Kulturë
Kostaq Duka: Meditim për veten e botën
E hene, 14.10.2013, 07:11 PM
Kostaq Duka
Meditim për veten e botën
Triptik
Në
rrugët e dyta
Nga
autostradat u shmanga
për
një lëvizje më të sigurt në rrugët e dyta.
Celularin“smart”
e ndrrova me një më të thjeshtë
me
numëra e gërma të mëdha.
Gotën
e verës e përgjysmova.
Kafen
expres e shndrrova në çaj kamomil.
Nga
kafenetë e zhurrmëshme
zbrita
në qoshet e qeta.
Në
vend të debateve të nxehta
më
pëlqen një meditim parqeve të blerta.
Gjithçka
po ndodh pa zhurmë
drejt
një përshtatjeje që zgjat sa vetë jeta.
Mes
sinjalesh
Zile
telefoni shtëpie,
zile
celulari,
mesazhe
pa fund, ujvara ngjyrash.
Mes
tingujsh, sinjalesh,
të
hapësirave të ekraneve të vogla e të mëdha jemi kredhur…..
E
megjithatë
ndonse
mes sinjalesh “robëruar”
botën
e tërë
si
një kokër portokalli mbajmë ndër duar.
Tokësore
Në
perëndim
u
mrekulluam gjer në hutim
përballë
madhështisë gjigande
shkëlqimit
verbues pa fund…..
Tani
kur vetë shkëlqimit si mijra e mijra të tjerë i shërbejmë
gjithcka
na duket më e thjeshtë,tokësore
bashkim
i fuqisë së mendjes dhe duarve njerëzore.
Tetor,2013