Kulturë
Gjon Keka: Thesaret - çertifikatë historike e kombit
E marte, 15.10.2013, 08:04 PM
Thesaret kombëtare janë
çertifikatë historike e kombit
Nga Gjon KEKA
Ashtu si çdo
njeri është një hallkë në organizmin e madhë të botës së njerëzimit, ashtu edhe historia e secilit komb është një
hallk në organizmin e historisë universale të botës. Pra ashtu siç është i
rëndësishëm, i thellë, sublim, i gjallë individi brenda kësaj strukture
organike të njerëzimit në botë, ashtu edhe historia e secilit komb është e
tillë brenda strukturës së historisë së përgjithshme në botë.
Pra nisur nga
kjo historia e secilit komb në faqet e tij vijuese brenda historisë së
përgjithshme botërore, është një
përshkrim i fatit historik-politik, i vendit natyror(gjeografik) të tij, i
ndikimit (gjeopolitik dhe gjeostrategjik), i përfaqësimit të kohës së shquar
apo jo të tij, i vlerës dhe
bashkëudhëtimit historik në proceset e përgjithshme të konbeve brenda këtij
tempulli të përbashkët të kombeve në botë.
Po në këtë
shihen edhe veprat e mëdha të të gjitha kombeve, sakrifica, stuhitë e mëdha
epokale, admirimi e mirnjohja për ruajtjen e racës së tyre dhe identitetit kombëtar.
Kështu pra duke
mësuar të kaluarën dhe shqyrtuar atë në mënyrë të thellë, ata kuptojn pozitën
në të cilën gjenden secili komb veç e veç brenda kësaj historie të përgjithshme
në botë, pastaj turpin që nuk kanë ecur
rrugës së paraardhësve ose krenarin që janë bij dhe brezat e atyre etërve që
lanë gjrumë në historinë e tyre nëpërmjet veprave dhe sakrificës sublime të
tyre.
Pra edhe kombi
ynë gjatë historisë edhe tani duhet ta sheh këtë në këtë prizëm, se ajo ka një
detyrë në vetveten e saj, në mënyrë të natyrshme të ruajtjes së racës së saj, famës së madhe kombëtare e historike në botë, për të qenë edhe kryelartë duke ecur në rrugën
e etërve dhe për t'i mësuar brez pas brezi që të ecin në to, sepse ata i
përkacin shpirtit dhe rrënjeve kombëtare europiane, identitetin me të cilin
kanë mbrojtur edhe vlerat dhe civilizimin e përbashkët të tërë familjes
europiane. Jo rastësisht thoshte Gjergj Kastrioti kështu “E shihni Shqiponjen, ajo
ka krahet e medha qe mbulon tere folen e saj si nje mburoj, shihni ktheterta e saj se sa te mprehta jane, askush
nuk mund t'i beje dot ball stuhies se saj.”
Nga kjo duhet
ditur se ruajtja e identitetit dhe racës së lashtë iliro-arbënore është dhe
duhet të jetë gjithmonë një detyrë e shenjtë kombëtare e secilit prej nesh, duhet
që poashtu të jemi edhe mirënjohës për të përkujtuar sakrificën e madhe, veprat, idealet dhe mendimet e rëndësishme
kombëtare të etërve dhe personaliteteve tona kombëtare, të mësojm se si ata e donin atdheun kudo që
ishin, e donin dhe këtë ata e argumentuan si me vepra të mëdha ashtu edhe më
vuajtje për të duke dhuruar veten çdo ditë në shërbim të tij, lirisë dhe
ruajtjes së racës dhe identitetit europian të kombit tonë arbënor.
Ndërkaq duke
ditur se kombi ynë ka rrënjët në tokën e tij, edhe pse në thellësinë e së
kaluarës së lashtë, pr të largët, të
fshehura thellë në kohë, atëherë është detyrë e çdo historiani t'i gjej këto
rrënjë të thellë, aq sa është e mundur, por me llambën në dorë sepse kohët kanë nevoj
për dritën, për të ndriçuar ato, sepse të zbritësh në thellësin pa llambën do
të thotë të dalësh pa parë asgjë, të dalësh ndoshta me plotë iluzione dhe
paragjykime.
