Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Besnikëria dhe trimëria e shqiptarëve
E premte, 07.12.2012, 07:32 PM
Shqiptarët-
më të vjetër, më trima dhe më besnikë
pothuajse nga çdo popull tjetër
në botë
Prandaj, me ,,puplat,, iliro-shqiptare është ,,zbukuruar,, historia e mjaft shtete ve të Globit, sidomos ajo e Greqisë, Italisë , Rumanisë etj. mos flasim për historinë e shtetit me emër akoma të pa definuar sa duhet...
Nga Reshat Nexhipi
Më të vjetër
Këtë e shkruajnë mjaft shkencëtarët tanë dhe të huaj. Për të qënë më i besueshëm, po prezentoj vetëm disa prej të huajëve, sipas rendit alfabetik dhe pa ndërhyrë në saktësinë ose objektivitetin e tyre.
Braisfold, shkencëtar anglez: “Nga
rasat që sot jetojnë në
Maqedoni, vetëm shqiptarët mund të thuhet se janë autoktonë. (Bitolski
vesnik, Bitolla, 20. 2. 2002)
Dh.Ispilanti, përfaqësues i shquar grek: ,,Ju burra toskë...jeni pasardhës të heronjëve tanë dhe emri juaj do të mbetet pa
asnjë dyshim i pavdek
shëm, i dëgjuar dhe i lëvduar
në të gjithë Mbretëritë e Tokës,,. (Aristidh P. Kola, Arvanitët..Tiranë, 2008 f. 17).Pra, greku i lartpërmen
Edvin Jasques: “Ilirët dhe shqiptarët janë trashëgimtarë të denjë të Akilit të Trojës
(Fakti, 24. 5. 2004- Yllka Beçi)
Gjeorgj Von Hahn, albanolog gjerman: Shqiptarët janë pasardhës të Pellazgëve.. (Fjalori enciklopedik shqiptar,
Tiranë,
H.Pedersen: Shqiptarët janë pasardhës të ilirëve,
kurse këta të fundit pasardhës të pellazgëve.(Maqedonia
Shqiptare, Tetovë,
K. Amantos: Sllovenët në Maqedoninë e sotme gjetën vetëm
pellazgët, gjegjësisht shqiptarët (Robert
d Angely, Enigma.f.250)
Louis Benloev, historian:,, Shqiptarët, kombi më i vjetër i Kontinntit
(Fakti, 4.12. 2009)
M. Markiano: Populli
shqiptar është me
origjinë pellazge (Maqe
donia Shqiptare, Tetovë,
Pulianos,
antropolog i njohur Shqiptarët janë pasardhësit e vetëm të pellazgëve (Dimitar
Pilika...394)
Stanojeviq dhe Zhivojan
Binçiq: Shqiptarët rrjedhin nga ilirët kurse këta nga
pellazgët (Fakti, 28. 3. 2007-Driton Dikena)
Sulejman Kulçe, historian turk: Nga Pellazgët kanë mbetur vetëm
shqiptarët.(Dr.Skender Rizaj,Shqiptarët dhe Serbët në Kosovë, Pri
shtinë
Thomopulos:“Shqiptarët janë pasardhësit të vërtetë të pellazgëve.
Apostrofova
Dimitar Kamarda: Shqipja është gjuhë e perëndive (Aristidh P.
Kola, Arvanitët..Tiranë,
Niko Stilo.Shkencëtar, i cili mbi 30 vjet merret me
prahistorinë, ka shkruar:,, Shqiptarët
janë më të vjetër se toka, ata janë Pellazgë. (Arben Llalla në Faktin e 18
gushtit, 2007)
Enciklopedia greke,vëllimi
Ps. Nëse kjo e fundit është e saktë, atëhere, çështja e origjinës pellazge të shqiptarëve, mer fund, sepse, kuptohet autorë të Enciklopedisë janë historianët më të njohur të Greqisë.
Raste për trimëri dhe besnikëri
Abaz Kupi. Një
ditë Esat Pashë Toptani kishte dhënë urdhër që të iqet
flamuri kuq e
zi i Skënderbet dhe
të zavendësoet me atë
turk. Derisa ushtari po ngjitej në
kullë për ta zbatuar
urdhërin, Abazi, edhe pse 15
vjeçar, rrëmbeu pushkën e t’et
dhe e vrau ushtarin.
Abdulla Be Dreni. Sulltan Abdul Hamidit, në një
rast rreziku,me sak
me sakrifica të pa përshkruara ia shpëtoi jetën.
