Kulturë
Bislim Gashi: Mbrojtja e Trashëgimisë Kulturore
E hene, 14.10.2013, 08:01 PM
Bashkëpunimi Ndërkombëtar në
Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore e
Historike
Nga Ma. Bislim
Gashi
Prof. dr. Masar Rizvanolli thotë: se rrënjët e
sistemit ndërkombëtar për mbrojtjen e të mirave kulturore dhe natyrore duhet
kërkuar në periudhën e sistemit shoqëror skllavopronar.
Trashëgimia
kulturore historike për tu mbrojtur nga rreziku i shkatërrimit nga faktori
natyror dhe faktori njeri e shtyri bashkësinë ndërkombëtare që të nënshkruaj
një mori marrëveshjesh, rezolutash, konventash, paktesh, kartash, rekomandimesh
bazë shoqërore dhe juridike të sistemit ndërkombëtar.
Ndër shtetet e
para të Evropës që hartuan akte dhe dokumente për ruajtjen e monumenteve të
kulturës është Suedia. Në vitin 1666, është hartuar deklarata suedeze për
antikitete dhe monumente të kulturës.
Meqë TKHK
është pjesë e trashëgimisë globale botërore e botës së civilizuar, atëherë me shtetësinë e
Kosovës edhe trashëgimia jonë duhet të jetë pjesë e ruajtjes, mbrojtjes, dhe
promovimit të vlerave të sajë në kuadrin e institucioneve dhe organizatave të
ndryshme ndërkombëtare.
Bashkësia
ndërkombëtare me anë të akteve juridike synonte të mbrojë vlerat e trashëgimisë
kulturore historike në kohë lufte, duke i dhënë përkrahje dhe mbështetje juridike
çdo populli të ruaj identitetin e vet kulturor.
Luftërat e pa
mëshirshme në rrënime dhe me karakter grabitqar që nga lashtësia e deri në
vitin 1794, në Francë që nuk kursyen vlerat e kulturore dhe natyrore të shumë
popujve quan në hartimin e ligjit që rregullonte mbrojtjen e monumenteve. Me
konventën e vitit 1794, u hap rruga e përkujdesjes sistematike për ruajtjen e
vlerave të pasurisë kulturore historike të pazëvendësueshme në plan kombëtar e
më vonë ndërkombëtar.
Pas
revolucionit francez krijohen komisione të posaçme për inventarizim, konservim,
restaurim të monumenteve të kulturës. Në këtë periudhë u ngritën shumë muze për
ruajtjen e vlerave të artit dhe të trashëgimisë së luajtshme.
Me pavarësinë
e Greqisë më 1829, edhe në këtë vende në vitin 1934 filloi organizimi i
strukturave për mbrojtjen dhe konservimin e monumenteve të kulturës. Në Angli
në këtë kohë fillon të konservohen ndërtesat publike dhe të kultit të stilit
gotik.
Alios Riegl (1857-1905), prof. në
Universitetin e Vjenës është i pari që ka dhënë konceptin teorik të konservimit
si një prej bazave të teorisë së tij ka qenë ruajtja e origjinalitetit të
monumentit kulturor dhe integritetit të tij. Ruajtja e integritetit origjinal
të monumentit si pas teorisë së tij ndahet në vlerën memorialë dhe në vlerat e sotshme.
Vlerat memorialë të një monumenti
janë: vlera e vjetërsisë, autenticiteti i materialit origjinal dhe vlerat
historike. Në vlerat e sotshme
hyjnë: vlerat e përdorshmërisë pas restaurimit, vlerat estetike të artit, dhe
vlerat e të qenit e re që tërheq vëmendje për shkak të kureshtjes.
Periudha pas
revolucionit francez, njihet si ringjallja gotike, sepse njihet si etapë kur
lindi nevoja për restaurimin stilistik të monumentit.
