| E merkure, 09.10.2013, 07:33 PM |
“BUKURÇILET E SHIUT” E ZEQIR FAZLIUT, POEZI PEIZAZHI
KRITIKË
NGA NEBI DRAGOTI
Është fjala e
kritikut ajo që zë vend dhe mbetet për vlerësimin e një vepre. Kritiku peshon
mirë dhe drejt vlerën duke i ndarë ato në pozitive dhe negative. Nëpërmjet
kritikës sygjerohet edhe vazhdimësia e autorit për hapa të mëtejshme.Pra, nuk
është autori ai që vlerëson veten, por…gjithsesi, ka edhe përjashtime, kur
krijuesi ka një pjekuri të gjithanshme në fushën e letrave.Në katër vargjet e
Z.Fazliut duket kjo:”Unë/bukur mirë/thura vargje bukolike/ në gjethnajë.”Në
këta katër vargje, thjesht, këtu kemi një fjali dëftore, ku e cilësoj si
prozaike.Përcaktimi më i mirë dhe më i saktë për “Bukurçilet e shiut” është
titulli i shkrimit kritik, pavarsisht luhatjeve për ta quajtur atë poezi
postmoderne.Postmodernizmi është rryma që vjen (shqip)pasmodernes.Në këtë volum
lexojmë poezi peizazhi, por të ngritura në një shkallë artistke, ku kaq
thekshëm nuk e shikon të lëvruar tek poetët e tjerë.Në këtë lloj krijimtarie
shikohet serioziteti për ta dhënë atë në mënyrë të plotë si nga ana e
konstruktit narrativ dhe duke e përfunduar me shprehje gjuhësore sa më
artistike atë.Përsëritja e figurshme e vargut në mbyllje është origjinale:”Në
gurë ka gjethe me vrima të vogla/por/mali është fole pulbardhash/mali është
fole pulbardhash”.Shenjat e pikësimit nuk përdoren, rima gjithashtu(kemi të
bëjmë me varg të bardhë).Poezia është amorfe.Drejtshkrimi nuk i përshtatet gjuhës standarte të
shqipes.Shkruhen me gabime fjalët:zimbila, gjdo(çdo), xixillonja, ftoftë,
kërsiti, pëlsiti, përpas, buketë, mollat etj.Nuk desha të merrem duke analizuar
fjalën e recensentit, sepse e shoh që edhe kur bëhet një kritikë, gjithandej,
mbahet një linjë e vetme(linjë e mburrjeve, e lavdeve, gjer edhe në hyjnizim si
talent i rrallë dhe epitete të tjera).Ka edhe mendime qesharake të kritikës,
kur shprehet se x poet do të lexohet dhe është për nesër, sepse sot nuk
kuptohet.Këto janë broçkulla të kritikës.Pra, kjo lloj kritike largohet nga
objektivi i kritikës reale.Kritiku i qëndron krijimtarisë ballëpërballë,
bashkëbisedon me autorin, kushdoqoftë,
dhe e shikon drejt e në sy.Elozhet e pamerituara gjithë fallsitet në
fushën e kritikës veçse dëmtojnë ose rutinizojnë shkencën e saj.Unë nuk kam
ndërmend të zgjatem e të bëj analizë të plotë kritike, por jam detyruar të
shkruaj, se vetë autorit ia premtova
këtë gjë.Titulli i volumit më tërhoqi pa masë(bukur=ndajfolje+çilet=folje)dhe
del kompozita bukurçilet dhe emërtimi i bukur”Bukurçilet e shiut”.Në poezinë
peizazh Fazliu ka meritë të padiskutueshme.Për ilustrim e jap të plotë
vjershën”Valeriana”(emër luleje):”Krejtësisht brune në pamje të parë/por e
ëmbël/e bukur/dhe tepër biblike/në shpirt/në shpirtin e bardhë/Fund e krye ishe
me gjethe e lule/të kuqe /të verdha/të bardha/Trëndafilja dhe hëna e kishin
zili”.Detaj krijimtarie bëhet lulja dhe veshja bëhet me animizëm(besim
fetar)dhe konsiderohet njëlloj me qeniet frymore.Karakteristikë e artit
avangard është se synon të japë të renë.Mund ta quajmë poet avangardist, sepse
poezinë e peizazhit e ka ngritur në një
shkallë më të lartë dhe kjo është e reja në poezinë tonë.Mirëpo këndi tepër i
ngushtë i tematikës(vetëm peizazh)më bënë të lëkundem në këtë vlerësim pozitiv
që desha t’i bëj.Përkohësisht, këtë mund ta quaj dhe modë, por jo se kjo është
e përhershme dhe aplikohet nga të gjithë ata që shkruajnë.Një poezi të tillë
nuk mund ta praktikojë çdo krijues, fund e krye, dhe aq më keq, kur kësaj mode
t’i përkushtosh gjithë krijimtarinë siç bën Zeqiri në librin e vet “Bukurçilet
e shiut”.Në suazën e postmodernizmit nuk mund ta futësh këtë krijimtari që
mirret vetëm me natyrën, sepse edhe për faktin e vetëm nuk sjellë ndonjë gjë të
re në aspektin social.Poezi peisazhi janë shkruar shumë nga poetë të ndryshëm,
por nuk i janë bërë skllav për gjithë jetën këtij krijimi.Sill ndërmend “Bagëti
e Bujqësi” të N.Frashërit dhe autor të tjerë të Rilindjes!Qartësi dhe mësim mbi
lirikën peizazhiste na jep edhe tradita e poezisë shqipe.Kujto vjershën
“Poradeci” të Lasgushit:”Perëndim i vagëlluar mi liqenin pa kufir, /po përhapet
dalngadalë një pluhurë si një hije/Nëpër mal e nër lëndina, shkrumb i natës që
po bije…”Kjo natyrë e dhënë është konkrete.Kjo skalitje ka për burim frymëzimi
liqenin e Pogradecit dhe jetën njerëzore…”në katund kërcet një portë…në liqen
hesht një lopatë…”etj.Përmend me një strofë peizazhi edhe lirikun e madh rus Esenin:”E
unë e di , e di dhe ti/se nën këtë dritë blu hënore/nuk ka lule mbi këta
bli/mbi bli ka brymë e fjolla bore”.Këtu, pra, në këtë bukuri bën pjesë dhe njeriu, të cilin nuk e veçon.Ndryshe
veçohet natyra(ka vijë ndarëse nga të gjallët)tek Fazliu.Nëpërmjet narracionit
poetik jepet peizazhi në tre vargje tek poezia “Një ditë”: “Një ditë do të
çelin lulet/në degët e manit/e mali do të shlodhet nga shiu”.Nëqoftëse do të
kemi kërkesë më të avancuar them, se stadi artistik i kësaj poezie trevargëshe
duhet të ishte më i plotë, pra, nuk është përfunduar si duhet
etj.Përgjithësisht është një arritje”Bukurçilet e shiut”.Përgjithësisht
tregohet një hap i avancuar dhe i guximshëm në poezinë shqipe të peizazhit.Mirë
kjo, është, nuk ia mohoj këtë meritë, por dhe kam të drejtën si kritik ta
përfundoj këtë shkrim vlerësues:Kjo është poezia, që i jipet lexuesit?Një volum
me peizazh?Po ku është njeriu , jeta, problemet sociale në këtë peizazh të
bukur plot trille fantazie dhe imagjinatë, ku ka edhe raste të papranueshme llogjike
në ndonjë krijim?Do të ishte më mirë proçesit të krijimit t’i nënshtrohej
kompleksiteti:natyra për njeriun dhe njeriu për natyrën.Volumi jep tabllo
peizazhi të mrekullueshëm që kanë viset e Kosovës.Kjo bukuri natyre e ka bërë
Z.Fazliun të jetë gjatë krijimit në gjendje psikollogjike anamendi(në kuptimin
e mirë të fjalës).E marr veten dhe për lexues(duke u larguar gjykimit si
kritik):ndjej kënaqësi për artin me të cilën janë thurur poezitë, por…dalloj,
tek konstrukti semantik ka çoroditje, nuk gjej kuptimin e vjershës, lidhjen e
mendimeve etj.Ndër të tjera, ja një shembull:”Rozmarina/nën degën e pemës/i
ujit/gjethet e venitura të fikut”.Nga një llogjik e çartuar dalin këto vargje
të pakuptimta tek poezia “Endet ende një siluetë”.Kjo gjendja e tij shpirtërore
dhe mendore, e ekzaltuar, dha
krijimtarinë e këtij volumi;mirëpo krijuesi ka edhe detyrën tjetër:të bëjë
vetëkontrollin në shumë drejtime.Po kështu, kërkohet që edhe kritika, ndryshe
nga ç’është, të jetë funksionale.