Arduba. Nga kjo kështjellë,
gratë ilire me fëmijt e tyre, për të ruajtur nderin, gjegjësisht për të
mos rënë në duart e armikut, hidheshin në zjarr ose në lumë.
(Historia e poullit shqiptar, 8, Tiranë,
Athanasio Skurtanioti. Ky prijës heroik arbëresh, gjatë
v.1825, me 70 trima, qe mbyllur në manastirin “Shën Sotira” të Greqisë, duke
përballuar 800 këmbësorë dhe kalorës turq. Në fund të gjithë këta, për të mos
rënë në duart e rmikut dhe për të ruajtur dinjitetin kombëtar, do të vet
flijohen duke u djegur të gjallë-thuhet në literaturën historike.
Axhizilao Milanos. Kryeu
atentat ndaj mbretit të Napolit, Ferdinandit II i cili terorizonte popullin e
Italisë. Në pyetjen e prokurorit se cilët i kishte bashkëpuntorëm ishte
përgjegjur: “Mendjen, zemrën dhe krahun” Gari
balldi
e kishte shpallur për hero.
Bajazit Pasho, shpëtimtar i djalit 15 vjeçar të një
sulltani, kur qe zënë rob në luftën e osmanëve me Timurlangun.
Bajaziti këtë punë e kreu me sakrifica të mëdha, duke u veshur si lypcar.
Baskuala Bafa. Ky shqiptar, për shkak
të veprimtarisë revolucionare, ishte dënuar me varrje në litar nga ana e
armiqëve të Italisë. Gjatë varrjes litari u këput dhe veprimi u përsërit, kurse
ai sillej sikur nuk ndodhte gjë me të.
Dervish Hima dhe kajmekami turk. Në
një rast i hyri kajmakanit në zyrë dhe e
pyeti: A mos doni ta zini Dervish Himën? –Po, si jo, atël e kërkoj- u përgjigj
kajmekami. Unë jam ai iu përgjigj Dervish Hima dhe iu kërcënua me vrasje nëse i
bën shqetësimin më të vogël.
Esat Tetova. Në
“Faktin” e 31 tetorit, 2006, Afrim Limaj prezenton shkri
min
me mbititull “Misteri i një operacioni sekret” dhe me titullin “Esat Tetova,
shqiptari që rrëmbeu në Athinë avionin ushtarak”. Fjala është për bazën ajrore
të atij qyteti.
Gjergj Dhrako- në një rast, duke luftuar në anën e grekëve
kundër forcave osmane, ishte zënë rob dhe ishte shpënë para Reshit Pashës. “Unë
jam Gjergj Dhrako, shpata ime ka prerë mbi 100 koka turqish, vritmë pa u vonuar”
i kishte thënë pashait në fjalë, me krenari të papërshkruar, duke vrarë në fund
veten me një thikë të fshehur nën kostumin e tij në maj të vitit 1827.
Gjini. Më 1793 kishte
marrë me vete dokumentacionin sekret
të ambasa
dës
franceze në Stamboll për ta shpënë në Paris. Gjatë udhëtimit në det, e sulmuan
anglezët dhe për të mos e nxjerrë në shesh dokumentacionin në fjalë dhe për ta
ruajtur besën, flijoi veten duke e mbytur anijen e vet, kup
tohet
bashkë me të.
Halil Patrona. Më
1730 në krye të nja 12000 vetave, kryesisht shqiptarë nga Stambolli rrëzoi nga
froni sulltanin e keq, Ahmetin III, para
te cilit doli xbathur dhe me plaçka te reckosura duke e detyrur ate te zhdukë tera objektet luksoze
rreze detit, të ngritura ne djersën e poullit etj..
Halimi. Për të
ruajtur dinjitetin personal dhe kombëtar, gjatë v. 1903, kryen atentat ndaj
konzullit rus Rostkovskit në
Manastir.
Idriz Ajet Gashi. Kosovar, gjatë egzekutimit, vetë e
vendosi litarin në
qafë dhe nuk lejoi që atë ta bënin xhelatët e tij.
Konstantin Hristo. Ky kosovar, gjatë një beteje që u
zhvillua në Benesht të Rumanisë, me
sakrifica të mëdha, ia kishte shpëtuar jetën
iluministit të idalluar rumun
Petraq Poenarus.
Konstantin Konari. Tregoi aq
trimëri të madhe në revolucionin grek sa që Lamartini e quajti gjysmë perëndi.
Mic Sokoli, në Slivovë, , duke ia zënë me gjoks
grykën një topi të kalibrit të madh të ushtrisë turke, flijoi jetën
jo vetëm për të shpëtuar të tjerët.
Millos Kopili, i vetëdishëm se ç di ta gjente, me mjeshtëri të
pshpjegushme, iu afruar sulltanit, gjoja për t ia puthur këmbën dhe e vrau, në
betejën e Kosovës,
Mufit Beu në Stamboll. Dimitar
Vllahov, në kujtimet e tij, tregon rastin se deputeti shqiptar në fjalë, nga Libohova, një kolegut të tij turk në
parlament, i kishte hequr një shuplakë në fëtyre dhe i kishte thënë me mburrje “unë jam shqiptar dhe
bektashi”. (D.Vllahov, “Memoari”, Shkup,
Nikolla Naço dhe Kraqidhasi. Ky
konsul grek, në një rast ka thënë se shqiptarët ortodoks janë helenë prandaj
nuk u duhet gjuha shqipe. Këtë e ka kundërshtuar ashpër Nikolla Naço, bile e
paska zënë për pallto dhe me forcë e ka nxjerrë jashtë, kurse më vonë,
konsuli grek ishte vrarë nga ana e nipit të Naços, Vangjelit.
Nikollë Tarsia, kishte
marrë përsipër të vriste Gjeneral Lancën, armikun e madh të popullit italian
dhe kur e dënuan me vdekje, i ishte
falënderuar gjy
qit për kurorën e lavdisë që ia vuri mbi kokë.
Oso Kuka- i rrethuar
nga ushtria malazeze, i vuri zjarr fuçive të barutit dhe u hodh në erë bashkë
me luftëtarët e tjerë malazezë.
Ramiz Sadiku. Për
t’a ruajtur besën dhe dinjitetin kombëtar nuk pranoi të ndahet nga
bashkëluftëtarët e tij me kombësi tjetër-Boroja dhe kështu pranoi të vritet
bashkë me të.
Rexhep Fasku, i Kërçovës. Prof dr. Avzi Mustafa, në gazetën
Koha, 21 nëntor, 2009, duke bërë fjalë për jehonën e Kongresit të
Alfabetit njofton se në rojtoren e Kërçovës, personi në fjalë, ia hodhi
shkumën e sapunit në sy berberit turkofil
duke i thënë se germat shqipe që dolën
nga Kongresi i Manstirit do t i shkruaj
në ballë se ne jemi shqiptarë etj.
Sulltana Qafa, nga
ana e Gostivarit, 16 vjeçare, i nxorri
gërshërët nga mën
ga e
këmishës dhe iu vërsul si vetima më së
pari komandirit, nipit të Mihail Brodit, të cilit me dy-tri të goditura e
plagosi për vdekje, shtriu për tokë edhe dy të tjerë, por dy plumba prej anash, ishin vdekjepruese për
të.
Themistokli Gërmenji para
pushkatimit,tre dëshira: 1.Të vishej me kostum kombëtar
shqiptar; 2. Të mos i lidhnin sytë dhe 3. komandën ta jepte vetë ai kur duhe të
shtihet në trupin e tij.
Vasil Laçi. Bëri atentat
ndaj mbretit të Italisë, Viktor Emnuelit III. Kur e pyetën para
ekzekutimit se cila ishte dëshira e tij
e fundit, tha: ,,Të kreh flokët e mia e
të vdes më mirë e më bukur,, (Aristidh P. Kola, Arvanitët..
Tiranë,
Në vend të përfundimit
Edhe sikur
konstatimet e mësipërme
mos jenë të
sakta, tre karakteris
tikat e
theksuara në titull
që e dallojnë
kombin ynë nga
popujt e tje
rë, mund
të dëshmohen me tre
faktet në vijim: Vjetërsia e
shqiptarëve me emrin
e perëndeshës Afrodita dhe
me termin Pellazg, që
kanë dome
thënie shqipe: agim dhe pellg
ose plak për pellazgët e para rreth 12 mijë viteve të kaluar, mos flasim për
termin Ilir, që do të thotë i
lirë. Sa
i takon
trimërisë si veçanti e shqiptarëve, mjafton
rasti i Adem Jasharit, humami
zmi i
pashoq shqiptar rasti i
Gonxhe Bojaxhiut e
njohur si ,,Nënë
e tërë botës,,
besa shqiptare me
qendrimin e Ramizit
ndaj Boros, kur
se mikëpritja
shqiptare me fjalët
e plakut para
varrjes: ,,Më keq se ta
ni e
kam ndjerë veten
kur mysafirët i përcolla pa drekë,
sep se nuk ki
sha bukë,,. Ndërsa patriotizmi
shqiptar që rrallë
e gjen në
popull tjetër tër,
shprehet përmes fjalës
popullore ,,Shqiptari vetëm
njëherë bje në
tokë: Kur
puth Flamurin Kuq
ezi,,. Për moralin e
femrës shqiptare, flet Bajroni:
,,Gruaja shqiptare vetëm
një njeriut ia fal zemrën dhe trupin,,.
