Kulturë
Nebi Dragoti: Doni për korrupsionin?
E merkure, 16.10.2013, 08:57 PM
DONI PËR KORRUPSIONIN?
Fejton
NGA NEBI DRAGOTI
Nuk ka shteg që
i kap, nuk ka skutë që i zbulon, sepse është bërë modë që nga lart, (nuk je
hajdut, po nuk dite të fshehësh), pra pse mos të bëhet dhe poshtë si lart
si Ali Babë me dyzet hajdutë…Pra,
shkurt, vetëm ata pushtetarët qëndrorë
kanë b…të madhe?Edhe këta korrupsionistët këtu poshtë, duke shikuar se ç’bëjnë
të mëdhenjtë, e zmadhojnë akoma më tepër grykën sa të një legeni e bëjnë për
vete legenët.Doni për korrupsionin?Korrupsionistët hiqen dhe si esnafë…por janë
dhe marifetçinjë rrufjanë, mashtrues, pehlivanë…që edhe shejtanin e futin dhe e
mbajnë të mbyllur në shishe.Dhe thonë :”Nuk e dimë kush e ka future!”.Si minjë
janë.Hyjnë nëpër gjykata, nëpër prokurori të kollarisur, e kanë mëndjen, e kanë
qejf korrupsionin si miu ka qejf djathin.Por edhe sekretaritë e këtyre
institucioneve kanë nam, nuk ngelen pas në këtë veprimtari, që ka shkatrruar
shtetin.Provoje të marrësh një dokument, një vulë pa kruajtur xhepat.Provoje,
provoje!Ndryshe, kur s’jep, të
sorollatin me plot teorira
burrokracie.Ja, pra, ideja e tyre, se sa për punën, …(sa për t’u gjetur Sula në
punë), se si puna e Sulës janë.Doni për korrupsionin?Mjafton të futesh në
bisedë me hallexhinjtë, që hyjnë e dalin në dyertë e drejtësisë.Në rrugë, në
lagje, kudo flasin për korrupsion.Secili thotë me vete:”Hajde ta godasim
korrupsionin!”Dakord, dakort, po kujt t’ia bëjmë denoncimin?Në ç’derë të
trokasim?
Ujku i tha
çakallit, çakalli i tha dhelprës:
“Korrupsionin e
kemi pjesë të zemrës”…
Si kundërvënie e
kësaj vjen zëri popullor i fuqishëm, zëri i gjithpushtetshëm:
Dakord, dakord,
s’paska zyrë denoncimi…
Pra , duhet bërë
rrënjësisht zëvendësimi…
Por…në këtë
pikë, opozita vetë hajdute, ngre zërin në mbrojtje:”Mos m’i luani nga karriket
“të ndershmit”që punojnë me duar të pastra si punoi ai, që iku me gjithë suitën e tij prej hajdutësh…
“, por me ironi e shtoj dhe unë, duke e
përforcuar mendimin, se kështu është:pjellë dhelprash këta këlyshë
dhelparakë…Gjithçka e qartë, prandaj dhe 23 qershori i ndëshkoi rënd.Por..hajde
t’u mbushni mendjen.”Ata, ata, që janë në pushtet, na vodhën votat!”bërtasin
çdo orë, çdo ditë.Doni për korrupsionin?Ecim më tej.Vemë tek bluzat e bardha,
(të bardha nga jashtë, por sterrë të zeza nga brenda).
Këtë e di dhe
daja, dhe halla,
se për dreq, në
spital janë, ama
ca ujqër me
bluza të bardha…
Gjersa ujqërit,
atje lart, kanë qënë më të rrezikshëm, po pse ” bluzat e bardha” nuk janë
budallenjë të mos fusin lekun në xhep?!Leku është i ëmbël si mjalti..Dhe kjo
duket, hajde t’i lëvizësh, t’i pushosh apo t’i qarkullosh drejt sakajeve më të
largëta të vendit.Opozita bërtet:”Ka shkelje ligjshmërie tek të drejtat e nëpunësit
civil.Mos i luani!”.Janë të frikshëm këta
opozitarët.Të frikshëm kanë qënë edhe kur kanë qënë në
qeverisje.Korrupsionistët e rrëzuar nga fiku dalin në mbrojtje të
korrupsionistëve kudo: në polici, në administratë, në ushtri, në dogana, në
kampe e drejtori burgjesh, gjer edhe në shkolla.(Nota me lekë, diploma me
lekë).Korrupsioni është kultivuar aq keq sa ka rrënjë të thella, ka trungje të
mëdhenj dhe degë me gjethe të mëdhaja, sa frymën na merrë.Por…prap, opozita të
çan veshët kudo: në konferenca shtypi, në debate televizive, në parlament duke
u çirrur:”Mos m’i ngrini nga kolltuqet ku janë ulur!”Kuptohet :i ka militantët
e vet.E, po të ngrihen, të largohen…edhe kolltuqet, edhe zyrat u kanë marrë erë
të keqe korrupsioni, saqë edhe popullit i ka humbur besimi dhe ka
urrejtje.Minjtë e korrupsionit kanë livadhisur bukur fort, si lart, si poshtë,
dhe , pothuajse kanë qënë në garë me njëri-tjetrin, kush të kafshojë sa më
shumë shoqërinë tonë, shtetin tonë, që nuk ka pasë shtet.Korrupsioni ka bërë që
të ketë dhe padrejtësi.Ne i kemi parë se si ecin me makina lluksoze, se si
thyejnë euro pa i zbritur makinës.Kjo monster ka vila lluksoze, ka lokale e
biznese etj.Pasuritë e tyre janë marramendëse, sepse nuk janë vënë me pare
djerse, por me levën e nxirë të korrupsionit.Gjithë kjo pasuri nuk vihet as me
rrogën sikur edhe hiç mos të hash..Prandaj Rilindja ta ngrejë grushtin e
goditjes për pastrim, urtë e butë, ta kapi lepurin zullumqar me qerre:
Dakord, dakord,
nuk paska zyrë denoncimi…
Por u dashka
bërë rrënjësisht zëvendësimi…
Çarku i Qeverisë së Rilindjes duhet t’i kapë gjithë minjtë, jo nga bishti, por nga koka, që të mos kenë gojë të protestojnë:”Mos na luani nga karriket!” se…u ftohet prapanica…