Mendime » Nexhipi
Reshat Nexhipi: Egoizëm dhe lokalizëm i paparë
E enjte, 30.05.2013, 09:12 PM
Dy fjalë, rreth disa reagimeve, lidhur me shkrimin im ''Fshatra me atdhetarë dhe kombëtarë të rrallë''
Egoizëm dhe lokalizëm i paparë
Nga Reshat Nexhipi
Menjëherë, posa doli në dritë shkrimi në fjalë, dhjetra veta, të njohur e të pa
njohur, nga vende të ndryshme të trojeve shqiptare, përmes telefonatave,
fillonin me komplimente për mua dhe për
shkrimet e mia, kurse pastaj tregonin emra të,,patriotëve,, të fshatit të vet,
për të cilët unë kurrë nuk kisha dëgjuar! U thosha që këto emra t i paraqesin
me shkrim në këtë revistë, por jo me autorë pseudonimë, me qëllim që t i citoj
në librin, që jam duke e përgatitur për
publikim. Pra duhej të vepronin si dy-tre të tjerë, të cilët theksonin emra, fjala vjen nga Shipkovica, të
cilët unë i kam vendosur në librin, prandaj dhe i anashkalova nga shkrimi në Z.Sh. ashtu siç veprova edhe
me shumë të tjerë, siç janë fshatrat e
dy kryetarëve të Strugës, ai i Kërçovës,etj. mos flas për
fshatra me dëshmorë të UÇK-së.
Dhe, kur jam te dorëshkrimi, duhet të tregoj
motivacionin që më shtyu të merrem me
të. Shpeshëherë më ka ndodhur që mos i përgjigjem dot nipit, mbesës ose ndonjë
tjetri, fjala vjen: Ku ka lindur ose vdekur filan atdhetar patriot, edhe pse, biografinë e tyre e di pothuajse
përmensh. Kjo është pasojë e faktit që, në literaturën historike, zakonisht
anashkalohen emrat e fshatit të
lindjes, por thuhet: nga ana e Tetovës, Manastirit, Strugës, Tiranës, etj.
ndoshta, për të mos ia humbur vlerën, si ,,fshatar,,?!
Kështu që, nuk ka njeri që mos ketë dëgjuar, fjala
vjen, për Ahmet Zogun, Sali Berishën, Ibrahim Rugovën, Arben Xhaferin si
dhe për shumë figura të tjera historike,
por rrallë kush e di emrin e vendlindjes
së tyre. Bëni pyetje vehtes dhe do bindeni me mua. Mereni me mend, sikur,
pyetje të tilla, t iu parashtrohen profesorëve të historisë nga ana e nxënësve
të tyre?! Prandaj, për t ua lehtësuar sadopak punën e këtyre të fundit dhe
intelektualëve nëpërgjithësi, të cilëve zakonisht u shtrohen pyetje të tilla
nga njerëzit e zakonshëm, vendosa të shkruaj librin e lartpërmendur, por, për
fat të keq, siç duket, nuk do shikojë
dot dritë, sepse nga paraqitja e telefonatave të lartpërmendura, u krijua tek
unë intuita e cila më thotë: ,,Mos e merr veten më qafë, hiqju kësaj pune, se
do març belanë,, etj.
Megjithatë, për të mos mbetur me kaq, vendosa të
publikoj për sot vetëm një pjesë të
dorëshkrimit, me titullin në vijim,
Vendi i lindjes ose i vdekjes të disa figurave
më të spikatura në historinë e kombit tonë
(Sipas rendit alfabetik të krijuesëve)
Abaz Ermenji, ballist,lindi në f. Ermenj
të Skraparit,
mbaroi jetën në moshën 90
vjeçare, në Paris,2003.
Abaz Kupi, zogist,lindi në Krujë, vdiq
në Amerikë,1976.
Abdyl Frashëri, babaj i Mitat Frashërit,
kryetarit të Kongresit të Manastirit dhe të Ballit kombëtar,lindi në Frashër,
vdiq në Stamboll, 1892.
Adem Demaçi ,, ,,Mandella e Kosovës,, lindi në Prishtinë, 1936.