Johan Joachim Ëinkelmann (1717-1768),
ju ka parapri ideve të Morisit dhe Ruskinit i cili e ka argumentuar
autenticitetin e materialit për restaurim. Camillo
Boiko (1836-1914) kërkon qasje
serioze të dokumentimit historik të monumentit, ku përfshihej: autenticiteti i
materialit, integriteti i monumentit, kthimit të jetës, objektivitetit dhe
qëndrueshmërisë së restaurimit.
Në nënshkrimin
e konventës së vitit 1899, në Hagë, mbi ligjet dhe rregulloret e luftës është
paraparë edhe mbrojtja e vlerave kulturore si: tempuj, objekte të ndryshme
publike dhe humanitare, artistike, shkencore si dhe ndalimin e plaçkitjes së
thesarit kulturor që u nënshkrua nga 24 shtete.
Në kuadër të
Kombeve të Bashkuara veprojnë shum organizata e ndër to është edhe UNESKO.
UNESKO luan rol të rëndësishëm në nivel ndërkombëtar kulturor dhe ndërkulturor,
andaj quhet edhe organizatë ndërkombëtare për ruajtjen e vlerave të TK. Në këtë
kohë të globalizimit të lartë UNESKO, luan rol të rëndësishëm në ruajtjen e
identitetit kulturor. Pas UNESKO-s filloi organizimi i organizatave jo
qeveritare si: Këshilli Ndërkombëtar i Muzeve (1946), Unioni Ndërkombëtar për
Konservimin e Resurseve Natyrore (1956), kjo është organizatë qeveritare dhe
ndërqeveritare. Ky union luan rol të rëndësishëm, sepse në këtë organizatë
rëndësi i kushtohet edhe trashëgimisë natyrore.
Me rëndësi
është të ceket se konferenca e Romës (1930), dhe Karta e Athinës (1931), u bënë
dokumente bazë për ruajtjen e trashëgimisë kulturore pas luftës së dytë
botërore. Bazuar në këto dokumente u hartuan shumë konventa ku u përfshinë
shumë shtete të cilat u zotuan se do të zbatojnë marrëveshjet e parapara në
konventa:
Organizatat më
të rëndësishme këshilluese pranë UNESKOS janë:
·
NGOS
·
ICOM-CC (ëëë Icom.org)
·
ICOMOS (ëëë Icomos.org)
·
IUCN (ëëë Iucn.org)
·
IGO
·
ICCROM (ëëë. Iccrom.org)
Roli i
përbashkët i këtyre organizatave është të arrihet kodi etik dhe mënyra e
përbashkët e qasjes në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.
Prapa
trashëgimisë kulturore botërore qëndron koncepti i vlerave universale.Koncepti
i trashëgimisë kulturore botërore ka evoluar vazhdimisht, është bërë më dinamik
dhe më pluralist. Lista e trashëgimisë botërore sot përfshin diversitetin
kulturor të botës.
Si,rezultat i
koncepteve të globalizimit viteve të fundit doli se trashëgimia kulturore nuk i
takon as një individi, as një identiteti por është trashëgimi e gjithë
njerëzimit.
Nga i tërë ky
elaborim i përgjithshëm për TK cekim se Kosova që cilësohet me një potencial të
mire të TK, pak ju ka kushtuar kujdes në promovimin e vlerave të saj e aqë më
pak kur është fjala për shfrytëzimin e konceptit marketing në këtë fushë.TK
përpos rëndësisë së identitetit të një populli, vlerave të tijë në përgjithsi,
e ka rëndësinë e pazëvendësueshme edhe në aspektin e përfitimit ekonomik.
Me që TKHK është pjesë e trashëgimisë globale botërore, e botës së civilizuar atëherë, me shtetësinë e Kosovës edhe trashëgmia jonë, duhet të jetë pjesë e ruajtjes, mbrojtjes, dhe promovimit të vlerave të sajë në kuadrin e institucioneve dhe organizatave të ndryshme ndërkombëtare.