
Këtë merzi gëzim
ma bani,
Me pastërtinë e
shqiptarit
Ma kishte
shkruar Kadri Mani.
Miku im Ti Kadri
Mani
Njëzet vjet në
kazamate,
I kalove e s’u
dorzove
Shqipërisë me i
sjellë fate.
Të njoh mirë o
miku im
Ta njoh zemrën,
ta njof nderin,
Disa tipa prapë
të shajnë
Për së gjalli me
t´pru ferrin.
Sa mashtrohen
dallkaukët
Vetëtradhëtohen
pizivengët,
Kadri Mani është
si rrapi
Din ta ruaj
nderin dhe mendjen.
Të kanë sha
shkijet në burgje
Po të shajnë sot
rrugaçëria,
Mos ki dert o
miku im
Me ta s’ka
t´bëjë shqiptaria.
Janë kta tipa
pis në shpirt
Pis në gojë e
pis në zemër,
Qëndro kokëlartë
o Kadri Mani
Kur të shajnë të
rrisin n´emër.
Ma ke këndu
këngën me shpirt
Ma dërgove në
kurbet t´zi,
Se e din çka
është mërzia
Më ke gëzue
sikur fëmijë!
Çdo mëngjez pa
ague dita
Zgjohem unë dhe
puth flamurin,
Harta n´gjoks e
Arbërisë
Ma shton jetën e
ma ndrit nurin.
Shokë e miq unë
i kujtoj
Që Arbërisë ia
ngritën namin,
Një ndër ta je
edhe Ti
Miku im o Kadri
Mani.
T´përshëndes
atje n´Prishtinë
Dhe ta jap një
porosi,
Çoj dy lule mbi
varr t´Rugovës
Atje lart në
Velani.
Se pushon atje
kombëtari
Që i dha jetë
shqiptarisë,
Atje flladi ja
përkthel ballin
Me puhizë të
Dardanisë.
Dhe n´Prekaz me
i çue dy lule
Lule t´kuqe all
bozhur,
Gjaku i derdhun
i Bacë Ademit
Në këtë jetë
s´harrohet kurrë.
Dhe me dalë
n´maje t´Gërmisë
Ma përqafo Nënën
Shqipri,
Përqafimin
jepjau zogjëve
Le t´ma binë në
kurbet t´zi.
T´falemnderit
miku im
Dhe të fala të
çoj Ty,
Hudhe fjalën
n´tokë të Arbërit
Të mos ketë më
hasmëri.
Thuej kësaj toke
si lulëkuqe
Bëni dasma e
merrni nuse,
Dhe gëzoni
vatrat tona
E mos çoni më
n´varr kufoma.
Mos varrosni gra
e burra
Mos ma humbni
gjakun tim,
Mos i vrisni
n´pusi njerëzit
E me u rritë
fmija jetim.
Eshtë kjo plagë
që na rëndon
Eshtë kjo plagë
që peshë na çon,
Eshtë kjo plagë
e ndytë sa s’ka
Kur po vriten
vllau me vlla.
Këto fjalë ti
çoj nga zemra
Dhe nga shpirti
që s’ka qetësi,
Me t´pa mirë ty
miku im
Dhe të bukurën shqiptari.
Düren, më 18 mars 2009
Me Bacën Kadri kam komunikuar shpesh. Kam shumë letra të cilat duhet nxjerrë por ja që edhe mua smundja po më mundon.
Ja letrat e fundit:
KADRI MANI
agim gashi
19.06.2012
An: Kadri
I dashur Baca
Kadri,
Kam pas dëshirë
të të vizitoj por nuk munda.
Neser kthehem në
Gjermani duke të dëshiruar Ty dhe familjes sate shëndet e lumturi.
Me rrespekt Agimi!
agim gashi
Nächste E-Mail
Vorherige E-Mail
RE: Kadri
Mani/Mesazh?
agim gashi
11.06.2012
An: Kadri
Bild von agim gashi
Idashur Baca Kadri,
Unë spo kuptoj
fare për çkabëhet fjalë. Gjendem në Lipjan dhe tani hyra pak e hasa kete leter
të Juajen por spo kuptoj fare për çka bëhet fjalë. Unë me Bajrushin kam folë
para disa ditësh në FB e jo më.
Të lutem ma
shpjego se për çka është fjala!
Me rrespekt Agimi!
From:
kadrimani@hotmail.com
To:
sharkia_323@hotmail.com; bajramv2002@yahoo.com
Subject: Kadri
Mani/Mesazh
Date: Mon, 11 Jun 2012 12:32:13 +0000
I dashur Agim Gashi, Rabitin nuk e kam këtu, është në Shëngjin... Vrapova te zotni Bajrush Morina, as ai nuk qëlloi aty! Nëse në ndërkohë është kthyer, unë po ia lë lidhjen: 049.877-722.- afër Shtëpisë së Sëndetit në Kodrën e Dieelit.
Kadri Mani´
KADRI MANI
agim gashi
19.06.2012
An: Kadri
I dashur Baca
Kadri,
Kam pas dëshirë
të të vizitoj por nuk munda.
Neser kthehem në Gjermani duke të dëshiruar Ty dhe familjes sate shëndet e lumturi.
Me rrespekt Agimi!
Mua nuk më mbeti tjeter pos tia këndoj këngë mikut tim Kadri Manit:
KËNGË PËR KADRI MANIN
Vjen një lajm e
më trondit
Vjen një lajm
gojën ma ngrin,
U shkym ylli i Kosovës -
Kadri Mani në
Prishtinë.
A e njeh ti
Kosovë trime
Atë burrë t'urtë
e guximtar,
Që për ty e
shkriu jetën
Kadri Mani
luftëtar.
Kot Serbia
ndërton burgje
Kot të vjen pas
policia,
Kadri Mani burrë
mbi burra -
Zani yt asht
vetë liria!
2
Kush po del ne
ballë t'Kosovës
Kush po hyn në
luftë i pari,
Nuk pret lutje
nuk pret thirrje,
Kadri Mani -
atdhetari.
Me këtë kangë të
zemrës sime
Të kujtoj unë ty
me mall,
Ku i ka trimat
Kosova
Kadri Mani trim
i rrallë.
Kot Serbia
ndërton burgje
Kot të vjen pas
policia,
Kadri Mani burrë
mbi burra -
Zani yt asht vetë liria!