Kulturë
Gjon Keka: Fahri Xharra - E vërteta historike
E enjte, 17.10.2013, 08:51 PM
Fahri Xharra, E vërteta
historike - shqiptarët ortodoks të Maqedonisë,
Filozofia Urbane 2013
Nga Gjon KEKA
Libri që ka dal
nga botimi para pak kohësh i autorit dhe studiuesit serioz Fahri Xharra është
një vepër me përmbldhje shkrimesh serioze në fushën e etnosit, gjeohistorisë, historisë dhe politikës etj.
Objekti me të
cilin autori në kë të libër ka zë në si kryetemë është zbulimi i realitetit të
plotë historik apo të vërtetën historike.
Ndërsa jo
rastësisht autori me pedantëri dhe me një analizë të thellë kap edhe temat të
rëndësishme si ato rreth shpalosjs së identitetit të vertetë dhe ringjalljen e
vetëdijes kombëtare pa të cilën kombet edhe mund të shuhen., ose edhe te
humbasin rolin e tyre të përcaktuar natyrshëm gjatë historisë .
Autori nuk mban
inate, nuk është nacionalist, por një patriot që mbron vetë të drejtën
historike të kombeve, ndërsa puna e madhe
që bë në në hulumtimet dhe studimet serioze sic është edhe kjo vepër janë
dëshmi e mirë, nxjerrja e vlerës në dritë dhe njëkohsisht gjykimi i shëndosh i
poreve të zemrës së historisë aty ku është errësirës ai sjell dirtën e fakteve, realitetit të natyrshëm të kombeve e sidomos
kombit autokton arbënor.
Tema që ai ka
trajtuar në brendë si të librit janë jo vetëm të dobishme, por edhe një
përpjekje e madhe e nxjerrjes së realitetit historik përball botës, përball shqiptarëve vetë dhe kjo gjithësesi
se është e meritueshme, sepse ai pikërisht në mënyrë të provuar sjell pothuajse
krejtësisht në kohën tonë në mënyrë tepër produktive pikat që janë konsideruar
të luhatshme në histori, ai i ka sjell si pika të paluhatshme të forcuara më
fakte, dokumente dhe realitetin e plotë gjeohistorik.
Libër i Xharrës
duket të jetë pak më ndryshe nga librat që kemi lexuar gjerë më sot, mendoj për
nga natyra e trajtesës dhe seriozitetit, por edhe analizës që ai i bënë
ngjarjeve të rëndësishme dhe ndërlidhjes së tyre me realitetin dhe pozitën e
sfidat që ka kombi ynë arbënor.Prandaj një libër i tillë ka një vlerë të lartë
sepse ai ka bërë një studim të vërtetë dhe të rëndësishëm, është pikërisht
autori që në librin e tij nuk e lë që historia e hershme e jona si komb të
mbetet në hije, apo edhe më keq si një libër me faqe të zbrazta, por ai me
seriozitetin e tij sjell në tryezën e sotme kohën e hershme dhe na vendos në
pasqyrën e kohës faqet e saj të cilat kanë folur më parë dhe flasin edhe tani
dhe do të flasin gjithnjë, sepse ka gjurmë, ka shprirtin, ka gjak, vlera, kulturë, jetën kombëtare etj etj, dhe
kjo tregon se historia jonë si komb është histori që shfaq ekzistencën e tij
dhe lidhjen e pandërprerë me rrënjët dhe shpirtin e lashtë të tij.
Apo sic edhe në
nvizon autori në libër se “fortunat nga ato më të fuqishmet u munduan të na
zhbënin, dhe të na hudhnin në vrimën e
pakthimit, duke na mohuar të kaluarën
tonë, duke na çrrënjosur nga trungu i
ynë mijëravjeqar. Tjetërsimin tonë e kishin në përparësi; kush duke na shlyer
dhe humbur historinë e kush duke na tjetërsuar në kombe tjera me qëllim të
caktuar që të harrojmë vehtën tonë dhe një ditë të na vjen turp me atë se çka
ishim.”(F.Xharra, 2013, faqe 16)
Ndërkaq autor
nuk lë pa nënvizuar edhe zhvillimet e ndryshme që nga ato të asimilimit, shbërjes identitare apo mveshjes me identete
pushtuesish e gjerë në fatin e vendit dhe kryqëzimet historike të tij.
