E premte, 26.04.2024, 04:17 PM (GMT+1)

Kulturë

Elida Buçpapaj: Njeriu gjemb

E diele, 06.10.2013, 01:41 PM


NJERIU GJEMB

Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ

Këtë poemë ia kushtoj kush e meriton...

njeriu gjemb

me hundë,

e sy

e gojë

gjëmborë

 

pa fytyrë

pa flokë

pa frymë

pa gjymtyrë

 

me fytyrë

me flokë

me frymë

me gjymtyrë

gjëmborë

 

njeriu gjëmb

mos me ia pa kurrë bojën

mos me ia pa kurrë hijen

mos me ia hedh kurrë sytë

e ballit

me e shtrëmbru shikimin

me e bë shikimin

gjithë

dredha dredha

veç mos

me i ndesh

aty sytë e irnosur

gjëmborë

 

me fytyrë

me flokë

me frymë

me gjymtyrë

gjëmborë

 

ky është refreni

 

ka njeri krimb

tyrli farësh

tyrli formash

si ai që e përshkruan

mrekullisht

Carl Sundberg

 

ka edhe njeri gjëmb

hibrid

i tharë

i shkretë

shkretan

 

njeriu gjëmb

nuk ka lidhje me

kaktuset

 

kaktuset janë

antipodi i njeriut gjëmb

 

kaktuset

kanë flokë

kanë fytyrë

kanë gjymtyrë

kanë zë

kanë besë

 

ah sa i dua kaktuset

e mbushura

me lëng jete

që sfidojnë

shkretëtirën

 

kaktuset

janë oazet

e shkretëtirës

 

ndërsa

njeriu gjëmb

është

trup e shpirt

shkretëtirë

100 % shkretëtirë

ku shiu

nuk bie kurrë

ku troku i shiut

e ka hequr nga harta

dhe e ka harruar

përgjithnjë atë vend

 

ky është njeriu gjemb

 

ia njoh hundën e shtrëmbër

gjëmbore

sytë e vëngërt gjëmborë

gojën e jargavitur

gjëmbore

shikimin e irnosur

gjëmborë

 

 

mos me ia pa kurrë bojën

mos me ia pa kurrë hijen

mos me ia hedh kurrë sytë

e ballit

me e shtrëmbru shikimin

me e bë shikimin me

dredha dredha

 

me e shmang shikimin

e syve të ballit

me e gjarpëru shikimin

me e skiju shikimin

me i bërë shikimit

balet me patinazh

ose me e fiksu

në një pikë

të palëvizur

në horizont

ose

me e çu dëm krejt

veç mos

me i ndesh

kurrë

aty sytë e irnosur

gjëmborë

 

23.09.2013



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora