Mendime
Lajqi: Komandantët e pulave të Kosovës në Tiranë
E marte, 04.12.2012, 08:57 PM
KOMANDANTËT
E PULAVE TË KOSOVËS NË TIRANË
(Apo kush i vriste pas shpine kuadrot tona ushtarake?)
Nga Besnik Lajqi
Kur hyra
në shtab, aty dëgjohej një zë i lart duke bërtitur: “O njerëz, a jeni njerëz
apo jo! A e dini se ne këtu nuk kemi armë! Çka dreqi i bo me ato armë? Qe tre
muj na thoni ju dërgojmë e ju askund! O pisa, o turista jeni ju, bre! U knaqet
ju atje nëpër hotele e restorane, nëse keni vithe hajdeni këtu o pisa! Thuaj
atij Lepurit se s’ka pas faj Ademi që e ka qujt Lepur, se ka ik si lepuri!” U
përplas telefoni satelitor në një qoshe
të asaj dhome. Ky ushtarak tha: “Në hall jam me ata njerëz. Du me m’tregu se çka
me ba këtu! Nuk e din se këtu asht kangë tjetër. Në hall jam me këta të
plagosun. Ku me i çu? Ata në Tiranë që e qujn veten Shtab e Komandanta, dhe
merren me gjona që nuk jan të damshme për anmikun. Bajn ndasina, jo ky ushtar i
UÇK-së, jo aj i Bukoshit apo i Farkut. Këtu serbët s’po i dallojn hiq, po
vrasin kend po mujn. Nuk e pyesin me kend je. Sa njerëz interesant!
Bënte me
kokë ky
ushtarak i UÇK-së. Brenga më e
madhe ishin ushtarët e plagosur.
Popullata, fëmijët dhe pleqtë, ishin në gjendje të keqe shëndetësore, fizike
dhe psiqike. Ku shiqoje u shifshin shtëllungat e tymit të shtëpive që po
digjeshin. Pas një jave, nga mesi i muajit shkurt, 1999, u nisëm me një karavan
të disa ushtarëve të plagosur dhe me një pjesë të popullatës. Arritëm nëpër
borë e shi, deri në kufi me Shqipërinë. Aty patëm fat që na erdhën në ndihmë
disa fshtarë dhe lajmruan ushtrinë shqiptare, e cila erdh me kamiona e na morën
deri në një fshat të afërt. Unë përfundova pas
2 ditëve në Tiranë. Kur hyra në Tiranë, aty pashë shenja të civilizimit. Disa makina dhe njerëz
duke ecur të qetë. Një jetë normale që
çdo njeri dëshiron ta përjetojë. Një dallim i madh me jeten që ne si ushtarë e
jetojshim në atë kohë.
Pasi që u
vendosa në një banesë në Tiranë, e ndjeja veten të lodhur e të raskapitur, dhe
mezi më zinte gjumi. Isha shumë në gjendje të keqe shpirtërore. Trupi dhe truri
ishin mësuar të jenë gjithmonë në
gjendje gadishmërie. Kishte tri ditë që kurë nuk kisha dalë nga ajo dhomë ku banojsha. I zoti i shtëpisë, me
zonjën e shtëpisë ishin të shqetsuar për gjendjen time shëndetësore. Trupi im
kishte një temperaturë dhe një dridhje si thupra në ujë. Pas disa çastesh erdh
mjeku, të cilin e kishte thirrë i zoti i shtëpisë. Ai ishte nisur me dëshirë
kur i kishte thenë se e kam të sëmurë një djalosh që ka
ardhë nga lufta. Mjeku më kontrolloi dhe më dha disa tableta. Më pyti
për luftën, për mjekët në Kosovë, se si atje përballohen gjatë luftës, duke më thënë: “Unë isha mjek
personal i Kolonel Ahmet Krasniqit.” Kur ia
përmendi emrin, u ndi disi keq, e uli kokën e tha: “E kam njohur mirë
kolonelin para vrasjes. I kam bërë shpesh vizita në shtëpi. Ishte në një
gjendje shumë të keqe, por ja, po ju vrasin atje e këtu këta faqezi!”
Pas katër
ditësh pushimi, e mora veten mirë me shendet, dhe dola në qytet. Çdo hap e çdo
pëllëmbë, lokalet plot me njerëz. Në
qendër të Tiranës ishin disa lokale të njohura Ishte edhe një gjelltore e një ish të burgosuri, Xun Çetta.
M’u duk se krejt Kosova ka ardhur këtu. Thuajse të gjithë ata që i shifsha në
rrugë i njihsha, dhe të gjithë më dukeshin të njohur. Ja dhe Kaffe Nikolino!
Aty ishte qendra e ish luftëtarëve. Kur hy aty, çka me pa! Plot e përplot ish
luftëtarë. Komandanta, gjenerala, deri
te ushtarët e thjeshtë. Ishin ulur grupe-grupe jashtë. Flisnin grupe-grupe dhe
dëgjohej një lloj zhurrme e frikshme. Porosita një lëng ta pi. Pas disa
minutave më erdh një nga Kosova. Më pyti nga je dhe i tregova. Tha:
“Nëse don me dalë për Itali, mos më ndëro me tjetërkend se e kam lidhjen e
fortë. Për 2.000 marka të qes pa therrë në komë.” I thash: “Nuk do të ndroj,
mos u bo merak!” Shumica e atyre
njerëzve që ishin ikur aty, kishin hallin se si të ikin jashtë diku. Sa
komandanti i vetëquajtur ishte aty duke u sjellë rrugëve të Tiranës. Komandant
Ujku, Komandant Hikleri, Komandant Qorri, Bandashi e Sakati dhe Sorra e
dreqi dhe i biri i dreqit. Mjerim për
Kosovën! Kosova duke u djegur në flakë, kurse këta farë
komandantash, çfarë qenkan e çfarë qenkan këtu? O sa më vjente turp të jem aty
në mesin e tyre!
