E merkure, 19.06.2019, 02:09 AM (GMT+1)

Komente » Nexhipi

Reshat Nexhipi: Kryeministri aktual, i pa vdekshëm

E shtune, 29.06.2013, 07:57 PM


Rast: Biseda dhe tërheqja e prof.dr.Sali Berishës nga posti i kryetarit  të PD-së, burrërore dhe dinjitoze,  si asnjë kryeministër tjetër  gjer më sot.

Kryeministri  aktual, do mbetet i pa vdekshëm për  shqiptarët  e tërë botës

Nga Reshat Nexhipi

Ky është mendimi i bashkëbiseduesëve të mij, me të cilët përcillnim bisedën ,,lamtumirëse,,të Sali Berishës.Autorët e këtij mendimi, duke mos përjashtuar edhe veten ime,veç tjerash, bazohen edhe në thënien popullore, por, do të thosha filozofike se ,,Njeriu vdes kur i arrohet emri,, gjë që  nuk do të ndodhë kurrë me atë të doktorit në fjalë. Sepse, duamë ose nuk duamë, na vjen ose nuk na vjen mirë, sa herë të kalojmë nëpër rrugën e kombit Shqipëri-Kosovë dhe anasjelltas,nëpër tunelin e mrekullueshëm dhe historik Tiranë-Elbasan, sa herë qytetarët e asaj ane të hipin në avion ose veturë për çdo destacion të Evropës, ose çdo ditë kur të shikojnë përmendoren e mbretit shqiptar dhe Hasan Prishtinës në qendrën e qytetit, ata të PD-së do thonë me zë ,,Rruga e Saliut, tuneli i saliut,vizat e Saliut, etj. kurse ata të PS-së do ta thonë këtë por në hesht të turpëruar dhe të penduar që votuan kundër tij. Mos flasim për gazsjellsin e fundit që është vepra kulminore e cila i vuri kapak veprave të lartpërmendura të doktorit, emri i të cilit do kujtohet çdo ditë kur të shihen punët rreth veprës në fjalë, që kalon nëpër vendin e shqiponjave.

Përndryshe, për t u paraqitur me këtë shkrim, më motivuan dy debatues it në emisionin televiziv të 26 qershorit,udhëhequr nga gazetari i shquar Blendi Fejziu. Njërin prej tyre, debatusja simpatike e quajti ,,Njeri të dëshpëruar,, kurse emrin e tjetrit nuk e mbajta dot mend, por i cili,  nga ,,varfëria,, që e ka pësuar për shkak të ,,mosqeverisjes,, si duhet të  Berishës, edhe veshët i  kanë zënë  dhjamë. Këta të dy, pa pikën e turpit dhe përgjegjësisë, vollën çdo gjë që kishin mbledhur në bark, pa thënë asnjë të vetmen fjalë për ato që theksova më sipër.

Po përfundoj me fjalët interesante    një moshatarit   nga vendlindja e Alfabetit, i  cili ishte duke përcjellë bashkë me ne  bisedën e Kryeministrit aktual: ,,Ata që votuan kundë Berishës, do t i bjenë kokës, por do jetë vonë, sepse prej tani Shqipëria  do t i përngjasë një familje ku nuk dihet kush është zoti i vërtetë,, kurse një i ri, student i historisë, me siguri, për të treguar se sa e nje profesionin e tij të ardhshëm,Shqipërinë e kohës së PD-së e krahasoi me Athinën demokratike, sepse në krye të saj qendronte një njeri, kurse Shqipërinë e PS-së dhe LSI-së të pas shtatorite krahasoi me Spartën, në krye të së cilës qendronin dy mbretër. Se çdeshin të thonë me këtë, këta të dy, dhe sa kanë të drejtë, koha do ta dëshmojë.



(Vota: 8 . Mesatare: 2/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT