E shtune, 09.11.2024, 11:11 AM (GMT)

Kulturë

Nebi Dragoti: Poezi peizazhi

E merkure, 09.10.2013, 06:33 PM


“BUKURÇILET E SHIUT” E ZEQIR FAZLIUT, POEZI PEIZAZHI

KRITIKË

NGA NEBI DRAGOTI

Është fjala e kritikut ajo që zë vend dhe mbetet për vlerësimin e një vepre. Kritiku peshon mirë dhe drejt vlerën duke i ndarë ato në pozitive dhe negative. Nëpërmjet kritikës sygjerohet edhe vazhdimësia e autorit për hapa të mëtejshme.Pra, nuk është autori ai që vlerëson veten, por…gjithsesi, ka edhe përjashtime, kur krijuesi ka një pjekuri të gjithanshme në fushën e letrave.Në katër vargjet e Z.Fazliut duket kjo:”Unë/bukur mirë/thura vargje bukolike/ në gjethnajë.”Në këta katër vargje, thjesht, këtu kemi një fjali dëftore, ku e cilësoj si prozaike.Përcaktimi më i mirë dhe më i saktë për “Bukurçilet e shiut” është titulli i shkrimit kritik, pavarsisht luhatjeve për ta quajtur atë poezi postmoderne.Postmodernizmi është rryma që vjen (shqip)pasmodernes.Në këtë volum lexojmë poezi peizazhi, por të ngritura në një shkallë artistke, ku kaq thekshëm nuk e shikon të lëvruar tek poetët e tjerë.Në këtë lloj krijimtarie shikohet serioziteti për ta dhënë atë në mënyrë të plotë si nga ana e konstruktit narrativ dhe duke e përfunduar me shprehje gjuhësore sa më artistike atë.Përsëritja e figurshme e vargut në mbyllje është origjinale:”Në gurë ka gjethe me vrima të vogla/por/mali është fole pulbardhash/mali është fole pulbardhash”.Shenjat e pikësimit nuk përdoren, rima gjithashtu(kemi të bëjmë me varg të bardhë).Poezia është amorfe.Drejtshkrimi nuk i    përshtatet gjuhës standarte të shqipes.Shkruhen me gabime fjalët:zimbila, gjdo(çdo), xixillonja, ftoftë, kërsiti, pëlsiti, përpas, buketë, mollat etj.Nuk desha të merrem duke analizuar fjalën e recensentit, sepse e shoh që edhe kur bëhet një kritikë, gjithandej, mbahet një linjë e vetme(linjë e mburrjeve, e lavdeve, gjer edhe në hyjnizim si talent i rrallë dhe epitete të tjera).Ka edhe mendime qesharake të kritikës, kur shprehet se x poet do të lexohet dhe është për nesër, sepse sot nuk kuptohet.Këto janë broçkulla të kritikës.Pra, kjo lloj kritike largohet nga objektivi i kritikës reale.Kritiku i qëndron krijimtarisë ballëpërballë, bashkëbisedon me autorin, kushdoqoftë,  dhe e shikon drejt e në sy.Elozhet e pamerituara gjithë fallsitet në fushën e kritikës veçse dëmtojnë ose rutinizojnë shkencën e saj.Unë nuk kam ndërmend të zgjatem e të bëj analizë të plotë kritike, por jam detyruar të shkruaj, se vetë autorit  ia premtova këtë gjë.Titulli i volumit më tërhoqi pa masë(bukur=ndajfolje+çilet=folje)dhe del kompozita bukurçilet dhe emërtimi i bukur”Bukurçilet e shiut”.Në poezinë peizazh Fazliu ka meritë të padiskutueshme.Për ilustrim e jap të plotë vjershën”Valeriana”(emër luleje):”Krejtësisht brune në pamje të parë/por e ëmbël/e bukur/dhe tepër biblike/në shpirt/në shpirtin e bardhë/Fund e krye ishe me gjethe e lule/të kuqe /të verdha/të bardha/Trëndafilja dhe hëna e kishin zili”.Detaj krijimtarie bëhet lulja dhe veshja bëhet me animizëm(besim fetar)dhe konsiderohet njëlloj me qeniet frymore.Karakteristikë e artit avangard është se synon të japë të renë.Mund ta quajmë poet avangardist, sepse poezinë e peizazhit  e ka ngritur në një shkallë më të lartë dhe kjo është e reja në poezinë tonë.Mirëpo këndi tepër i ngushtë i tematikës(vetëm