Adem Jashari, themelues i UÇK-së, “Hero i
rezistencës Kosovare,, lindi në Prekaz të
Drenicës, u vra heroikisht, po aty, 1998.
Ahmet Zogu, mbreti , lindi në f. Burgaj të Matit, vdiq në Paris,1961.
Aleksandër Moisiu, artist, lindi në Triestë, vdiq në Vjenë,1935.
Ali Pashë Janina, lindi në Tepelenë, u vra në
një ishull të liqenit të Janinës,1822. Trupi i mbeti aty, koka iu varros në Silvi Kapia, të Stambollit
Asdreni, autori i Himnit të Flamurit, lindi në
Drenovë të Korçës.
Avni Rustemi,
nga Libohova rrethi i Gjirokastrës, u vra
përmes një atentati, në Tiranë,1924.
Bajo Topulli, organizator e
drejtues i çetave të armatosura, lindi në Gjirokastër, vdiq në Sarandë, 1930.
Bajram Curri, lindi në Gjakovë, u vra
në shpellën e Dragobisë, mal në veri të
Shqipërisë. 1925.
Çajupi, atdhetar,
dramaturg, poet, lindi në Sheper të Zagorisë, vdiq në Kajro,1930.
Çerçiz Topulli, luftëtar i shquar, lindi në Gjirokastër, u vra afër Shkodrës,1915.
Dervish Hima, veprimtar dhe publicist i shquar, lindi në Ohër, vdiq në Tiranë, 1928.
Esat Pashë
Toptani, me origjinë nga ana e Krujës, i
lindiur në Tiranë, i vrarë me
atentat nga Avni Rustemi,1920.
Faik Konica,
një nga personalitetet më të shquar të
kulturës shqiptare, lindi në Konicë, sot në Greqi, vdiq në Uashington,1942.
Fanoli, lindi në Ibrik Tepe, afër Adrianopolisit
(Edrenesë),vdiq në Floridë të Amerikës,1965.
Ferad be Draga, atdhetar i shquar, nga Mitrovica, vdiq
në rrethana të paqarta në Kralan të Gjakovës,1944.
Gjerasim Qiriazi, patriot i rrallë, i lindur në f.Tërnovë të
Manastirit, vdiq,siç duket, nga tuberkulozi në Korçë, 1894. Dy vëllezërit dhe dy motrat e tij, lindën në
Manastir, vdiqën në Tiranë.
Gjergj Fishta. Shkrimtar dhe patriot i i shquar.Lindi në Fishtë të Zadrimës, vdiq në
v.1940.
Hamdi Ohri, atdhetar
i shquar, lindi në Ohër, vdiq në Tiranë,1938.
Hasan Prishtina, patriot i shquar, lindi në Vushtri të Kosovës, u vra tradhëtisht
në Selanik, 1933.
Haxhi Zeka, organizatori
i Lidhjes së Pejës, 1899, lindi në
f.Shoshan të Gjakovës, u vra në Pejë nga
qarqt serbe,1902.
Ibrahim Rugova, kryetar i parë i Kosovës së pavarur, lindi në Cërcë (Rranzë)të Istogut(sot Burrmi),
vdiq në Prishtinë,2006.
Ibrahim dr. Temo, atdhetar i shquar,
lindi në Strugë, vdiq nël Me
xhide të Rumanisë,
1945.
Iljaz pashë Dibra, një nga dretuesit e Lidhjes së Prizrenit, lindi në
Kllopçisht të Dibrës.
Isa Boletini, luftëtar i shquar, besnik i Ismail Qemalit, lindi në Boletin të Mitrovicës, u vra pabesisht nga shovinistët malazezë në
Podgoricë, 1916.
Ismail Qemali, lindi në Vlorë, vdiq i
helmuar në Peruxha të Italisë 19 janar
1919.
Ismet Jashari, lindi në Orizar të Kumanovës, u vra në Lluzhnicë të
Therandës(Suharekës), 1998, si luftëtar i UÇK-së.
Josif Bageri, atdhetar i shquar, u lind në Nistrovën e Rekës së Epërme, rreth i Gostivarit,vdiq në
Prishtinë,1915.
Konstantin Kristoforidhi, studijues i shquar i gjuhës shqipe,
etj. lindi dhe vdiq në Elbasan, 1895.
Luigj Gurakuqi, atdhetar i shquar, lindi në Shkodër, u vra në Bari
1925.
Mehmet Pashë Derralla, ministër i parë i Luftës në Qeverinë e Ismail
Qemalit, lindi në Gradec të Pollogut,,vdiq në Podgoricë, i helmuar, 1918.
Migjeni, poet
dhe prozator i dalluar, lindi në Shkodër, vdiq
në një sanatorium pranë Torinos,Itali.
Mihal Grameno, patriot dhe luftëtar, lindi dhe vdiq në Korçë,1931.
Mitat Frashëri, kryetar i Kongresit të Manastirit dhe i Ballit Kombë
tar.Lindi në Janinë, u gjet i vdekur në
një hotel të
Njujorkut, 3 tetor, 1949.
Naim Frashëri,,Bilbili i gjuhës shqipe,,lindi në Frashër të Dangëllisë
lose Përmetit, vdiq në Stamboll,1900.
Naum Veqilharxhi, ideologu i parë i Rilindjes Kombëtare, lindi në
Vithkuq të Korçës, vdiq në Stamboll,i
helmuar nga Patrikana greke.
Ndre Njeda, poet,
patriot, anëtar i Komisionit për hartimin e alfabetit në Manastir, rrjedh nga një familje e fshatit Mjedë e Shkodrës, ku edhe
vdiq,1937.
Nexhip Draga, patriot i shquar, nga
Mitrovica, vdiq në Vjenë, gjatë një
operacionit nga kanceri në fyt, më 1921.
Nikolla Naço. Atdhetar dhe
veprimtar i dalluar i Rilindjes, lindi në Korçë, vdiq në Bukuresht, 1913.
Papa Kristo Negovani, atdhetar, shkrimtar etj. lindi në Negovan,sot
Greqi, u masakrua barbarisht bashkë me të vëllanë nga
andartët grek,1905.
Pjetër Bogdani. Kryepeshkop i Shkupit, luftëtar i shquar kundër pushtuesëve osmanë. Lindi
në Gur të Hasit-Kukës, vdiq në
Prishtinë, 1689.
Pjetër Budi, klerik dhe atdhetar i shquar, i lindur në Gur të Bardhë
të Matit, i mbytur në Drin, në rrethana
të paqarta,1622.
Petro Nini Luarasi,
patriot
dhe publicist i dalluar,i lindur në
Luaras të Kolonjës, vdiq i helmuar prej grekëve dhe xhoturqve, në Ersekë, 1911.
Safet Butka, ballist i shquar, djalë i Sali Butkës-,,legjendës së Kolo
njës,,.Lindi në Butkë të Konjos, vrau veten n Melçan të Korçës, 19 shtaor,1943, për shka
se nuk durronte dot vëllavrasjen midis shqiptarëve, nxitur nga PK.
Sami Frashëri, ideologu kryesor i Rilindjes
Kombëtare Shqiptare, i Lidhjes së Prizrenit, enciklopedist, etj. lindi në Frashër, vdiq
në Stamboll,1904, pra rreth 4 vjet pas të vëllait-Naimit (I vëllai tyre vdiq 1892)
Sotir Peci, veprimtar
i dalluar, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit, lindi në Dardhë të Korçës,vdiq në Follorinë të
Greqisë së sotme,1932.
Spiro Bellkameni, luftëtar i shquar për çlirim9n
kombëtar. Ilindur në f.Bellkamen,sot Greqi, rretho Follorinës, u vra nga
osmanët,1912.
Themistokli Gërmenji, atdhetar i shquar, lindi në
Korçë, u pushkatua në Selanik, 1917.
Xhafer Deva, një ndër iniciatorët për krijimin
e Lidhjse së Dytë të Prizrenit,,1943. Lindi në Mitrovicë, vdiq në
Amerikë,1978.
Zef Jubani, veprimtar dhe ideolog i njohur i RilindjesKombëtare, lindi në Shkodër, vdiq në v,1880.
Ps. Kërkoj ndjesë, nëse, ndonjë figurë tjetër të rënësishme, kam anashkaluar.