Kulturë
Ramiz Dërmaku: A ka demokraci në Kosovë?
E merkure, 16.10.2013, 08:19 PM
A ka dhe sa ka demokraci në Kosovë?
Nga Ramiz Dërmaku
Shtrohet pyetja
se sa kjo demokraci është zhvilluar në Kosovën e pasluftës, apo a ka fare
demokraci në Kosovë? Pavarësisht nga të gjitha kritikat që vijnë ndaj
demokracisë, ajo është procesi më i suksesshëm drejt zgjidhjes paqësore të
konflikteve. Kudo në botë, njerëzit mbështeten tek ajo, në rajone dhe sisteme
të ndryshme. Demokracia jeton nga bashkëpunimi i qytetarëve. Kusht për angazhim
është njohuria. Mundësinë e përfshirjes e kanë vetëm ata, të cilët kanë njohuri
bazë mbi mekanizmat dhe institucionet e shtetit demokratik. Për këtë arsye,
transmetimi i këtyre njohurive është një ndër detyrat më të rëndësishme të
edukimit politik, qëllimi i të cilit është pjekuria e qytetarit. Si është
zhvilluar ajo që nga fillimet e saj në Greqinë antike? Çfarë thonë mendimtarët
kryesorë politikë? Kur është një shtet demokratik? Cilat janë elemente
thelbësore të tij? Si duket një shoqëri demokratike? Me çfarë vështirësish
përballet sot demokracia?
Këto janë disa
nga çështjet, për të cilat do të bëhet fjalë më shpeshë në kompleksin tonë
tematik Demokracia do të përpiqen të bëjnë të qartë nocionin Demokraci, duke
pasur gjithnjë parasysh faktin se demokracia nuk është një gjendje statike, por
një detyrë permanente. Ne shqiptarët, edhe sikur t’ia dalim të mbajmë zgjedhje
normale, prapë se prapë nuk do të na hyjë në sy si arritje. Pse? Sepse ne nuk
jemi një shtet ligjor, një shtet i së drejtës, një shtet konstitucional (s’ka
gjë se kemi Kushtetutë). Te ne dhunohet në vijimësi parimi i barazisë së
shtetasve para ligjit, parimi tjetër i ndarjes së pushteteve, dhe në
përgjithësi ligji është gjëja e fundit që merret në konsideratë.
Prandaj sot ne
pyesim se a ka demokraci në Kosovë, dhe sa është e zhvilluar ajo pasluftës ?
Pasë shpalljes së pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt të vitit 2008, Kosova po
thonë është një shtet demokratike por i
mbikqyrur nga faktori ndërkombëtar. Shteti i Kosovës punon sipas planit te
Marti Ahtisarit, të cilin nuk i kishte pranuar OKB-ja , por që e kishte
përkrahur pjesa dërmuese e shteteve perëndimore. Sipas planit tue Ahtisarit
Kosova është Republikë Demokratike, por me kompetenca të kufizuara dhe të
mbikëqyrura nga faktori ndërmobëtar. Demokracia në Kosovë është akoma
është brishtë dhe nuk ka vend për
kënaqësi, kjo ndodhë për shkak se
Kosova- është shteti më i ri në Evropë
dhe është në hapat fillestarë të konstituimit të demokracisë. Unë mendoj
se qytetarët dhe liderët politikë në
Kosovë (por edhe ata në trojet etnike e diasporë) nuk e kanë arritur nivelin e
pjekurisë në raport me demokracinë.
Mungesa e demokracisë më së miri mund të shihet në skandalet të cilat
paraqiten gjatë zgjedhjeve.
“Keqpërdorimet
dhe manipulimet të cilat kanë ndodhur gjatë procesit të zgjedhjeve ( e po
ndodhin edhe tani) janë treguesi më i mirë se deri ku ka arritur demokracia në
Kosovë. Mendoj se zgjedhjet lokale të 3
nëntorit të vitit 2013, do të dallojnë nga zgjedhjet e kaluara, duke shpresuar
se kësaj radhe do të zbatohen e respektohen rregullat demokratike. Unë mendoj
se deri më tani qeveria jonë ka bërë
orvatje titanike për ta qeverisur vendin duke bërë përpjekje për ta kontrolluar pushtetin
legjislativ dhe atë gjyqësor, duke mos e lënë anash edhe tendencën që të
kontrolloj edhe mediat . Ne themi se në Kosovë, kemi media të lira, dhe për këtë mund të jemi
krenarë. Kontribuues në konstituimin e demokracisë kanë qenë edhe shoqërie
civile dhe një pjesë e qytetarëve të cilët i kanë shprehur pakënaqësitë e tyre.
Në rast se qytetari do të kishte më tepër kërkesa karshi institucioneve dhe nuk
do të lejonte hapësirë të abuzimit me të drejtat të cilat i takojnë, niveli i
demokracisë në Kosovë do të ishte shumë më i mirë.
Kushtet për
zhvillimin e një demokracie të mirëfilltë në Kosovë janë krijuar tek pas
shpalljes së pavarësisë në vitin 2008. Tek atëherë mund të flasin për një ambient
ku mund të zhvillohet demokracia. Niveli i demokracisë nuk mund të shkëputet
nga niveli i zhvillimit të shoqërisë. Shoqëria kosovare është ende duke e
mësuar se demokracia nuk është vetëm liria për të vendosur se çka dëshiron, por
është sipas tij përgjegjësi për të vendosur dhe për të kërkuar llogari prej të
zgjedhurve për punën e tyre. Motoja e këtij viti në ditën e demokracisë është
fuqizimi i zërave të vetë qytetarëve si
protagonist kryesor të demokracisë”.
Në Kosovë kemi nevoj për një
debat të mirëfilltë për demokracinë.