Pikërisht në
libër shihet se autori ka prekur aspektet që kanë sjell mjegull për një kohë të
gjatë, prandaj ai me seriozitetin e tij hulumtimet dhe analizat shkonë në
thellësin e fakteve dhe argumenteve, në zbulimin e zonave të së vërtetës, pasaj
edhe ne ato zona të izoluara të historisë ai prek me mencurin dhe thellsinë e
studimit ceshtjen fundamentale atë të identitetit dhe kështu ai në fund arrin
sado pak të largoj mjegullën e vënë përgjaët kohëve nga pushtues barbar dhe
servilet e renegatët e tyre, gjë që edhe
sot bëjnë përpjekje ta rrisin akoma më shumë këtë mjegull dhe t'i errësojn
zonat e të vërtetës historike të kombit arbënor europian.Sic edhe potencohet se
“historia jonë është e gjatë. Historikisht i kemi mbushur fronet mbretërore që
nga romakët me perandorë, te sllavët me
Cara dhe Krala, te turqit me
vezirë, pashallarë e Sadri Azema. Pra
siç pohova dhe më sipër, me ardhjen e
turkut u hapën dy dyer me të njëjtin drejtim atë të ikjes, dy dyer të shkuljes nga trungu shqiptarë.
Njëra nëpërmjet ortodoksizmit, në shkije
e më vonë në Serb; e tjetra nëpërmjet myslimanizmit, në myslimanë e vonë turq. Ky është një vrojtim
për shqiptarët e viseve të cekura më lartë.”(F.Xharra, 2013,
faqe 11)
Megjithatë, unë gjatë leximit pash edhe një gjë tepër të
rëndësishme dhe është e udhës të në nvizohet këtu se autori me siguri nuk ka
lënë asgjë pa u vë në re rreth cështjes që ka trajtuar, pastaj shihen tepër
qartë edhe identifikimi i fakteve bazë mbi të cilat ai tërë këtë studim e
mbështetë dhe unë mund ta quaj kë të mbështetje si një provë e shkakut dhe
posaqërisht si një arsye edhe më e madhe e korrigjimit, pikpamjeve dhe vendosjes
në pah të të gjithë asaj që të tjerët apo armiqte histroik janë munduar të
tregëtojn si me tokat kombë tare arbënore ashtu edhe me vlerat e saj dhe
thesaret e brendshme dhe të jashtem shpirtërore e kombëtare.
Mund lehtësisht
të potencoj se gjatë leximit të kétij libri ajo që më ka bërë të mendoj ajo se
autori Xharra me guximin e tij dhe studimin serioz sikur na thotë hapur se “unë
dua të tregoj historinë ” dhe ky është guximi, të tregosh të vërtetën historike
dhe pikërisht ai këtu mbështetet .
Pra parë në
gjithë këtë autori realisht ka prekur me studimet e tij në origjinën, pastaj
pretendimet e huaja apo tendencat gllabëruese të tyre, përzierjen e popullatës,
lidhjeve, pikë pamjeve dhe doktrinave
absurde të pushtueseve barbar osman dhe sllav.Kë shtu që ajo që ë shtë injoruar
gjerë më tani si nga studiuesit shqiptarë ashtu dhe të huaj, autori me
guximin, sigurinë dhe dokumentimin e
plotë të këtij studimi sjell historinë e këtyre periudhave në ekzistencën reale
të kohës, në kupueshmërin në dritën e këtij shekulli edhe pse bëhet fjalë për
peridha të ndryshme historike që autor ka trajtuar brenda librit të tij.
Me fjalë tjera
mund të them se historia mund të vijë në ekzistencën e plotë e kuptueshme dhe e
mirëlexuar nga të gjithë pa syze dhe pa asnjë pengesë vetëm në se ajo buron nga
faktet dhe e vërteta sepse është pikërisht historia ajo që na tregon në mënyrë
të plotë atë që ka qenë pa ndonjë mësues shtesë, është historia ajo që na sjell
jo vetëm ne në kohërat e lashta me anë të mendjes dhe shpirtit e gjakut tonë që
rrjedhë njësoj si i paraardhësve në venat tona, por edhe më´, ajo na sjell atë këtu pranë nesh të
kuptueshme në dritën e të vërtetës dhe fakteve që janë fundamenti bazë i një
historie të një kombi.
Dhe e gjithë kjo
se sigurisht ndikon në vetëdijen e brezave të ardhshëm në njohjen e saj dhe të
vetes, të tanishmes dhe ndikon pozitivisht në vlerat dhe shumimin e talenteve
kombëtare dhe në ruajtjen e qenjes dhe indetitetit kombëtar të tyre.
Libri i autorit
Xharra është një vlerë e shtuar në lëminë e publicistikës dhe një referencë e
mirë për studiuesit serioz, poashtu libri është i shoqëruar me fakte, fotografi
të shumta që flasin shumë, pastaj citate të njerëzëve të urtë dhe dokumente të
rëndësishme që flasin, si dhe të analizuarit dhe elokuencës që ai ka bërë gjatë
tërë trajtimit brenda librit të tij.