Prandaj për të
ndriçuar ato nevojitet llamba, kronikat nuk mund të shihen as thellësitë e
rrënjëve pa dritën e plotë të historisë, pra pa llambën në duar të
historianit.Një historian i tillë që mbanë llambën në duar i cili ka nisur të
zbresë në thellësin e errët të kohës nuk është më pak e rëndësishme se sa një
shembull i një botanisti, prandaj historiani duhet të zbres në thellësit ë
kohëve me llambën, pa të ne nuk mund ta mësojm historinë e vërtetë, as ta
njohim atë, por do të dal me shënime fragmentare, të varfëra, të thata, sporadike, njësoj si oxhaqet e një fshati të djegur, pa pikmbështetjen, pa lidhjen e natyrshme, pra
do ta na sjell një skelet të çuditshëm në ekzistencë, pa plotësin e tij, shpirtin
dhe imazhin e jetës.Dhe jo rastësisht pastaj interpretimet jane të ndryshme
duke humbur ekuilibrin, urat e natyrshme,
lidhjet dhe duke mjell pastaj hamendje, iluzione në kokat e studiuesve të
historisë dhe të tjerëve.
Ne kemi parë së
fundi se si kujdestarët e errësirës, pra mbetjet sulltaniste në trojet tona
arbënore, që vazhdimisht kapen pas interpretimeve të ndryshme, iluzionet dhe marrëzit, pra si ato të
tendencave për ta ndryshuar historinë ashtu edhe të sulmeve që i bëjnë etërve
dhe personaliteteve tona mbikohore kombëtare. Një gjë të tillë e bënin edhe më
herët edhe sllavët e bëjnë edhe tani, këta kujdestar të errsirës së përbashkët
si me turqit ashtu edhe mbetjet sulltaniste, duke harruar ata që ishin ardhacak, ndërtonin
iluzione dhe gënjeshtra për të mohuar autoktonin tonë.Pra edhe tani në këtë
kohë janë këta kujdestar të errësirës që me traun e tyre të paftyrësisë së
lartë duke u munduar që ta redaktojn historinë tonë, ta përbuzinë kombin tonë, ta fusinë gënjeshtrën thellë e më thellë që të
mos na njeh askush, paragjykimet, iluzionet, pra që është edhe më keq duan ta
fusin në zonat e errëta të historisë së tyre osmane, gjë që ne si komb nuk kemi asgjë të përbashkët
me osmanët barbarë për të na futur në këto zona të errëta të tyre siç po
pretendohet.
Duke parë këtë
kohë krize, mohimesh, përbuzjesh, iluzionesh
dhe gënjështrash nga këta kujdestar të errësirës, tani nuk është kotësi, por
një, domosdoshmëri, rigjallërim një rifreskim i ynë për të nxjerrë sa më lartë
portretet e heronjëve tanë kombëtar, personaliteteve mbikohore, thesareve të lashta kulturore e kombëtare
europiane, sepse vetem duke i pasur ne qendër paraardhësit tanë gjrumët e
lashta tona, ne kuptojm se sa të vlefshëm janë, jemi dhe parasëgjithash me
nderim e mirnjohje ne mbajmë flakën e zjarrit të dashurisë së tyre në gjoksin
tonë kombëtar, duke parë kështu edhe shkëlqimin e zjarrit fisnik të këtyre
heronjëve, personaliteteve mbikohore që ruajtën racën arbënore, mbrojtën tokën amtare dhe identitetin kombëtar
europian.Me fjalë tjera tani më të gjithë nuk duhet të ndalemi së njdekuri
rrënjët tona të pastërta kombëtare europiane, madje përpjekjet e të gjithë
studiuesve dhe historianëve duhet të jenë të vazhdueshme për të zbuluar të gjitha
thesaret tona të cilat janë çertifikatë histiorike që nuk mund ta shtrembëroj
apo ndryshoj sipas qejfit dhe interesave të tij, Po e përmbyll këtë shkrim me
një proverb të urtë që thotë se “koha lind të vërtetën”, prandaj kjo do të nodhë agimi i ditës do të
vij, dielli ynë do të lind për ta ndriçuar kombin tonë në përgjithësi.