Mendime
Dedë Preqi: Ekzistojnë vetëm dy raca njerëzore
E merkure, 05.12.2012, 08:28 PM
EKZISTOJNË VETËM
DY RACA NJERËZORE
Nga Dedë Preqi
Gabojmë
nëse njerëzit i ndajmë në raca përmes ngjyrave që dallojnë nga njëri-tjetri,
sepse sëcili është i njëjtë në anatominë
e vet, por ekziston diçka tjetër e mbrendshme që njeriun e dallon dhe e
ndanë në mes të shoqërisë. Prandaj, njerëzit shpesh harrojnë se ndarja në
ngjyra si e tillë, nga pamja e jashtme është vështirë ti jep mundësi njeriut të
hulumtohet shpirtnisht përtej vetëvetës, nëse nuk mirren parasysh testet e
mbrendhshme të tij, sepse përbuzët gjithçka
e rëndësishme, e cila e ngritë njeriun mbi fatin e jashtëm.
Nganjëherë
njeriu nuk konsiderohet ndryshe, vetëm
si produkt i aksidentëve të veta të përditshme,
që dëshmohet në rrethana të ndryshme,i kushtëzuar nga faktorë të shumtë,të
natyrës biologjike, psikologjike dhe shoqërore.
Edhe
biologjia evolucionare është duke e përvetësuar kuptimin e asaj se, çfarë në të
vërtetë është raca njerëzore, në mënyrë që të bëjë të mundshme, që njerëzit ta
kuptojnë më mirë njëri-tjetrin dhe të jetojnë në harmoni të plotë.
As
darvinizmi nuk mundet ti mbajë të gjitha përgjegjësitë mbi qështjen racore te
njerëzimit, sepse përditë qenjët njerëzore e luajnë rrolin e vet evolutiv.
Shumica e
njerëzve mund të parafrazojnë zhvëndosjen e të qenit të „zinj“,në të „bardhë“
ose anasjelltas,si një reagim i shumë hulumtimëve që shkakëtojnë disa grupe,
por integrimet shoqërore dhe kulturore, sidomos në Amerikë, i kanë zbutur më
kohë këto gjëra dhe në pajtueshmëri me njëra-tjetrën, sikur që sot kryetari
Obama,një prej të zinjëve i udhëheq SHBA-të.
Mirëpo,
duhet ta marrim një shembëll ndryshe, a janë serbët dhe kroatët një racë, të cilët deri diku i ndanë vetëm
feja,duke marrë parasysh se dy palët janë racë e bardhë,por nëse intervistohen
të dyja anët, asnjëra nuk i pranon deklaratat e tjetrës,duke i dhënë vlerë
sëcila llojit të vet,me çrast bënë luftë të ashpër në mes vete në vitin
1991-1995. Apo, të marrim një shembëll në anën tjetër të globit,sikur që janë
populli sheit dhe sunit në Irak dhe në shumë vende tjera,që luftojnë shumë kohë
në mes veti dhe sot e kësaj dite shkakëtohen me qindra viktima të pafajshme dhe
ende nuk mund të gjejnë pajtueshmëri më njëri -tjetrin, edhe pse është popull i njëjtë, me religjion të
njejtë,vetëm i ndarë në dy sekte fetare.
Martin
L.Kingu, është shembulli më i mirë njerëzor, i cili e krijon historinë më të
përshtatshme dhe më transparente të jetës dhe harmonisë njerëzore të SHBA-ve,i
cili është dhe një model më i përsosur botëror,që ngritë zërin më kumbues, si
një akt kundër dhunës dhe racizmit, e cila filozofi ngadhjeu më shumë se kudo
tjetër, për mënyrën e bashkëjetesës pa dallime ngjyrash dhe racash njerëzore.
Amerika
si vendi i kulturës dhe djepi i demokracisë, deri në vitët 1865, e kultivonte
skllavërinë,e cila dukuri ishte më shumë se një shëmti shoqërore,ndërsa ,
Presidenti Abraham Linkoln, e suprimoi skllavërinë, por jo edhe racizmin ndaj
zezakëve, të cilët trajtoheshin si qytetarë të dorës së dytë, deri në shekullin
XX-të. Prandaj, skllavëria dhe racizmi janë sëmundjet më të rënda njerëzore, që
i ndanë njerëzit në mënyrë arbitrare, në raca dhe nënshtrime, apo klasa të
shtypura.