Tëra këto vlerësime nuk i kam nxjerë nga xhepi, por nga autorë të ndryshëm, prandaj ata që, eventualisht, nuk pajtohen me ndonjë nga këto konstatime, nuk duhet të drejtohen në adresën time, por në atë të atyre që kanë shkruar këto gjëra, emrat dhe profesionin e të cilëve, si dhe literaturën përkatëse, i kam evidentuar disa herë në shkrimet e mia të publikuara dhe, po të ketë nevojë, i përsëris edhe njëherë.
Ps
Dy fjalë rreth reagimeve
Shkas për këtë tekst
më dha shkrimi i
historianit të njohur nga Këçova
dr.Ilmi Veliu, i cili, me të drejtë, kundërshton ata të cilët në vend të kontraargumenteve historike shërbehen me
fjalë thyese, me çka, me ose pa qëllim, pengojnë zbardhjen e historisë që është
edhe qëllimi i kësaj Redaksie- Z-Sh-së
së nderuar, me një emër kombëtar që ia ka zili çdo redaksi tjetër.Kjo zili vjen
edhe nga fakti që edhe pse anëtarët e Redaksisë i përkasin botkuptimeve të
ndryshme, partiake, politike, fetare etj. janë tolerantë ndaj çdo shkrimi, pa
marrë parasysh përmbajtjen e tij.
Por, t i
kthehemi reagimeve. Unë jam i vetëdishëm që
e vërteta histori ke ka qenë,
është dhe do
mbetet relative, prandaj dhe unë, pas çdo titu lli, vendos fjalinë ,,Pa ndërhyrë në
objektivitetin e tyre,, me
çka u jap në
dijeni lexuesëve se nuk pretendoj
që konstatimet e evidentuara nga ana
ime të jenë të vërteta dhe
që ata që posedojnë kontraargumente, siç shkruan
me të drejtë
edhe historiani i lartpërmendur, t i paraqesin, gje gjësisht të
polemizojmizojnë, jo me autorin e
shkrimit por me autorin original.
Poashtu, siç
thekson edhe historiani
kërçovar, përcaktimet partiake
nuk duhet të jenë alibi për ofendime. Nëse, ndonjëri, fjala vjen thekson
veprat pozitive të
Qeverisë aktuale: NATON, vizat,
rrugën kombëta
re,
tunelin Tiranë-Elbasan, sjelljen e
Shpatës dhe Përkrenares
së Ske nderbeut etj. nuk
duhet kundërshtarët e PD-së t i
iritojë, por të kundërtën
të pranojnë
ato si veprime pozitive, duke mos anashkaluar edhe
negati
vet, siç ishte
rasti me mosvizitën
e dy kryeministrave tanë
vendlindjes së Alfabebetit si dhe
gabime të tjera të natyrave
të ndryshme, të cilat
kanë qenë, janë dhe do të jenë si të tilla edhe në të ardhmen, jo vetëm në Shqipëri por edhe në vendet më të zhvilluara të botës. Pra, apostrofimi i veprave pozitive dhe negative, nuk duhet të jetë shkak për ofendime qoftë nga njëra ose nga pala tjetër, nëse i dëshirojmë të mi rën e kombit, gjë gjë që, siç thashë, është edhe vizioni thelbësor i ZSH-s. Kështu mendoj unë. Nëse gaboj, kërkoj falje.
Do përfrundoj me mesazhin e dy motrave Qiriaze, të lindura në qytetin e Alfabetit ,,Grindjet dhe mosmarrëveshjet që përçajnë kombin t i grumbullojmë dhe t i djegim, ose t i fusim në shportën e dashurisë...,, kurse i vëllaj i tyre, Gjerasimi, ka thënë ,,Përçarësve dhe shpiunëve të kombit, u takon litari,,