E diele, 28.04.2024, 10:37 PM (GMT+1)

Mendime

Fazli Maloku: Nismë e mbarë e kryeministrit shqiptar

E marte, 04.12.2012, 08:56 PM


Nismë e mbarë e Kryeministrit shqiptar, z.Sali Berisha

Nga Fazli Maloku, Prishtinë

Iniciativa e z. Sali Berisha, në mbledhjen e Qeverisë, e mbajtur sot në Vlorën heroike, pikërisht në shtëpinë ku njëqind vite më parë atdhetari i shquar Ismail Qemali shpalli Shqipërinë "SHTET TË LIRË E TË MOSVARNE", jo vetëm që është e qëlluar por, nevojë e domosdoshme, në rrugën drejt bashkimit kombëtar. Këtë të drejtë e gëzojnë shumë vite më parë qytetarët maqedonas të Maqedonisë nga shteti Bullgar, qytetarët serbianë të Kosovës nga ana e Serbisë e kështu me radhë. Kjo iniciativë e Qeverisë Shqiptare dhe kryeministrit të saj z. Sali Berisha, ngrohu zemrat e gjithë shqiptarëve kudo që jetojnë jashtë Shqipërisë londineze e në mënyrë të veçantë shqiptarët e Kosovës duke pasur parasysh se janë i vetmi popull në rajon që nuk e gëzojnë të drejtën e lirë për të vizituar shtetet e Evrpës apo më tutje pa marrjen e vizave paraprakisht.

Shpresojmë që Qeveria e Shqipërisë do të merr edhe nisma të tjera si në bashkimin ekonomisë gjithëshqiptare, në kulturë, në sport, në arsim e në fusha të tjera, si e vetmja mënyrë që edhe ne shqiptarët të integrohemi e të zhvillohemi me hapa të njejtë me kombet tjera në Ballkan. Iniciativa integruese mbarëshqiptare të ngjajshme duhet të merren edhe nga trojet tjera shqiptare. Në këtë drejtim duhet të punojmë e të veprojmë në praktikë pa bërë zhurmë, sepse tek e fundit,  ne kryejmë vetëm një obligim që kemi ndaj Kombit dhe Atdheut tonë të përbashkët.

Kjo iniciativë e z. Berisha,  dhe ky vendim i Qeverisë Shqiptare e ka simbolikën e vet pikërisht se mbledhja u mbajt në objektin historik, ku njëqind vite më parë,  i madhi Ismail Qemali,  shpalli Pavarsinë e Shqipërisë Natyrale. Nismë e mbarë kjo në Njëqind vjetshin e dytë të lindjes së Shqipërisë. Urime z. Sali Berisha! Punë të mbarë e të begatë!



(Vota: 4 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora