| E diele, 06.10.2013, 01:41 PM |
NJERIU GJEMB
Poemë nga ELIDA BUÇPAPAJ
Këtë poemë ia kushtoj kush e meriton...
njeriu gjemb
me hundë,
e sy
e gojë
gjëmborë
pa fytyrë
pa flokë
pa frymë
pa gjymtyrë
me fytyrë
me flokë
me frymë
me gjymtyrë
gjëmborë
njeriu gjëmb
mos me ia pa
kurrë bojën
mos me ia pa
kurrë hijen
mos me ia hedh
kurrë sytë
e ballit
me e shtrëmbru
shikimin
me e bë shikimin
gjithë
dredha dredha
veç mos
me i ndesh
aty sytë e
irnosur
gjëmborë
me fytyrë
me flokë
me frymë
me gjymtyrë
gjëmborë
ky është refreni
ka njeri krimb
tyrli farësh
tyrli formash
si ai që e
përshkruan
mrekullisht
Carl Sundberg
ka edhe njeri
gjëmb
hibrid
i tharë
i shkretë
shkretan
njeriu gjëmb
nuk ka lidhje me
kaktuset
kaktuset janë
antipodi i
njeriut gjëmb
kaktuset
kanë flokë
kanë fytyrë
kanë gjymtyrë
kanë zë
kanë besë
ah sa i dua
kaktuset
e mbushura
me lëng jete
që sfidojnë
shkretëtirën
kaktuset
janë oazet
e shkretëtirës
ndërsa
njeriu gjëmb
është
trup e shpirt
shkretëtirë
100 %
shkretëtirë
ku shiu
nuk bie kurrë
ku troku i shiut
e ka hequr nga
harta
dhe e ka harruar
përgjithnjë atë
vend
ky është njeriu
gjemb
ia njoh hundën e
shtrëmbër
gjëmbore
sytë e vëngërt
gjëmborë
gojën e
jargavitur
gjëmbore
shikimin e
irnosur
gjëmborë
mos me ia pa
kurrë bojën
mos me ia pa
kurrë hijen
mos me ia hedh
kurrë sytë
e ballit
me e shtrëmbru
shikimin
me e bë shikimin
me
dredha dredha
me e shmang
shikimin
e syve të ballit
me e gjarpëru
shikimin
me e skiju
shikimin
me i bërë
shikimit
balet me
patinazh
ose me e fiksu
në një pikë
të palëvizur
në horizont
ose
me e çu dëm
krejt
veç mos
me i ndesh
kurrë
aty sytë e
irnosur
gjëmborë
23.09.2013