Njerëzimi
është edhe sot i ngulfatur nga shumë dallime të tjera, jo vetëm racore ,por edhe fetare e kombëtare,të cilat
janë prezente në çdo mjedis shoqëror,duke shkakëtuar konflikte dhe diferencime
të ndryshme,dhe duke krijuar shtresa hirearkike në të njëjtin sistem politik,
në të njejtën shoqëri politike dhe në të njëjtin rreth etnik.
EKZISTOJNË
VETËM DY RACA NJERËZORE, AJO E NDERSHME ,APO
E ENGJUJVE,DHE AJO E PANDERSHME,OSE E DJAJVE
Të gjitha
këto raca njerëzore gijinden sot kudo në botë,të cilat i shembin të gjitha
dallimet dhe teoritë tjera të racizmit që ekzistojnë në botë dhe janë ndër më
të rrezikshmët për njerëzimin në gjitha shoqëritë bashkëkohore apo grupet
shoqërore.
Influenca
e këtyre racave nuk rrjedh nga dallimi i ngjyrave dhe pamjeve njerëzore, por
burimin e kanë nga brendia shpirtërore, apo nga trashëgimia e tyre që nuk
shihet , në të cilën konservohet
urrejtja, dhuna ,shtypja,imoraliteti ,dhe gjenocidi njerëzor, si forma më e ç’njerëzore e një
populli.
Mirëpo,
nuk mund të thëmi se dikund gjindet një racë krejtësisht e pastër,por
karakteristikë e saj është se ekziston plasaritja që e ndanë të mirën nga e
keqja, e cila bëhët më e dukshme edhe nëse gjindet dikund në fund të humnerës.
Kufinjt
në mes grupeve shoqërore sikur ti thjeshtësojmë, duke thënë se këta njerëz janë
engjuj,apo racë e engjujve, ndërsa të tjerët ti quajmë djaj,apo racë e djajve,
por ekzistojnë dëshmitë, sjelljet,veprimët,të cilat na afrojnë argumente se për
çka bëhët fjala, duke mos përjashtuar tiparët dhe karakteret njerëzore.
Jeta
duhet ti merr përgjegjësitë e veta për
të gjetur përgjegjën e çdo problemi, sepse janë kërkesat të cilat e ndryshojnë
kuptimin e jetës dhe mënyrën më të përshtatshme të të jetuarit si njeri i
vërtetë,në harmoni më të tjerët, i cili duhet ti shfrytëzojë të gjitha
mundësitë për gjetjen e vlerave të veta njerëzore.
Nëse i
marrim ngjarjet e vitëve 1998-1999, mbi popullatën kosovare, janë shenja të
dukshme të krimit të organizuar që shkakëtuan serbët,(por jo edhe në bazën
racore), të cilët jetuan me popullin
kosovarë sëbashku disa kohë,por se këta ishin edhe shkakëtarë të luftrave
tjera, si në Slloveni,Kroaci,Bosnje dhe vazhduan në Kosovë,ndërsa, Tribunali i
Hagës i dënon sot vetëm 67 fajtorë serb, me 1125 vjet burg,me ç’rast nuk është
e mundur që vetëm këta njerëz e shkakëtuan gjithë atë masakër dhe gjenocid ,por
ka pasur edhe shumë të tjerë…
Kjo
rrugë, të cilën e ndoqën serbët ,nuk qon largë se të një krimi njerëzor, e cila
rrugë krahasohet jo më atë njerëzore,
por më atë djallëzore, dhe të ngritjes së
tensionit shpirtëror, apo te një lufte ironike ndërnjerëzore,që buron
nga shpirti i keq dhe primitiv,duke i dhënë liri vetëvetës,për të dhunuar
lirinë e tjerëve. Ky rrezik ndikon shumë keq në përmirësimin e marrëdhënieve
ndërshoqërore dhe ndërnjerëzore, dhe në këto rrethana nuk ka baraspeshë në
drejtësinë njerëzore,apo në drejtësinë
ndërkombëtare, të cilët në një mënyrë ia
mbajnë krahun shtypësit,duke mos
llogaritur keqbërjen e tyre dhe përjetimet e tmershme të njerëzimit
tëpafajshëm.
Prandaj,
nga gjithë kjo mund të akceptojmë se ekzistojnë vetëm dy raca njerëzore, raca e
njerëzve të ndershëm dhe e atyre të pandershëm, të cilët këta të fundit e
plasarisin dhe e ndajnë botën në dy pjesë.