Duke i
dëgjuar renat e fantazitë e tyre, krijoje bindjen gjoja se qenkan dikushi.
Shumica e tyre ishin aty që nga muaji shtator, 1998. Duke ecur rrugës aty, i pashë dy komandanta të vetëshpallur. Njëri
kishte ikur pas 5 ditëve qëndrimi në Dukagjin. Ishte shpall fletë aresti për atë, sepse ai kishte ikur në
Shqipëri me armë dhe me disa
ushtarë. Iu thash se kështu u fol për ty, kurse ai ia priti: “Ata atje
nuk din kurgja. Mos të folin shumë se ne e dim ma mirë punë tone këtu!” Më bëri
me qesh sepse këta ishin këtu duke hangër qofte të pulave të pjekura te një
gjakovar që e quanin Dini, kurse
ata atje duke luftu me serbin, duronin ftohtin dhe urinë. Krijova bindjen se këta farë
komandantash të pulave të pjekura, nuk e
kishin energjinë ta luftojnë serbin, por t’i luftojnë e t’i zhdukin
ata shqiptarë që ishin të
një partie tjetër. Energjija e tyre
zbrazej në luftë kundër atyre
që nuk janë nën komandën e tyre. Ishin të etur për gjakun e shqiptarit,
ashtu siç ishte diktaura sllavo-komuniste. Sa dallim i madh kishte ndërmjet
luftëtarëve tanë në Kosovë dhe këtyre pisave që kishin ikur këtu në Tiranë! Mjerim. Mjerim i madh. M’u kujtua
fjala e një mikut tim nga Suedia, kur më
pat thënë: “Komunistët shqiptarë nuk kanë atdhe. Ata i bashkon krimi ndaj
njrëzimit, duke kryer krime ndaj popullit të vet.” Edhe këta farë komandantash
të vetëshpallur me pesë ditë qëndrim në
Kosovë, apo “turista”, siç thoshte
një luftëtar i tri luftërave
në trojet tona. Këta kishin mbetur si qurrat në mjegull. Populli këtu i njihte dhe e dinte se
nuk ka asgjë nga këta.
Nga ana
jonë respekt, admirim dhe lavdi në emër të
gjakut të shqiptarëve të vrarë e të masakruar në Kosovë. Komandantët e
pulave respektin e kishin nën zero nga popullata pse kishin ikur nga Kosova në
Tiranë. Jo për të gjithë e kemi fjalën. Fjalën e kemi vetëm për frikacakët,
matrapazët dhe rezilat. Ata bastardhë të kombit dhe s’kishin kurrfarë respekti
nga banorët e kryeqendrës shqiptare. Pas dite takoj një farë kodoshi të këtillë
që më tha: “Eja me mua deri te rruga
e Kavajës, se po du me porosit nji palë syzash, se me këto
që i kam, nuk po shof mirë kur po e përdori snajperin!” Shkuam në atë dyqan syzash. Ishte në rrugën e Kavajës,
në anën e djathtë, në drejtim të Kavajës. Ky farë komandanti i tregonte shitëses se i
duhen ashtu e kështu, të mira e
të bukura, se kur e qëllon njeriun me snajperkë, duhet ta qëllojë aty ku
duhet. Unë ndërhya duke thënë: “Zonjë! Të lutem bëri ashtu siç dini Ju, të
mira, sepse kanë shumë rëndësi për zotëriun, sepse me këto syza Tuaja do të
precizohet shenja kundër ushtarëve serbë.”. Ky farë komandanti tha: “Një here
duhet me i vra disa shqiptarë e pastaj serbët.” Kjo fjali e këtij më çuditi dhe
u ndjeva keq para asaj zonje e cila tha: “Jo, o zotëri të përdoren syzat e mia
kundër shqiptarëve, por kundër ushtarëve serbë që po ju masakrojnë!”.
Shitsja na tha se nesër pas dite do të jenë gati
syzet. Rrugës duke ecur në këmbë, e pyta këtë fare komandanti: “Më fal, çka
ishte kjo bisedë e jotja me atë zonjën që i the se do ta përdori snajperin për
shqiptarët?” Ky më tha: “Një herë duhet me i zhduk disa njerëz këtu.
Disa njerëz që janë kundër neve do i zhdukim, do i vrasim, pastaj do fillojmë
me serbin.” Cilët janë ata, të lutem më trogo! “Ata janë qekta të Bukoshit që
po mundohen me na lanë anash tue na përbuzë si joprofesionalista për luftë. Por
ne i kemi izolu ata dhe i kemi kërcnu me të gjitha mënyrat, se pa lejen tonë
ata nuk guxojnë me e shkrep asnji plumb. Por këta do i afrojm sepse kanë
njohuni të madhe mbi artin e luftës dhe në fund do i likvidojm nji nga nji. Për
ate unë i porosita syzat 200 dollarë, që t’i kem të mira kur do fillojë aksioni
kundër tyre. Ne e kemi edhe nji taktikë tjetër me të cilën do ta kemi shumë ma
lehtë. Ne kemi porosit disa kapela ushtarake, disa bereta me disa ngjyra me
fosfor, ku pas 50 apo 100 metrave, do të shëndrisë dhe do shihet se koka e
dikujt po lëviz, dhe aty do i godasim.” Ja pras e çfarë kopilash ka lindur
historia që na i vrau bijtë më të devotshëm që kishte Kosova gjatë luftës dhe
pas saj!