peizazh)më bënë të lëkundem në këtë vlerësim pozitiv që desha t’i bëj.Përkohësisht, këtë mund ta quaj dhe modë, por jo se kjo është e përhershme dhe aplikohet nga të gjithë ata që shkruajnë.Një poezi të tillë nuk mund ta praktikojë çdo krijues, fund e krye, dhe aq më keq, kur kësaj mode t’i përkushtosh gjithë krijimtarinë siç bën Zeqiri në librin e vet “Bukurçilet e shiut”.Në suazën e postmodernizmit nuk mund ta futësh këtë krijimtari që mirret vetëm me natyrën, sepse edhe për faktin e vetëm nuk sjellë ndonjë gjë të re në aspektin social.Poezi peisazhi janë shkruar shumë nga poetë të ndryshëm, por nuk i janë bërë skllav për gjithë jetën këtij krijimi.Sill ndërmend “Bagëti e Bujqësi” të N.Frashërit dhe autor të tjerë të Rilindjes!Qartësi dhe mësim mbi lirikën peizazhiste na jep edhe tradita e poezisë shqipe.Kujto vjershën “Poradeci” të Lasgushit:”Perëndim i vagëlluar mi liqenin pa kufir, /po përhapet dalngadalë një pluhurë si një hije/Nëpër mal e nër lëndina, shkrumb i natës që po bije…”Kjo natyrë e dhënë është konkrete.Kjo skalitje ka për burim frymëzimi liqenin e Pogradecit dhe jetën njerëzore…”në katund kërcet një portë…në liqen hesht një lopatë…”etj.Përmend me një strofë peizazhi edhe lirikun e madh rus Esenin:”E unë e di , e di dhe ti/se nën këtë dritë blu hënore/nuk ka lule mbi këta bli/mbi bli ka brymë e fjolla bore”.Këtu, pra, në këtë bukuri bën pjesë  dhe njeriu, të cilin nuk e veçon.Ndryshe veçohet natyra(ka vijë ndarëse nga të gjallët)tek Fazliu.Nëpërmjet narracionit poetik jepet peizazhi në tre vargje tek poezia “Një ditë”: “Një ditë do të çelin lulet/në degët e manit/e mali do të shlodhet nga shiu”.Nëqoftëse do të kemi kërkesë më të avancuar them, se stadi artistik i kësaj poezie trevargëshe duhet të ishte më i plotë, pra, nuk është përfunduar si duhet etj.Përgjithësisht është një arritje”Bukurçilet e shiut”.Përgjithësisht tregohet një hap i avancuar dhe i guximshëm në poezinë shqipe të peizazhit.Mirë kjo, është, nuk ia mohoj këtë meritë, por dhe kam të drejtën si kritik ta përfundoj këtë shkrim vlerësues:Kjo është poezia, që i jipet lexuesit?Një volum me peizazh?Po ku është njeriu , jeta, problemet sociale në këtë peizazh të bukur plot trille fantazie dhe imagjinatë, ku ka edhe raste të papranueshme llogjike në ndonjë krijim?Do të ishte më mirë proçesit të krijimit t’i nënshtrohej kompleksiteti:natyra për njeriun dhe njeriu për natyrën.Volumi jep tabllo peizazhi të mrekullueshëm që kanë viset e Kosovës.Kjo bukuri natyre e ka bërë Z.Fazliun të jetë gjatë krijimit në gjendje psikollogjike anamendi(në kuptimin e mirë të fjalës).E marr veten dhe për lexues(duke u larguar gjykimit si kritik):ndjej kënaqësi për artin me të cilën janë thurur poezitë, por…dalloj, tek konstrukti semantik ka çoroditje, nuk gjej kuptimin e vjershës, lidhjen e mendimeve etj.Ndër të tjera, ja një shembull:”Rozmarina/nën degën e pemës/i ujit/gjethet e venitura të fikut”.Nga një llogjik e çartuar dalin këto vargje të pakuptimta tek poezia “Endet ende një siluetë”.Kjo gjendja e tij shpirtërore dhe mendore, e ekzaltuar,  dha krijimtarinë e këtij volumi;mirëpo krijuesi ka edhe detyrën tjetër:të bëjë vetëkontrollin në shumë drejtime.Po kështu, kërkohet që edhe kritika, ndryshe nga ç’është, të jetë funksionale.



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora